Të hënën, Fakulteti i Studimeve Islame mbajti sesionin shkencor "Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale".
Në këtë sesion u shkencor u trajtuan shumë aspekte rreth muajit të Ramazanit duke filluar nga vlera dhe rëndësia e agjërimit të tij e deri tek efektet e shëndetit fizik si dhe atij psikosocial.
Seanca e parë e sesionit filloi trajtesën me historikun e agjërimit dhe obligueshmërinë e tij, duke vazhduar pastaj me historikun e shpalljes së Kuranit dhe rëndësinë e solidaritetit në këtë muaj.
Prof. Dr. Qazim Qazimi kur foli për historikun e agjërimit, tha se agjërimi ka qenë obligim edhe për komunitete e popuj të tjerë para agjërimit në Islam. Institucioni i agjërimit haset edhe te popujt paganë, dhe një ndër të parët që kishte agjëruar ishte Nuhi a.s., i cili agjëroi në shenjë falënderimi pasi kishte shpëtuar nga tufani përmbytës.
Ai shtoi se ramazani është edhe pjesë e kujtesës tonë kolektive, duke përmendur janarin e vitit 1998, kur focat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Drenicës dhe kryefamiljari Shaban Jashari ishte duke e pëmbyllur syfyrin e asaj nate.
Përderisa solidariteti është një nga maifestimet më të theksuara të muajit të Ramzanit, kjo senacë trajtoi vlerën dhe rëndësinë e solidaritetit në këtë muaj.
“Kur secili individ është i përkushtuar në ruajtjen e interesave publike dhe private, duke u përpjekur me të gjitha forcat e tij ti shmangë dëmet nga shoqëria, atëherë rregullohet struktura e shoqërisë dhe forcohen shtyllat e saj. Solidariteti ndikon që secili në shoqërinë e tij të ndehet përgjegjës ndaj të tjerëve dhe vlerën e tij në rolin e formimit të shoqërisë dhe individit të saj, tha prof. Dr. Ilmije Kuqi.
Ajo shtoi se, zekati duke qenë kështu një nga shtyllat kryesore ekonomike të islamit, e bën shoqërinë të ndjehet si një familje.
Meqë jemi në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, në senacën e dytë të këtij sesioni shkencor u trajtua edhe vlera dhe rëndësia e Natës së Madhe të Kadrit.
Gjithsesi kjo seancë u fokusua më shumë në aspektet shëndetësore të agjërimit, si vetëshërim i trupit të njeriut.
Dr. Agron Rexhepi, tha se problemet shëndetësore manifestohen duke u ndrëprerë oreksi. Ai është mekanizëm mbrojtës, dhunti e Zotit tek njeriu në rastin e sëmundjeve, ngaqë gjatë kësaj kohe ndodh vetëshërimi. Kjo ndodh edhe tek kafshët, ato gjatë kohës kur kanë probleme shëndetësore nuk hanë e pinë, në mënyrë që të shërohen.
Se Hipokrati trajtoi sëmundje të ndryshme me anë të formave të ndryshme të abstenimit, se Platoni e Sokrati agjëruan nga 10 ditë dhe se Pitagora agjëroi 40 ditë duke ndikuar edhe te studentët e tij për agjërim, tregoi Rexhepi.
Agjërimi si institucion i veçantë dhe mrekulli në trupin e njeriut nuk mbaron me efektet shpirtërore e fizike.
Prof. Mr. Gyltene Dërguti, në seancën e dytë shpjegoi se si individi bëhet më i shëndetshëm në nivelin psikosocial.
I pari që e përdori agjërimin si mjekim ishte Dr. Edui me 1877, ai krahas sëmundjeve fizike e përdori atë edhe për trajtimin e sëmundjeve të humorit, depresionit. Gjithashtu edhe Pitagora këshillonte nxënësit e tij që një javë para provimeve të mos hanë gjë por të pinë vetëm ujë me qëllim të ngritjes së nivelit të përqëndrimit, tha Dërguti.
Pjesëmarrja në këtë sesion ishte e hapur, ku përveç studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame pati dhe studentë nga fakultete tjera.