Shkarkohet kreu i BFI të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi



Me shumicën e dy të tretave të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot u shkarkua nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi

Një numër i anëtarëve të Rijasetit të BFI-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të Rijasetit ka marr vendim për shkarkimin nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiniun e Gostivarit Shaqir Fetahu.

Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së.

“Deri në përgatirjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu”, thuhet në vendimin e Rijasetit të BFI-së.

Emrat e të nënshkruarve, respektivisht të anëtarëve të Rijasetit që kanë votuar shkarkimin e Rexhepit, mes tjerash janë myftitë e Gostivarit, Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës, Kërçovës, Ohrit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Shaban Sulejmani, si dhe koordinatorë të myftinive tjera dhe anëtarë të tjerë të Rijasetit të BFI-së.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë