Si ndryshojnë oraret e punës gjatë Ramazanit në Maldive, vend 100 për qind musliman
A e keni ditur se në Maldive, 100% e popullsisë janë muslimanë? A mund ta mendoni se si duket Ramazani në një vend kaq të bukur?
Besoni apo jo edhe pse në ishujt Maldive në muajin e Ramazanit është piku i sezonit turistik, oraret e punës ndryshojnë tërësisht.
Kafenetë dhe restorantet mbyllen gjatë orëve të ditës deri në perëndim të diellit.
Shërbimet publike të autobusëve dhe trageteve nuk funksionojnë ndërmjet orës 17:30 dhe 19:00.
Kompanitë e shërbimit publik hapen vetëm nga ora 10:00 deri në 14:00. Dyqanet mbyllen në orën 18:00 dhe rihapen mes orës 20:00 dhe 20:30.
Edhe pse asnjë restorant nuk është i hapur, dyert e familjeve që banojnë në ishull janë gjithmon të hapura për mikpritje.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës