Ka vazhduar edhe sot shpërndarja e mishit nga therja e kurbanëve që është bërë gjatë ditëve të Kurban Bajramit në Kosovës.
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë therja e kurbanëve, ndërsa shpërndarja e këtij mishi është duke u bërë ende në shumë qytete e fshatra të Kosovës.
70 tonë mish nga therja e kurbaneve janë shpërndarë deri më tani, duke ua dërguar familjarëve në çdo shtëpi. Shpërndarja do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme për ta dërguar amanetin e besimtarëve në vend.
Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanëve, duke u lehtësuar kështu të gjithë besimtarëve kryerjen e këtij obligimi. Bashkësia Islame e Kosovës tashmë ka krijuar përvojë gjysmë shekullore në therjen dhe shpërndarjen e kurbanëve.
Ndiqeni kronikën në vazhdim...