Aktualitete

Në sallën e konferencave të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sot u promovua libri “Baladë Muhaxhire” i autorit Nimon Muçaj. Në këtë promovim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav me bashkëpuntorë, profesorë, studiues, intelektualë, dashamirë të librit e të kulturës, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe delegaconi që po e shoqëron, zhvilluan një takim me Dr. Mirza As Saeg, anëtar i Këshillit Drejtues të Fondacionit Al Maktoum, si dhe shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA).

Gjatë qëndrimit në Abu-Dhabi,Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Ternava vizitoi Fondacionin “ Zayed bin Sulltan Al Nahjan për bamirësi dhe humanitet”, ku u prit nga drejtori gjeneral, Hamed Salem bin Kerdov Al Amiri.

Sot në Abu Dhabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi punimet Forumi i gjashte për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane. Forumi global i këtij viti po mbahet me titullin “Roli i feve në përforcimin e tolerancës, nga mundësia në imperativ (domosdoshmëri)”, i cili po organizohet nën patronimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah biz Zajed.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po qëndron për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, në kryeqytetin e EBA-së

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim ef. Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidheshin ndihma për të dëmtuarit nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri; janë mbledhur gjithsej 304302.89 euro (treqind e katër mijë e treqind e dy euro e tetëdhjetë e nëntë centë).

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njofton besimtarët se pas thirrjes për tubimin e mjeteve financiare kushtuar familjeve të prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, të premten pas namazit të xhumasë, me sukses përfundoi aksioni për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, që u zhvillua nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka nisur konvojin e parë të ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferenca shkencore” Jeta e Pejgamberit a.s. prej lindjes e deri në shpalljen hyjnore” e cila u mbajt në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me rastin e muajit të Mevludit e që u organizua nga Fakulteti i Studimeve Islame (FSI) nw Prishtinë.