Lajme nga Bota

Qeveria e Australisë ka ndryshuar vendimin, i cili u ka mundësuar qasje të kufizuar grave myslimane me mbulesë në parlamentin e vendit.

Një grua e moshuar në Arabinë Saudite ka arritur të mësojë gjithë Kur’anin përmendësh.

E lindur në vitin 1987, në Foça, Bosnjë, politikanja 27-vjeçare suedeze është tani personi më i ri ndonjëherë që ka shërbyer si ministër në Suedi.

“Falënderimi i takon Allahut që më mbrojti mua dhe shokët e mi të ekipit. Allahu ekber – Allahu është më i madhi.”

Pas ndërprerjes së ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, policët serbë u hodhën në kërkim të fluturakes që nëpërmjet një dirigjuesi e valoi flamurin e Shqipërisë së Madhe midis stadiumit të Partizanit të Beogradit.

Dhjetë gra jomuslimane, të mbuluara me shami, me lule në dorë, kanë prekur Komunitetin Islamik të Kanberras me mesazhin e tyre të thjeshtë të dashurisë dhe solidaritetit.

Myftiu Muhammed Shukri Muhammed tha se qendra do të hapë dyert për më shumë bashkëpunim mes Malajzisë dhe vendeve të tjera islamike dhe të bëhet burimi i referencës për çështjet që kanë të bëjnë me shtypjen e Kur'anit.

Mësimet e Kur'anit të Shenjtë kanë ndihmuar muslimanët e Sri Lankës të jetojnë në harmoni me komunitetet tjera në vendin tonë nëpër shumë shekuj, kështu ata vazhdojnë të jetojnë edhe sot.

Kur u bëra muslimane kam jetuar në një qytet që ishte përplot muslimanë, shumica e të cilëve ishin të veshur në mënyrë tradicionale, thotë Amineh Hernandez.

Dokumentari “Feja dhe Kombi”, realizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 2012, është titruar së fundmi edhe në anglisht, për të gjithë ata të huaj të cilët janë të interesuar të njohin se si ka qenë dhe se si është aktualisht marrëdhënia e shqiptarëve mes fesë dhe kombit.
Dokumentari flet për bashkëjetesën ndërfetare tek shqiptarët, i ndërtuar me një historik të harmonisë dhe intervista me përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë dhe studiues të kësaj çështjeje si historianë dhe sociologë.
Ky dokumentar është transmetuar disa herë në kanale të ndryshme televizive si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.