Pamundësia për kryerjen e haxhit këtë vit te besimtarët në Kosovë

Bujar Ismajli, 36-vjecar, këtë viti kishte synuar ta realizonte ëndrrën e tij, kësisoj të plotësonte edhe kushtin e pestë të fesë islame – kryerjen e haxhit.

Ismajli qysh muaj më parë kishte filluar ta konkretizonte kryerjen e haxhit. Ishte lajmëruar te Drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës ku ishte regjistruar si haxhi i mundshëm për këtë vit.

Pëkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe, 36-vjecari këtë vit nuk arriti ta kryej haxhin, kjo për shkak të pandemisë COVID-19, ku Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres vendosi që haxhi të kryhet vetëm nga besimtarët vendas.

Ndiqeni kronikën në vazhdim.