Rajoni

Ndërtimi i një prej faltoreve më të madhe në Ballkan, Xhamisë së Namasgjasë, po vazhdon pandërprerë.

Ditët e fundit nëpër disa portale të rajonit është shpërndarë lajmi për kalimin në Islam të një familjeje serbe nga Beogradi në një xhami të Novi Pazarit. Ato ia atribuuan këtë kalimi një darke me imamin dhe stafin i xhamisë së këtij qyteti. Por Asmir Crnovrsanin, kryeimam i Novi Pazarit, ka tjetër version, njofton tesheshi.com

Çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Shoqata "Oaza" nga Tuzlla, aktivistët e së cilës kanë pastruar me qindra xhami në gjithë BeH-në, në bashkëpunim me shoqatën "Tempo" nga Vogosca, dhe me pëlqimin e xhematëve lokale të Tuzllës, kanë filluar aksionin për pastrimin e xhamive të qytetit.

Zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup në bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Republikën e Maqedonisë, organizojnë një kurs “për këndimin e bukur të ezanit”, raporton Anadolu Agency

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale pranë Bashkisë së Tiranës organizuan sot panairin e bamirësisë në ndihmë të grave të dhunuara.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zhvilluar dje konferencën shkencore “25 vite Drita Islame”, në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman, revistës “Drita Islame”.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) dënon ashpër rastin e fundit të sulmit verbal dhe fizik ndaj dy vajzave të pafajshme në qendër të qytetit të Shkupit, njëra studente muslimane dhe tjetra e krishtere, nga tre maqedonas.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bazë të një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një takim pune me imamët dhe myftinjtë të cilët predikojnë nëpër institucionet e riedukimit në Shqipëri.

Studentja muslimane me mbulesë nga qyteti i Shkupit, Sumeja Ademi (19), bashkë me shoqen e saj të krishtere, të enjten e kaluar janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht në qendrën e qytetit të Shkupit nga tre maqedonas të fesë krishtere, duke i porositur se “ky është vend i krishterëve, ndërsa ata me mbulesë të zhduken nga kanë ardhur në Arabinë Saudite”, raporton Anadolu Agency