Aktualitete

Të shtunën, më, 23.07.2016, në ambientin e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë, u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Të enjten, më 23.06.2016, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, për nder dhe respekt të muajit të bekuar të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e “Villa Gërmia” në Prishtinë, për përfaqësuesit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, për përfaqësuesit e Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës, Kryetarë, antarë të senatit, , profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njesive elite të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare, e të ftuar të tjerë etj.

Në organizim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në Prishtinë, në Hotelin Swiss Diamond të enjten në mbrëmje u mbajt Konferenca shkencore “Zani Naltë” – një shekull në shërbim të dijes.

Kryesia e BIK-ut në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, ditën e hëne në Pejë kanë shtruar iftar për imamët e rajonit të Dukagjinit

Egzon Ibrahimi është duke e përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës si i deleguar nga Bashkësia Islame e Kosovës në garat kuranore në konkursin ndërkombëtare të leximit të Kuranit që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Kryesia e BIK në bashkëpunim më Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, mbrëmë shtroi iftar për 500 persona aftësi të kufizuara në Sheshin "Adem Jashari" në Prishtinë.

Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të marten. më 31.05.2016, mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt me udhëheqësit e degëve të këtij Departamenti pranë Këshillave të BIK-ut.

Të shtunën më 28.05.2016 Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të tretë organizoi turnir në Futsall me këshillat e bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës që i bëri institutit të memorizimit të Kuranit në Gjakovë, më 17 maj, pati kënaqësinë që t'i mirëpres edhe përfaqësuesit më të lartë të shoqatës humanitare dhe kulturore “Istanbul”, me në krye hoxhën dhe imamin e nderuar Osman Nuri Topbash.

Struktura e Këshillit të BI në Preshevë të mos bie pre e veprimeve antikushtetuese të Fikret Limanit

Në takimet e rregullta që kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora zhvilloi me kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame u diskutuan çështje me rëndësi, që lidhen ngushtë me zhvillimin dhe përtëritjen e jetës fetare në territorin e Republikës së Kosovës

Kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha priti sot kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë e deputetë.

Më 7 prill, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në promovimi i dy librave të hoxhës së respektuar, mulla Iljas ef. Rrahmani, me titull “77 degët e imanit” dhe “Nën hijen e diturisë”. Ky organizim u mbajt në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame.

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava zgjedhet anëtar i Sekretariatit të lartë botëror islamik për fetva, me seli në Kajro

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme

Të shtunen, më 19 mars, në qytetin e bukur të Prizrenit, në xhaminë “Sinan Pasha”, myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti princin Charls, i cili në vendin tonë po qëndron për një vizitë dyditore.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, më 16 mars ka marrë pjesë në përurimin i restaurimit të xhamisë së “Emin Pashasë” në Prizren, e cila është restauruar me financimin e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA)

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë njofton se Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 01.03.2016 ka bërë certifikimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islamë në Gjakovë për mandatin 2016-2020 në këtë përbërje:

Prijësit fetarë të vendit, ata të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Kishës Katolike dhe të Kishës Protestante kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët për media me anë të së cilës kanë ftuar spektrin politik që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalim të situatës

Më 3 shkurt, në selinë e Kryesisë së Bashkesisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur një delegacion të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me seli në Gjenevë, të kryesur nga Dr. Khalid Koser, MBE, drejtor ekzekutiv.