Aktualitete

Me këndim të tekbireve dhe salvateve, në Herzogenbuchsee të Zvicrës, sot, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, u përurua xhamia e re "Darul Erkam". 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, organizuan ekspozitën fotografike me titullin “Bota kujton Srebrenicën”, kushtuar masakrës dhe gjenocidit që ndodhi në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Me këndim të Kuranit dhe të tekbireve, sot në fshatin Gaçkë të Ferizajt, u përurua xhamia e re. Mysafirë dhe besimtarë të shumtë iu bashkuan përurimit të kësaj xhamie.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e TIKA-s, dr. Mahmut Çevik.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në bashkëpunim me “Rijasetin” e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës do të organizojnë një ekspozitë të veçantë fotografike kushtuar masakrës dhe gjenocidit të ndodhur në Srebrenicë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e sektorit evropian të shoqatës “Rahma International” të Kuvajtit, z. Valid al Jassini.

Me leximin e kumtesave nga më shumë se tridhjetë referues, sot përmbylli punimet dy ditore Konferenca shkencore kushtuar ish-myftiut, prijësit, pedagogut e ambasadorit tonë të shquar, dr. Rexhep Bojës.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës hapi sot Konferencën shkencore për nder të ish-myftiut të Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja, një nga figurat më të shquara të Islamit dhe një prej zërave kryesor në promovimin e të drejtave për pavarësinë e vendit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ish-sekretarin e Organizatës pët Bashkëpunim Islamik, z. Ekmeledin Ihsanoglu, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për të marrë pjesë në Konferencën shkencore kushtuar ish-myftiut dr. Rexhep Boja.

Në ambientet e Medresesë "Alauddin" në Prishtinë ka përfunduar trajnimi me imamë dhe hatibë, i cili u organizua falë bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite.