Në një muze të Turqisë ekspozohet Kur’ani tetëshekullor i shkruar me dorë

Në Muzeun e provincës Tokati të Turqisë ka tërhequr vëmendje një Kur’an tetëshekullor i shkruar me dorë, raporton Anadolu Agency.

Drejtori Provincial i Kulturës dhe Turizmit, Adem Çak?r, tha se Kur’ani ekspozohet në muze që nga viti 2011, pasi ishte blerë një vit më herët dhe ishte riparuar në Konya.

“Ky Kur’an është vepra më e vjetër e shkruar që gjendet në muzetë e Anadollit. Në muzetë tanë nuk ka Kuran më të vjetër të shkruar në Anadoll”, u shpreh Çak?r.

“Tokati dhe rrethina ishin një nga vendet e para ku turqit muslimanë krijuan vendbanime. Rajoni Niksar i Tokatit është vendi ku është themeluar medreseja e parë. Ky Kur’an u zbulua në Tokat, ndërsa daton nga vitit 1190. Ashtu shkruan në shënimet mbi librin. Është vepër e rrallë”, shtoi Çak?r.

Ai theksoi se këtij Kur’ani i mungojnë dhjetë faqe, pasi që, siç thotë, në Kur’anët e mbetur nga periudha në fjalë ndodh të ketë mungesë faqesh.


Artikulli i kaluar
Bimët mund ta dëgjojnë ujin!
Artikulli radhës
Mrekullitë e Kur’anit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?