Paraprirja kuranore në fushën e kardiologjisë

Vëzhgimet dhe eksperimentet që kemi parë në këtë hulumtim na japin një numër të rezultateve në shkencën e zemrës (kardiologji), të cilat mund të përmblidhen në pika të veçanta dhe se si Kurani na flet në lidhje me të me një saktësi të plotë:

1. Dijetarët flasin sot seriozisht për një tru që ekziston në zemër që përbëhet prej 40.000 qelizave nervore, kjo është ajo që ne e quajmë “mendje" dhe që është në qendër të zemrës dhe ajo drejton trurin për të kryer funksionet e tij dhe kështu Zoti krijoi zemrën si organ me të cilin mendojmë, prandaj i Plotfuqishmi thotë:
"A nuk udhëtuan ata nëpër tokë, kështu që të kenë zemrat, me të cilat logjikojnë, ose veshët me të cilët do të dëgjojnë? Ata nuk i kanë sytë të verbuar, por të verbuara i kanë zemrat të cilat i kanë në kraharorë" . (El-Haxhxh: 46)
Ky ajet identifikon vendin (pozitën) e zemrës, që të mos mendojë dikush se zemra është në kokë, gjegjësisht në tru, ose mos të mendojë që ka një zemër tjetër pos asaj që impulson (rrah) në gjoksin tonë, ngase këto fjalë nuk mbështeten në dëshmi (argumente) shkencore.
2. Shkencëtarët sot flasin për rolin e madh, të cilin e luan zemra në procesin e të kuptuarit dhe perceptimit si dhe për njohjen e gjërave rreth nesh dhe kjo është ajo, në lidhje me të cilën Kurani na thotë: "Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë". (El- Enam: 179.) Domethënë që Kurani na e përcaktoi qendrën e të kuptuarit të qenies njerëzore e ajo është zemra, gjë që është zbuluar nga shkencëtarët e sotëm.
3. Shumica e atyre që bartin zemra artificiale ndihen se zemra e tyre e re do të ngurtësohet, si dhe ndiejnë mizori (ashpërsi) të çuditshme në kraharorët e tyre, ata kanë humbur besimin e tyre, ndjenjat dhe dashurinë. Kjo është ajo për të cilën na dëfton Kurani kur iu drejtua çifutëve: "Pastaj zemrat tuaja janë thekur Qanë bërë mizore) e pas kësaj, ato janë si gur apo edhe më të vrazhda". (El Bekare: 74.)
Kurani na i ka përcaktuar atributet e zemrës, siç janë: mizoria dhe butësia, prandaj për këtë arsye Zoti u tha atyre që nuk besuan: "Mjerë për ata që zemrat e tyre janë mizore, të egra ndaj përmendjes së Allahut, të tillët janë në një humbje të sigurt". (Ez-Zumer: 22.) Pastaj Ai tha, në këmbim për besimtarët: "Pastaj lëkurat dhe zemrat e tyre janë zbutur në përkujtimin e Zotit". (Ez-Zumer: 23.)
4. Shkencëtarët vërtetojnë se çdo qelizë e qelizave të zemrës përbën një rezervuar të informacioneve dhe të ngjarjeve, kështu që ata filluan të flasin për kujtesën e zemrës, për këtë arsye, Zoti na siguroi se çdo gjë ekziston në zemër dhe se Zoti teston atë që është në zemrat tona, Allahu thotë: "Që të ju sprovojë Allahu atë që keni në kraharorët tuaj (në zemrat tuaja), dhe të mund të provojë atë që është në zemrat tuaja. Allahu është i gjithëdijshëm për atë që keni në kraharorë '', (Ali-Imran: 154.)
5. Disa studiues theksojnë rëndësinë e zemrës në procesin e dëgjimit, por çekuilibrimi i madh në sistemin e punës së zemrës e çon në humbjen e dëgjimit dhe kjo është ajo që unë pashë me veten time në një spital ku ishte një njeri që nuk falej, nuk agjëronte në Ramazan dhe nuk dëgjonte thirrjen e drejtë, atë e goditi një infarkt i lehtë në muskujt e zemrës, defekt i cili më vonë u zhvillua derisa e humbi dëgjimin plotësisht dhe pastaj vdiq menjëherë pas kësaj. Fjala e fundit e tij ishte: "Unë nuk dëgjoj asgjë", mu për këtë Kurani bëri lidhjen mes zemrës dhe dëgjimit dhe Ai tha: "Dhe ne vulosim zemrat e tyre, ata atëherë nuk dëgjojnë". (El-Araf 100.)
6. Studiuesit duke folur për rolin e zemrës në të mësuarit, derisa ky është një prej hulumtimeve më të reja, botuar kohët e fundit, dhe për këtë arsye vërtet zemra ka një rol të rëndësishëm në shkencë dhe mësimnxënie, sepse zemra ndikon në qelizat e trurit dhe i komandon ato, dhe për këtë arsye Kurani ka bërë lidhjen në mes të zemrës dhe të shkencës, i Plotfuqishmi ka thënë: " All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk dinë". (Et-Tevbe: 93.)
7. Eksperimentet e reja vërtetojnë se qendra e gënjeshtrës është në zonën e ballukes, lart në anën e përparme të trurit dhe se kjo zonë aktivizohet në masë të madhe gjatë gënjimit, derisa informacionet të cilat i ruan zemra janë informacione të sakta dhe të sinqerta. Kështu që njeriu kur gënjen me gjuhën e tij, ai e thotë të kundërtën e atyre informatave që i ruan zemra dhe mu për këtë Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Ata me gjuhët e tyre e thonë atë që nuk është në zemrat e tyre" (El Feth 11.)
Pra, gjuha në këtë rast lëviz me urdhër të trurit nga qendra e gënjeshtrës dhe shih për këtë shkak Allahu e përshkruan këtë qendër se ajo është: " Balluke gënjeshtare, mëkatare". (El Alek: 16.)
8. Pamë atë njeri me zemër artificiale se si e humbi besimin në Zot menjëherë pasi që iu nënshtrua operacionit të transplantimit të zemrës. Kjo na sinjalizon se besimi është me zemër e jo me tru, po kështu vërtetojnë edhe disa hulumtues mbi rëndësinë e zemrës në çështjen e besimit dhe bindjes. Për këtë Allahu xh.sh. ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: "Besojmë", ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë ... " (El Maide 41.)
9. Hulumtimet mbi zemrën artificiale kanë qartësuar se zemra ka një rol esencial në fenomenin e frikës dhe trishtimit, kështu që kur ata pyetën njeriun me zemër artificiale për ndjenjat e tij, ai tha se ka humbur aftësinë e frikës, madje ai nuk frikësohet më, nuk ndikohet dhe nuk i intereson asnjë nga çështjet e të ardhmes. Kjo është ajo së cilës Kurani i parapriu atëherë kur vërtetoi se zemra frikësohet dhe trishtohet: "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëlloj në dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten." (El-Enfal 2.) Gjithashtu Allahu zemrën e bëri burimin e frikës dhe trishtimit dhe Ai tha: " ... duke mbjellë në zemrat e tyre frikën." (El-Hashr 2.)
Mrekullia në traditën e Pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s. u parapriu dijetarëve perëndimorë duke folur për rolin e zemrës dhe rëndësinë e saj në përmirësimin e shpirtit, madje zemrës i dha rolin qendror, kështu që kur zemra është në rregull (e shëndoshë), atëherë të gjitha organet e trupit do të jenë në rregull, kurse kur ajo nuk është në rregull (është e sëmurë), atëherë nuk do të jenë në rregull të gjitha sistemet e trupit. Kjo është ajo që shohim ne sot e veçanërisht në operimet e transplantimit të zemrës artificiale. Aty shohim se si sistemet e trupit fitojnë kontradikta dhe mu për këtë Profeti a.s ka thënë: "Në trupin e njeriut është një copë mishi, kur ajo është në rregull (e shëndoshë) atëherë i tërë trupi është në rregull, e kur ajo është e prishur (e sëmurë), atëherë i tërë trupi nuk është në rregull. Ja pra ajo është zemra."
Bari më i mirë i zemrës dhe ndikimi i të dëgjuarit të kënduarit të Kuranit në zemrën e njeriut.
Të gjithë shkencëtarët vërtetojnë se shkaktari i parë i vdekjes është çrregullimi i sistemit (ritmit) të punës së zemrës. Metoda më e mirë për kurim është stabilizimi i zemrave. Është vërtetuar se disa pëshpëritje ritmike (me zë) ndikojnë në punën e zemrës dhe e ndihmojnë stabilizimin e saj. Vallë a mos ka zë më të mirë sesa zëri i këndimit të Kuranit? Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh ka thënë: "Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!" (Err-Rrad 28.) Duke bërë eksperimente kam konstatuar që këndimi
i këtij ajeti 7 herë në mëngjes dhe po aq në mbrëmje shpie në një stabilizim të madh të punës së zemrës. Zoti e di më së miri.
Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit, andaj kudo që ta gjej atë le ta marrë, kështu që Kurani është shërues për besimtarin dhe ka efekt të kundërt për jobesimtarin keqbërës, e bën të mposhtur, siç thotë Allahu xh.sh.: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje."
Dhe në fund, lusim Allahun Fuqiplotë që të na i përforcojë zemrat tona me besim dhe që ta kujtojmë lutjen e Profetit a.s., ku thotë: "O ndryshues i zemrave, përforco zemrën time në fenë Tënde" si dhe lutemi me lutjen e besimtarëve: "O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!" (Ali- Imran 8.)



Abdu Eddaim El Kehil-i
Nga gjuha arabe: Fadil Hasani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme