Rajoni

Muslimanët kanë shënuar 100 vjetorin e njohjes së Islamit si fe zyrtare në Kroaci. Edhe pse përfaqësojnë vetëm 1.5 për qind të popullsisë në vend, ata janë shembull i integrimit më të suksesshëm të pakicave muslimane në Evropë, thonë udhëheqësit musliman dhe ekspertët në Kroaci.

Dje, e mërkure, në qytetin e Kukësit në një atmosferë të ngrohtë, me të ftuar të ndryshëm dhe me praninë e besimtarëve të shumtë u inaugurua xhamia “Lagja e Re”.

Sot më 09.04.2016, (e shtunë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së “Gam-Gam” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes të re, Fatime Nuhiu, të filluar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, filluar më 31.12.2016 dhe të përfunduar 01.04.2016 pranë prindit të saj, Nuhi ef. Ganiu.

Më 9 prill, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizon programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Pas sulmeve të djeshme terroriste në Bruksel, Bashkësitë Islame shqiptare kanë reaguar përmes deklaratave të tyre.

Kërkohet punëtore e vyeshme dhe e përgjegjshme me hixhab pë një vend pune në administratën për punë komerciale. E domosdoshme përvoja e punës në punët administrative. Minimum SSS.

Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” organizoi të premten me datë 18 mars 2016 një program artistik “Në dritën e mrekullueshme të Kur’anit Famëlartë”.

Në minaren e xhamisë së fshatit Geraj, më 28 nëntor 2014 është ngritur flamuri shqiptar. Imami i xhamisë, Nexhat Jashari, ka marrë një letër nga gjykata në Preshevë. Gjoba është rreth 300 euro për shkelje të ligjit, pasi akuzohet për “përdorim të simboleve të palejuara”. Hoxha i fshatit Geraj, për shkak të moshës, nuk mund të ngjitet sipër në minare.

Forumi Rinor Islam - dega në Kërçovë, me rastin e 30 vjetorit të botimit të përkthimit të Kur'anit Fisnik nga akademik Feti MEHDIU, organizoi akademi solemne. Të ftuar në këtë akademi ishin: Akademik Feti Mehdiu, asistenti Liridon Kadriu dhe Mr. Ferit Zeqiri

Xhamia Islam-Aga në Nish sërish është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie krahas mbikëqyrjes tërë ditore policore të cilin ky objekt fetar e ka që nga viti 2004, raporton Anadolu Agency.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, prej disa kohësh ka hapur fushatën për mbledhjen e botimeve të vjetra në shqip, arabisht, osmanisht, persisht e gjuhë të tjera, si dhe objekteve antikuarë, që kanë lidhje me Islamin dhe myslimanët shqiptarë, fushatë e cila do të finalizohet me hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Islam në Kompleksin e Namazgjasë, në përfundim të ndërtimit të tij.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes së dixhitalizimit të Fondit Arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit, duke filluar kështu punën për verifikimin dhe skanimin e plotë të këtij fondi.

Forumi Rinor Islam - Dega Kumanovë shënoi 01 shkurtin, Ditën Botërore të Mbulesës.

Sot, më 30.01.2016. në Sarajevë, para komisionit të Bashkësisë Islame, suret e fundit të Kur'anin i lexoi 13-vjeçarja Merjem bektash, vajza e Hafizit të mirënjohur Fadil Bektash.

Organizata Humanitare “El Hilal” në Shkup, organizoi evenimentin tradicional të fundvitit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2015/2016 për 38 studentë. Përveç mysafirëve, donatorëve dhe aktivistëve të “El Hilal”-it morën pjesë edhe studentët, fitues të bursave në konkursin e sivjetmë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Mësimin e Kuranit dhe Fondacionin El-Furkan, organizuan, më 19 dhjetor 2015, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e Konkursit të dytë Kombëtar të Kuranit.

Deputetet e Parlamentit slloven nuk mbështetën propozimin për ndryshimin e Ligjit që ka të bëj me rendin dhe qetësinë publike, në përputhje me të cilin ishin ndaluar bartja e nikabit dhe burkas në vende publike.

Ekspozita e titulluar "Njihuni me Pejgamberin s.a.v.s.", nga autori dr. Esmir M. Haliloviq, është hapur javën e kaluar në Brus Bezistan të Sarajevës në kuadër të manifestimeve Ditët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s "Selam, ya resulallah".

BFI konsideron se kjo është çështje serioze në vend, e cila vjen sipas saj si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të Qeverisë së Maqedonisë ndaj kulturës, tradistës dhe arkitekturës islame

Me 30 nëntor të viti 2015, pas namazit të drekës para komisionit për hifz pranë Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjës, provimin e hifzit e dhanë çifti bashkëshortor Nijaz dhe Adisa Aganhoxhiç.