”Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës”. (Surja El-isra: 34).
Ky ajet kuranor ka ardhur në fund e çerekut të pjesës së parë të sures ”El-Isra”. Është sure mekkase. Ajetet e saj janë 111 pas ”Bismilahit”. Është quajtur me këtë emër për arsye se në fillimin e saj përmendet udhëtimi i Pejgamberit a.s., të dërguarit të fundit, nga xhamia e shenjtë në Mekkë deri në xhaminë El-Aksa në Kuds.
Tema kryesore e sures ”El-Isra” është rreth besimit (akides islame), siç është qëllimi i të gjitha sureve mekkase. Lidhur me këtë temë kemi folur, atëherë kur kemi bërë fjalë për këtë sure të bekuar lidhur me shtyllat e besimit islam, jurisprudencën islame dhe fenomenet natyrore. Ndërsa këtu do të përqendrohemi në mrekullinë ligjore të ajetit që është objekt i shqyrtimit të kësaj teme.
Aspekte të mrekullisë ligjore të këtij ajeti kuranor
Ky ajet kuranor flet për jetimin, pronar i pasurisë. Jetimi është ai që i ka vdekur babai ende pa e arritur moshën e pjekurisë, apo te dy prindërit. Në këtë situatë në të cilin jetimi nuk mund të menaxhoj pasurinë, pasuria e tij bëhet cak për çdo lakmitar që nuk e ka frikë Zotin.
Për këtë gjë Islami na ka urdhëruar të përkujdesemi për jetimin në rast se ai është i varfër, ose me caktua një njeri besnik që të kujdeset për të në qoftë se është i pasur, që të zëvendësoj atë në menaxhimin e pasurisë së tij me besnikëri dhe sinqeritet që t’i shtohet pasuria dhe të nxjerrë zeqat nga ajo pasuri.
Është kusht që kujdestari të jetë mysliman, i mençur, i moshës madhore, besnik, i lirë, të ketë aftësi të menaxhoj këtë pasuri, mund të jetë i afërm i familjes së jetimit apo jo. Zoti i lartësuar urdhëron çdo kujdestar të jetimit të pasur ta ruaj pasurinë dhe të punojë në shtimin e pasurisë me metodat më të mira, të jep zeqatin rregullisht derisa të arrijë moshën e pjekurisë që të jetë i aftë ta menaxhoj pasurinë e vet.
Gjatë kohës së kujdestarisë, nuk i lejohet kujdestarit të mos marrë asgjë nga pasuria e jetimit në qoftë se është i pasur dhe i sinqertë, dhe ai ka falur pasurinë, fenë, devotshmërinë për Zotin e tij. Por, nëse është i varfër i lejohet që të marrë shpërblim për menaxhimin e tij nëse ka familjar ose nga banorët e atij vendi ku jeton.
Kjo është për shkak se në pasurinë e jetimit ka lakmi dhe shejtani e nxit kujdestarin e jetimit dhe të gjithë ata që e rrethojnë se çdo njeri prej tyre ka të drejtë në këtë pasuri. Për këtë arsye, Zoti na ka paralajmërua për kujdesin që të mos biem në një situatë të këtillë. Zoti i lartësuar ka thënë në Kur’anin famëlartë: ”Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.” (El-Isra:34). Zoti na urdhëroi që të mos i afrohemi pasurisë së jetimit, përveç se për të mirën e tij, në formë të shumësit, që i tërë komunitetit mysliman të jetë përgjegjës për jetimin dhe pasurinë e tij, sponzorimin dhe mirëmbajtjen e tij. Ky urdhër kuranor për këtë çështje është përsëritur në më shumë se 20 ajete të Kur’anit në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ajeti që më së shumit ka pasur ndikim në shpirtin e myslimanit, është fjala e Allahut të madhërishëm: ”Vërtet, ata që e shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në Zjarrin flakërues”. (Surja Nisa 10).
Për këtë Profeti Muhamed a.s. e ka konsideruar marrjen e pasurisë së jetimit nga shtatë mëkatet e mëdha shkatërruese dhe ka thënë: ”Largohuni ose shmanguni shtatë mëkateve të mëdha!”. Shokët i thanë: Cilat janë ato o i dërguari i Allahut? Ai iu përgjigj:”Mos besimi në Allahun, magjia, mbytja e një shpirti të cilin e ka ndaluar Zoti, përveç se në të drejtë, marrja e kamatës, marrja e pasuri së jetimit, dhe shpifja për besimtare të ndershme dhe lëshimi i frontit”.
Në këtë hadith, i dërguari i Zotit, Muhamedi a.s e konsideron marrjen e pasurisë së jetimit nga mëkatet e mëdha shkatërruese. Personi, i cili e bënë këtë mëkat mund të jetë përgjithmonë në zjarrin e xhehenemit në qoftë se nuk pendohet tek Zoti.
Nga aspektet e mrekullive ligjore në këtë çështje është sqarimi i situatës së dobëtit që është jetimi, i cili nuk ka fuqi dhe mundësi për menaxhimin e trashëgimisë që e ka trashëguar dhe kjo pasuri bëhet si mos të ketë pronar në të. Një pasuri e tillë është cilësuar që vërsulet në të çdo lakmitar. Dhe vjen shejtani me vesveset e tij për të bindur çdo njeri që ka lidhje me këtë jetim edhe ai që ka të drejtë në këtë pasuri. Dhe nga mashtrimet e tij është që e bashkon pasurinë e tij me pasurinë e vet dhe nga shpenzimet që bënë ja përket jetimit ose e ndërron pasurinë e tij të keqe me pasurinë e atij të mirë ka lloje të tilla të mashtrimeve.
Realiteti në këtë çështje është që ai kujdestari i jetimit është që ta ndjejë rëndësinë e amanetit që e ka marrë përsipër në qafen e tij, për të cilën do ta pyes Zoti për të. Detyra e çdo kujdestari për çështjen e jetimit është ta kthej pasurinë tek pronari i tij në momentin kur e kupton se ai është i aftë i për menaxhimin e pasurisë pa asnjë vonesë.
Për këtë arsye lakmia e njerëzimit dhe vesveset e shejtanit na ka treguar Zoti që të kemi kujdes në ajetin e tij kuranor, ”surja Isra 34” ,që mos ti afrohemi pasurisë së jetimit veçse për të mirë dhe ka përsëritur këtë vërejtje në më shumë se 20 ajete kuranore të tjera. Kurse i dërguari i Allahut ka thënë:
“Keni kujdes në pasurinë e dy të dobëtëve ”Jetimit dhe gruas”. Keni mëshirë për të dobëtit, sepse ju mund të fitoni dhe të furnizoheni nga lutjet dhe istigfaret e të dobëtëve. Se Islami është fe e mëshirës për të gjitha krijesat, veçanërisht për të dobëtit, dhe për të varfëritë, të cilët nuk kanë mundësi dhe forcë. Meqenëse këta të dobët dhe të varfër kanë nevojë për mëshirën e mëshiruesve nga robët e Allahut ata janë jetimët. Për këtë Islami i madhërishëm na ka obligua për një përkujdesje të veçantë ndaj tyre, edukimin dhe përkujdesën ndaj e tyre. Ai na tërheq vërejtjen që të mos jemi mizor ndaj tyre, të kujdesimi për ruajtjen e pasurisë së tyre dhe shtimin e saj. Po ashtu na ka urdhëruar të mos marrim prej pasurisë së tyre vetëm në qoftë se kemi nevojë për të. Sepse përkujdesja e pasurisë së jetimit është përgjegjësi për kujdestarin e jetimit, dhe për të gjithë myslimanët. Kështu që duhet zbatuar urdhri në përpikëri që mos t’ju afrohet pasurisë së jetimit veçse për të mirën e tij. Zoti i lartësuar thotë në librin e tij të madhërishëm: “Mbajeni premtimin, se premtimi është përgjegjësi”, që do të thotë: Zbatojeni premtimin që ja keni dhënë Zotit të lartësuar, dhe zbatoni premtime të tjera, të cilat i ka urdhëruar Zoti i lartësuar dhe bëhuni të përpiktë në betimet si do që të jenë këto premtime si me Zotin e lartësuar po edhe me njerëzit sepse ju do të pyeteni për to ditën e kiametit.
E ka vërtetuar Kurani rëndësinë për mbajtjen e premtimit ose kryerjen e tij në shumë ajete, sepse mbajtja e premtimit është një nga mënyrat e detyrueshme për arritjen e myslimanëve në rrugën e drejtë, dhe përhapjen e kulturës, pastrimin e veprimeve, dhe respektin e vetës.
Marrë nga gazeta “El-Ahram”, 27.03.2012
Muhamed Zaglul En-nexhar
Përktheu nga arabishtja Desara Vathaj
"Edukata islame" nr. 100