Çifti sirian përzgjedhin emra të veçantë për vajzat binjake: Aja dhe Sofia
Vendimi për t’i emërtuar vajzat e tyre vjen si kujtim për datën solemne të hapjes së xhamisë Aja Sofia në Stamboll pas shumë vitesh.
Samah dhe Karam Albazo, të cilët kanë edhe dy vajza të tjera para binjakeve, prej shtatë vjetësh jetojnë në Turqi. Ata vijnë nga Hatay, vend kufitar mes Turqisë dhe Sirisë e cila ka qenë vatër lufte për vite me radhë.
"Emrat "Aja" dhe" Sofia" mendojmë se janë të përshtatshme për të kujtuar rëndësinë historike të hapjes së xhamisë. Pasi binjaket të bëhen 40-ditëshe, shpresojmë të shkojmë të vizitojnë xhaminë Aya Sofia”, thotë babai i dy binjakeve të sapolindura.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës