Rajoni

Forumi Rinor Islam - dega në Kërçovë, me rastin e 30 vjetorit të botimit të përkthimit të Kur'anit Fisnik nga akademik Feti MEHDIU, organizoi akademi solemne. Të ftuar në këtë akademi ishin: Akademik Feti Mehdiu, asistenti Liridon Kadriu dhe Mr. Ferit Zeqiri

Xhamia Islam-Aga në Nish sërish është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie krahas mbikëqyrjes tërë ditore policore të cilin ky objekt fetar e ka që nga viti 2004, raporton Anadolu Agency.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, prej disa kohësh ka hapur fushatën për mbledhjen e botimeve të vjetra në shqip, arabisht, osmanisht, persisht e gjuhë të tjera, si dhe objekteve antikuarë, që kanë lidhje me Islamin dhe myslimanët shqiptarë, fushatë e cila do të finalizohet me hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Islam në Kompleksin e Namazgjasë, në përfundim të ndërtimit të tij.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes së dixhitalizimit të Fondit Arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit, duke filluar kështu punën për verifikimin dhe skanimin e plotë të këtij fondi.

Sot, më 30.01.2016. në Sarajevë, para komisionit të Bashkësisë Islame, suret e fundit të Kur'anin i lexoi 13-vjeçarja Merjem bektash, vajza e Hafizit të mirënjohur Fadil Bektash.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Mësimin e Kuranit dhe Fondacionin El-Furkan, organizuan, më 19 dhjetor 2015, ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e Konkursit të dytë Kombëtar të Kuranit.

Ekspozita e titulluar "Njihuni me Pejgamberin s.a.v.s.", nga autori dr. Esmir M. Haliloviq, është hapur javën e kaluar në Brus Bezistan të Sarajevës në kuadër të manifestimeve Ditët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s "Selam, ya resulallah".

BFI konsideron se kjo është çështje serioze në vend, e cila vjen sipas saj si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të Qeverisë së Maqedonisë ndaj kulturës, tradistës dhe arkitekturës islame

Me 30 nëntor të viti 2015, pas namazit të drekës para komisionit për hifz pranë Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjës, provimin e hifzit e dhanë çifti bashkëshortor Nijaz dhe Adisa Aganhoxhiç.

Paraditen e së enjtes, më 5 nëntor 2015, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shoqatën “Istanbul”, ka organizuar ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në kalanë e Drishtit.

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!