Së shpejti hapet xhamia, e cila do të thyej rekordin e xhamisë në Marok
Shumë shpejt në kryeqytetin e Algjerisë do të hapet xhamia më e madhe e Afrikës.
Kjo ndërtesë zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.
Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, 265 metra.
Ndërtimi është marrë përsipër nga Kompania Shtetërore e Ndërtimit të Kinës. Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollar.
Kjo xhami pritet ta thyej rekordin e xhamisë së Marokut, që deri më sot mbante rekordin për xhaminë më të madhe në Afrikë.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës