Aktualitete

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i katërt i haxhive kosovarë, të cilët kishin marrë rrugën për ta kryer Haxhin. Në pritje të tyre pos zyrtarëve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ishin edhe një numër i konsiderueshëm i familjarëve të cilët me gëzim të madh po i prisnin të afërmit e tyre.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, përmes shoqatës së saj “Bereqeti” sot ka filluar shpërndarjen e mishit të kurbanit. Kurbanet të cilët janë porositur nga besimtarët tanë nga vendi dhe diaspora janë prerë nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur grupi i tretë i haxhive kosovarë, të cilët kishin marrë rrugën për ta kryer Haxhin.

Me sukses të plotë përfundon projekti i prerjes së kurbanave për sivjet, së shpejti pritet shpërndarja e mishit

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dje kanë arritur dy grupet e para të haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen Haxhin në Mekë.

Miliona besimtarë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe haxhitë nga Kosova sot do të qëndrojnë në Arafat, ku me lutje, ibadete e namaz do të kryejnë një nga kushtet themelore të haxhit, e që është qëndrimi në Arafat.

Sot, në orën 02:45, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për Haxh grupi i fundit i besimtarëve nga Kosova, në mesin e të cilëve gjenden edhe haxhinjët nga komuna e Gjakovës.

Sot në orët e para të mëngjesit ka arritur në Meke grupi i katërt i besimtarëve kosovarë që sivjet do e kryejnë Haxhin.

Mbrëmë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur aeroplani me grupin e katërt të besimtarëve kosovarë për Haxh.

Ka arritur në Meke grupi i tretë i besimtarëve kosovarë, të cilët këtë vit do e kryejnë Haxhin.