Plaku i durueshëm dhe falënderues

Me të zbritur nga mali një fshatar kaloi pranë një plaku të verbër e i prekur nga shumë sëmundje në gjithë trupin e tij. Përveç kësaj, ai ishte i paralizuar dhe i detyrua të qëndroj në pozitë të ulur.

Fshatari u befasua kur e dëgjoi plakun duke thënë:
"I tërë lavdërimi i qoftë Allahut, i Cili më mbrojti nga sëmundjet me të cilat i sprovoi robërit e Tij, dhe më ngriti mbi shumë të tjerë që Ai i krijoi!"
"Vëllai im!" - bërtiti fshatari. "Nga çka je mbrojtur? Pasha Allahun, unë mendoj se ti je goditur me çdo lloj sëmundje që ekziston!"
"Largohu prej meje!"-tha plaku, dhe ngriti kokën e tij. "A nuk e kam ende gjuhën me të cilën mund ta shqiptoj shehadetin dhe me të cilën mund ta përmendi Atë në çdo çast? A nuk e kam ende zemrën me të cilën mund ta njoh Atë?"
Këto fjalë të plakut ishin të mjaftueshme për fshatarin që të pendohet tek Allahu për mëkatet e tij dhe të kërkoj falje ..

Mbajeni në mend, gjithmonë është dikush që ka probleme më të mëdha se ju.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip