Feneri më i gjatë i Ramazanit në Egjipt, 50 metra e gjatë, ose 15 kate të larta pritet të njihet nga Guinness World Records.
Në Rrugën Cinema Laila në rrethin e Aleksandrisë të Bakusit, mes dy ndërtesave të mëdha, feneri më i lartë i Ramazanit në Egjipt është bërë një vend tërheqës për vizitorët shumica e të cilëve fotografohen afër tij.
Pamja çoi disa entuziastë për të nxitur përfshirjen e saj në Librin e Rekordeve të Guinnessit.
Ahmed Al-Hajo, njeriu i cili qëndron pas këtij projekti, tha për Al Arabiya se këtë ide e kishte prej vitesh. Që nga rinia atij i kanë pëlqyer dekoratat e Ramazanit, duke blerë fenerë dhe duke marrë pjesë në përgatitjen e dekoratave elektrike për muajin e shenjtë.
Që nga viti i kaluar Ahmedi filloi përgatitjet për punimin e fenerit më të madh në Egjipt, për të sjellë gëzim në zemrat e fëmijëve dhe për të festuar muajin e shenjtë.
Vitin e kaluar në fener kishte vendosur rreth 100 llamba të cilat furnizoheshin me energji elektrike nga shtëpia e tij. Ai ka përdor hekur dhe tela duke i instaluar në një vend në mes ndërtesës së tij dhe asaj pranë saj.
Këtë vit, fenerit ia shtoi 100 llamba të reja dhe e pajisi me një hapësirë katër metra katrorëshe e cili është 4,35 metra i lartë.