Aktualitete
Kryemami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë e Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, dekani i FSI-së, dr. Islam Hasani dhe Nuhi Simnica, përgjegjës për botim, të premten 23 dhjetor 2022, në Ankara, janë pritur në takime të veçanta nga dy nënkryetarët të DIJANET-it, dr. Burhan Isleyen dhe dr. Selim Argun.
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIK-ut, dr. Ajni Sinani.
Ndihem për së tepërmi i nderuar që sot jam këtu para jush për të shënuar përvjetorin e 30-të të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës
Kryetari i Bashkësisë islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me stafin e tij, mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, Sabri ef. Bajgora.
Në kuadër të vizitës në Danimarkë, më 22 dhjetor, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, ka vizituar Qendrën Islame Shqiptare në Kopenhagë
Fshati Revuq i Podujevës nga sot u bë me xhami të re, kjo falë bamirësisë së banorëve të fshatit.
Më 21 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Mallmo të Suedisë. Ai u prit në takim nga kryetari i xhamisë z. Roland Vishkurti, njëherësh edhe imam i kësaj xhamie.
Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka shpërndarë sot më shumë se 1500 pako ushqimore për familjet nevojtare. Këto pako u shpërndanë për herë të parë nga selia dhe depoja e re e shoqatës “Bereqeti”.