Aktualitete
Kryeimami Sahiti bashkë me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të BIK, Fejsal ef. Spahiun, pritën në takim studentët e Unionit të Studentëve të FSI
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i saj, prof. Sabri ef. Bajgora.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në panairin "Mirë se erdhe në Janjevë", i cili u mbajt në oborrin e xhamisë "Murat Beu".
Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, që e organizon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë, u mblodh sot, nën kryesimin e Myftiut Naim ef. Tërnava, për të shqyrtuar përgatitjet e deritanishme përkitazi me Konferencës, e cila do të mbahet më 18 dhe 19 tetor 2024 në Prishtinë.
Revista “Dituria Islame” vazhdon rrugëtimin e saj me sukses, duke promovuar literaturën islame në të gjithë Kosovën dhe më gjerë. Së fundmi, të enjten, revista u prezantua me entuziazëm edhe qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit, të cilët e mirëpritën këtë nismë me interes të madh.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në Konferencën "Maskuniliteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi", e cila u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, e që u organizua nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime.
Të mërkurën, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Studentëve të rinj, të regjistruar në Fakultetin e Studime Islame, mirëseardhje fillimisht iu uroi dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam Hasani, i cili u uroi atyre suksese dhe mbarësi në rrugën e dijes.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Winti” në Winterthur të Zvicrës.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, priti sot në takim themeluesin dhe njëherit drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Lidership dhe Komentim të Kuranit “Furkan”, Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Kulturore "Yunus Emre", z. Ramazan Yilmaz.