Mulla Sylejman Bislimi (1980-1957)

Njëra ndër familjet me një devotshmëri fetare e me një traditë të lashtë të kultivimit të fesë islame në fshatin Bukovik të Gjilanit, njihet familja Bislimi.

Ishte dhe tani është një familje e madhe fisnike qe gjithmonë kishte ngarendur pas dijes, qoftë asaj fetare, gjithashtu edhe në arsimin dhe shkollimin e gjeneratave të reja.
Këtë e dëshmon e dhëna se nga gjiri i saj rrjedh (që më se para një shekulli) njeriu që la emër dhe gjurmë si hoxhë, njeri punëtor e humanist i njohur jo vetëm në Bukovik por edhe më gjerë.
Ishte ky mulla Sylejmani i cili u lind në vitin 1880, dhe qysh i ri u pajis me njohuri dhe edukatë islame. Ai më pas shkoi ne Shkup ku me sukses kreu medresenë. Me të përfunduar medresenë kthehet në vendlindje dhe me një përkushtim të madh ua kishte përcjell diturinë e tij fetare gjeneratave të reja, dëshirë kjo e tij e kahershme.
Shërbeu imam në fshatin e tij të lindjes nga viti 1936-1939, dhe duhet cekur se tërë punën fetare që e kishte kryer, gjatë gjithë periudhës prej kur ishte kthyer nga Shkupi, e edhe gjatë kryerjes së detyrës së imamit nuk kishte marrë kurrfarë kompensimi, këtë gjë e kishte bërë edhe gjatë imamllëkut në faljen e namazit të teravive në muajin e madhërishëm të Ramazanit nëpër shumë fshatra të malësisë së Karadakut të Gjilanit. Ai për këtë kishte deklaruar haptas duke thënë: "Punën time si imam e kryej me vullnet, me dëshirë të madhe, këtë punë unë e kryej për hir të Allahut, dhe unë nuk kam nevojë të marrë asgjë nga ju." Këtu dukej fisnikëria, humanizmi dhe bujaria e tij, duke u nisur nga fakti se e mira materiale nuk është gjithçka.
Familjarët e tij si dhe ata që e kishin njohur mulla Sylejmanin thonin se ai ka qenë shumë njeri i drejtë, dinjitoz dhe kuptimplotë në fjalët e tij, ka patur një kulturë dhe një edukate të rrallë.(1)
Kur'ani dhe puna e tij e drejtë ishin energjia frymëzuese që mulla Sylejmanin e kishin pajisur me virtyte të larta, të cilave u mbeti besnik deri në fund të jetës së tij.
Mulla Sylejmani ndërroi jetë në vitin 1957, dhe u varros në fshatin e tij të lindjes, në Bukovik të Gjilanit.
Shumica e pasardhësve të tij sot jetojnë në Gjilan, që përbëjnë një familje të madhe. Nga gjiri i saj sot kemi shumë intelektual të profileve të ndryshme në mesin e të cilëve profesor, mjek, magjistra, doktor shkence e të tjerë.



1. Të gjitha të dhënat për Mulla Sylejman Bislimin janë marrë (me shkrim) nga nipat e tij: Ademi dhe Sylejman Bislimi, mars 2011 Gjilan


Shkëputur nga Libri Imamët e Gjilanit 1912-2015


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë