Shkencëtarët nga Universiteti Stanford nga SHBA pohojnë se qelizat e trurit duhet të pasojnë ritmet specifike të cilat duhet të mbahen në mënyrë që truri të funksionojë drejtë.
Sipas këtij studimi tregohet që rregullimi preciz i oscilimeve frekuente të neuroneve të caktuar mund të ndikojë në atë që truri i përpunon informatat.
Këtu kemi të bëjmë me ritmet e trurit dhe aritmitë, ka theksuar Karl Deisseroth, autor i studimit dhe profesor i bioinxhiniersë, psikiatrisë dhe shkencave bihevioristike dhe autismit.
Kardiologët aritminë e quajnë çrregullim serioz në ritmin e zemrës. Sipas hulumtimve të reja mu sikur qelizat e zemrës që janë përgjegjëse për ritmin e saj, edhe qelizat e caktuar të trurit mund të udhëheqin oscilimet që ndihmojnë në orientimin e sjelljes së qelizave tjera.
Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë studiuar neuronet e minjëve që krijojnë proteinën e quajtur parvalbumin. Disa shkencëtarë mendojnë që këto neurone krijojnë valë gama të trurit që oscilojnë gjatë frekuencave prej 40 herë në sekond (40Hz). Sipas hipotezës së tyre, këto valë mund të kenë ndikim në rrjedhën e informatave në tru. Deri vonë këto hipoteza nuk janë argumentuar sepse askush nuk ka arritur t’i kontrolloj në mënyrë selektive neuronet dhe për herë të parë efektet në rrjedhën informatave ose në oscilim.
Problematik ka qenë që kemi parë që disa qeliza të caktuara të përfshira në proceset komplekse të përpunimit të informatave e me këtë rast ndodhin oscilimet, por askush nuk ka ditur si t’i lidh këto informata. Tani gjërat janë ndryshe, ka thënë Deisseroth.
Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë zhvilluar teknikën e quajtur optogjenetikë me ndihmën e qelizës specifike munden me u përpunuar gjenetikisht në mënyrë që të kontrollohen shkëndijat e dritës së dukshme. Eksperimentet janë bërë me neuronet që prodhojnë parvalbumin te minjtë dhe zbuluan se nëse ngacmohen ose inkibohen, neuronet mund të prodhojnë ose të ndërprejnë prodhimin e valëve gama. Me këtë rast shkencëtarët mund të shohin ndryshimin e përmendur në kuantitetin e informatave që rrjedhin nëpër pjesët e trurit.
Konkludim i hulumtimeve është se neuronet që prodhojnë parvalbuminin së bashku me oscilimet gama përforcojnë rrjedhën e informatave reale në tru, ka thënë Karl Deisseroth.
Kemi zbuluar që nëse shtypim aktivitetin e neuroneve që prodhojnë parvalbumin, vërehet më pak oscilim se 40Hz. Në të kundërtën, nëse i nxisim, vërehen më shumë këso oscilime gama. Ky është argument i vërtetë i përfshirjes së këtyre neuroneve në krijimin e valëve gama të trurit, shton Deisseroth.
Kemi zbuluar dhe mundemi në formë të “biteve” (anglisht “bits”, “bit rate”) me kualifikuar veprimin e oscilimeve në rrjedhën e informatave nëpër pjesët e trurit dhe kemi konstatuar që oscilimet në mënyrë specifike e forcojnë rrjedhën e informatave në mes të tipeve të ndryshme të qelizave në kontekstin frontal të trurit te gjitarët. Si përfundim i tërë kësaj është se neuronet që prodhojnë parvalbumin së bashku me oscilimet gama forcojnë rrjedhën e informatave të sakta në tru.
Me këtë studim kemi fituar persepektivën e re lidhur me sëmundjet sikur autismi dhe skizofrenia, sepse te pacientët me autisëm oscilimet gama janë prezente, por të intensitetit të gabuar, ndërsa te pacientët me skizofreni ekzistojnë më pak neurone që prodhojnë parvalbuminën. Informata te këto gjendje është prezente, por nuk përpunohet doemos në mënyrë të saktë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës