Aktualitete

Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur takimin përmbyllës, në të cilin është vlerësuar puna një vjeçare e Departamentit.

Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës organizoi sot tribunë me temën “Roli i ushqimit të shëndetshëm në jetën tonë ”, ku e ftuar ishte Dr. Teuta Mulla Goga - specialiste e Endokrinologjisë.

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e tij të rregullt. Kjo mbledhje, njëkohësisht ishte e para pas konstituimit të Kuvendit në muajt paraprak.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, z. Bilal Erdogan, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave për 37 studentë të diplomuar përgjatë vitit 2023.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në Konferencën e parë të Këshillit Evropian të Kuranit, e cila u mbajt në Stamboll të Turqisë, nga data 22 deri më 25 dhjetor 2023.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të rekordit botëror për Medresenë “Alauddin” në Prishtinë.

Zoti i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: “Pasha lapsin dhe atë që ata shkruajnë!” (El Kalem, 1). Muhamedi a.s., ka thënë: “Nuk falënderon Zotin ai i cili nuk i falënderon njerëzit.”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka promovuar sot veprat e tij, “Besimi Islam” në dy vëllime, “Shkenca e Imul Kelamit” dhe “Ligjërime për fenë dhe atdheun 3”.