Fakulteti i Studimeve Islame hap konkurs për studentë të rinj


Fakulteti i Studimeve Islame, që nga sot ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të ri të nivelit bachelor në këtë fakultet.

Rreth 90 studentë pritet t’i bashkohen këtij fakulteti për vitin e ri akademik, prej të cilëve 68 studentë të rregullt dhe 22 të tjerë me korrespodencë.

Dyert e këtij fakulteti për të gjithë kandidatët e interesuar do të jenë të hapura deri më 27 korrik.


&t=40s