Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në këtë iftar të shtruar nga kreu i Qeverisë i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe ministrat e zëvendëskryeministrat.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim