Fillet e shkencës së thirrjes islame


Thirrja islame ka gjenezën e saj nga Muhamedi a.s., i cili që kur iu shpall mesazhi i fundit hyjnor u obligua që t'ua komunikonte njerëzve dhe t'i thërriste në rrugën e shpëtimit, duke ua lexuar ajetet e Kuranit dhe porositë dhe mësimet që dalin nga gurra hyjnere.

Fillimisht duhet të sqarojmë për lexuesin e nderuar se, me shkencën e thirrjes dhe fillet e saj si shkencë kemi për qëllim mision fisnik të thirrjes islame për tek Allahu xh.sh., duke përjashtuar thirrjet e tjera. Thirrjet janë të shumta dhe të panumërueshme, si për shembull thirrja për të mirë, thirrja për të keqe dhe për atë, në të cilën nuk është kënaqësia e Zotit. Këtë lloj dallimi e ka cekur edhe Kurani famëlartë: "Ata ju ftojnë për në zjarr, e Allahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhenet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë. (El Bekare, 221).

Poashtu Allahu thotë në një ajet tjetër: "Allahu thërret për në Xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë. (junus, 25).

Në komentimin e këtij ajeti Ebu Xhaferi thotë se Zoti u drejtohet njerëzve me anë të këtij ajeti duke ua bërë me dije që mos ta kërkojnë këtë botë dhe kënaqësitë e saj, ngase është kalimtare dhe jo e përjetshme, mu sikurse që Allahu ka sjellë shembullin e bimëve, të cilat pas një kohe vyshken dhe treten. Por, Ai kërkon nga njerëzit që të shtojnë lutjet dhe veprat për botën e përjetshme (Ahiretin). Ai po ju thërret për në xhenete, në të cilat do të shpëtohet nga brengat dhe mërzitë, ku do të ketë siguri nga mosqenia (zhdukja), e nga ana tjetër do të kenë dhunti dhe respekt (bujari), të cilat u janë përgatitur nga ana e Tij. Zoti udhëzon kë të dojë nga krijesat e Tij në rrugën e drejtë, islamin, të cilin Allahu e ka bërë shkak për të arritur te kënaqësia e Tij dhe rrugë që ndiqet për të arritur në Xhenetin dhe fisnikërinë e Tij".(1)

"Kush i thërret njerëzit në rrugën e shpëtimit, ai do të shpërblehet, po ashtu do të shpërblehen edhe pasuesit e tij, ndërsa shpërblimi i tyre do të jetë pa u pakësuar fare, do ta shtojë po aq shpërblimin e thirrësit. E kush i thërret njerëzit në rrugë të humbur, ai do të konsiderohet mëkatar e të tillët do të jenë edhe pasuesit, të cilët, duke mos ia pakësuar vetes gjynahet, po aq do t'ia shtojnë gjynahun thirrësit të tyre". (Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre).

Ndërsa për thirrësit në të keqe ka thënë i Dërguari a.s. "Ata janë thirrës para dyerve të Xhehenemit, kush u bindet, do të hidhet në zjarr". (Transmeton Buhariu nga Hudhejfe bin el Jemami).

Thirrja islame ka gjenezën e saj nga Muhamedi a.s., i cili që kur iu shpall mesazhi i fundit hyjnor u obligua që t'ua komunikonte njerëzve dhe t'i thërriste në rrugën e shpëtimit, duke ua lexuar ajetet e Kuranit dhe porositë dhe mësimet që dalin nga gurra hyjnore. Ky mision nuk ishte fare i lehtë kur kemi parasysh karakteristikat sociale dhe rrethanat gjeopolitike që mbulonin gadishullin arabik. Në këtë mision hyjnor filloi i vetëm për të

vazhduar e thirrur në Islam, edhe vuajti shumë shpirtërisht dhe fizikisht vetëm e vetëm për ta ngritur sa më lart Fjalën e Allahut xh.sh.

''Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët". (Et-tevbe, 33).

Këtë mision fisnik për t'i mbajtur por edhe për t'i ftuar të tjerët në fenë islame e vazhduan sahabët e nderuar, të cilët e shoqëruan pa ndërprerë Muhamedin a.s., më pas hulefai rrashidinët që ndoqën hapat e tij dhe duke bartur dhe komunikuar amanetin hyjnor tek njerëzimi mbarë.

Më pas, këtë emanet e bartën gjeneratë pas gjenerate, duke komunikuar Islamin dhe duke ndjekur thirrje individuale apo edhe grupore. Individi mysliman në thirrjen islame shihte jetën, rehatinë e gëzimin në dynja dhe ahiret. Asgjë nuk e pengonte dhe largonte nga ky objektiv që e ndiente si përgjegjësi mbi supe të veta duke dhënë gjithçka nga vetja. Por nga ana tjetër edhe shteti islam shihte "da'ven" dhe kishte vendosur me prioritet të vazhdueshëm duke funksionalizuar edhe duke bërë atë obliguese.



Mes thirrjes dhe shkencës së thirrjes islame


Edhe pse më shprehjen "da've" kemi për qëllim thirrjen për tek Allahu dhe komunikimin e fesë te masa (opinioni) Islamit, por këtu duhet të vendosim një ndarje mes nocionit "dave" dhe "shkencës së d'aves". Sipas shkencëtarëve "thirrja është dëshmi e krijesave për ekzistimin e Allahut, të mësuarit e fesë të tjerëve, nxitja e tyre drejt bindjes dhe adhurimit ndaj Zotit, duke kryer me përpikëri urdhrat e Tij si dhe t'i njohësh ata me këtë obligushmëri". Ndërsa sipas disa të tjerëve "Da'veja përkufizohet si thirrje e njerëzve për në fenë islame, duke ua mësuar atyre atë si dhe duke i nxitut që të praktikojnë mësimet islame".

Atëherë sipas këtij përkufizimi rezulton se historia e saj është shumë e hershme aq sa edhe njerëzimi, që nga koha e Ademit a.s. i cili i edukonte fëmijët dhe pasardhësit mbi besimin, për të praktikuar urdhëresat dhe duke u ndaluar nga hidhërimi i Tij.

Dhe kështu vazhdoi komunikimi i thirrjes islame, edhe në kohën e Nuhit a.s. i cili këtë mision e bënte natë e ditë, haput dhe fshehur duke shfrytëzuar çdo rrugë dhe mundësi që kjo thirrje të arrijë tek masa. Pas tij, këtë mision e vazhdoi Hudi, Salihu, Shuajbi, Ibrahimi dhe të Dërguarit tjerë nga Beni Israilët.

"Ne patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: "O populli im, adhuroni vetëm Allahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!" (El A'raf, 59). Pastaj kemi ajetet e sures El Bekare 278, El Maide 20, 72,76,117, El Muminunë 23, 32, El A'rafë 62,65,73,85, Hud 50,61, 84, El Ankebutë 36 etj.,

Pra, të Dërguarit para Muhamedit a.s., misionin e tyre (shpalljen) e shtrinin vetëm tek një shoqëri e caktuar (popull) dhe vlente vetëm për atë vend, mision i cili bazohej në ngritjen e besimit të pastër (tevhid) dhe flakjen e idhujtarisë dhe traditave të këqija, drejt thirrjes së pastër islame për tek Zoti.

"Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismailin, Ishakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli Allahu me fjalë. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) para Allahut. Allahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë." (En-Nisaë, 163-165)

Thirrja e të dërguarve të mëhershëm trajtonte nevoja të veçanta që iu përgjigjej kërkesave të popujve të asaj kohe: "Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë". (El Haxh, 67).

Ishte natyrshmëri e popujve të mëhershëm që shtresa e besimtarëve në Zotin Një të shpëtonte, kurse pjesa tjetër që refuzonte dhe rebelohej ndaj mësimeve hyjnore dënohej.

"Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan) , i dënuam më skamje e mjerim, ashtu që të përulen. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin nguros ur, po edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.” (El En' amë 42-44).

Ndërsa në ajetin tjetër kuranor inkurajon këshillëdhënësit që të trasojnë rrugën e da'ves duke mos treguar kokëçarje dhe konflikt me kundër-shtarët dhe kundërshtimet e tyre. Ngase ai i cili arrin mbarësi në udhëzimin e drejtë, nuk duhet t'u kushtojë rëndësi kundërshtarëve të cilët u privuan nga drita hyjnore dhe udhëzimi.”(2)

Zoti në Kuran thotë: "Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë." (El Haxh,67).

Ky imperativ përsëritet në vijimësi të ajeteve që kanë të bëjnë me thirrjen islame, andaj ajo që shihet është se duhet një bindje e cila kërkon ngritje e maturi, këshilla të bukura dhe argumentin të artë. Thirrësit janë më të sinqertë në radhët e njerëzve dhe me rrugë fisnike. Thirrja islame është rrugë e gjallërisë dhe rahmetit për njerëzimin. "O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jetëson (ju ngjall), dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai do të tuboheni!" (El Enfalë, 24).

Dhe kështu është vazhduar edhe me të Dërguarit tjerë deri tek Muhamed Mustafaja me të cilin edhe u mbyllën dyert e pejgamberisë dhe me plot sukses e kreu këtë mision të thirrjes islame. Pra, fillimi i vërtetë i thirrjes islame ishte me të dhe ai ishte që vendosi gurthemelin e da'ves dhe programin e saj në rrafshin teorik dhe praktik.

Thirrja islame si proces komunikimi dhe transmetimi mbetet i hershëm porse si shkencë e veçantë ka rregullat dhe bazat në kuadër të caktuar edhe pse nuk del jashtë kuadrit të vjetër, pra është shkencë e re e dobishme sikurse shkencat e tjera fetare.

Në shumë vende të botës islame janë formuar edhe fakultetet të veçanta për thirrjen islame 'Kul-lijetu ed-dave". Në librin "El Med'hal ila ilmi ed-dave", autori, Muhamed el Bejanuni, duke folur mbi shkencën e da'ves thekson se ajo filloi si koncept teorik dhe praktik, duke përmendur të Dërguarin a.s., i cili ftonte njerëzit në këtë fe të Allahut, duke ua kumtuar atyre shpalljen dhe duke i pastruar. Sigurisht se në këtë rrugë iu desh që të duronte shumë dhe të sakrifikonte, sepse kishte një ambient ku injoranca e kishte kapluar atë shoqëri dhe ishin zhytur thellë në mëkate dhe shirk, por objektivi i Muhamedit a.s. ishte shumë i qartë dhe me ndihmën e Allahut arriti të triumfonte. Dhe kështu ngriti një shoqëri të re islame me të gjitha institucionet e saj. Shoqëri e thirrjes, e cila u vu në funksion të saj(3).

(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urd-hërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve. (El Haxh, 41).

Pra, në shoqërinë e asaj kohe nuk ishte e nevojshme që shkenca e da'ves të ishte e veçantë, apo të gjenden institucione që merren me thirrje islame. Por kjo çështje me kalimin kohës u bë nevojë e domosdoshme, pasi myslimanët humbën shumë specifika të asaj shoqërie, lanë në harresë shumë obligime, u pakësuan thirrësit për fenë e Allahut, por edhe ndodhën keqkuptime duke e ndarë teorinë nga praktika, gjë që humbi ai bereqet që ishte deri në atë kohë. Dhe kjo situatë prodhoi një krizë të madhe në radhët e umetit islam duke rrezikuar seriozisht identitetin dhe qenien fetare islame, dhe sigurisht edhe thirrja islame në këtë kuadër humbi hapësirën jetike dhe dinamikën derisa u godit thirrja islame në majën e institucioneve të saj, duke mbetur pa hilafet. Më pas pati disa përpjekje serioze individuale dhe grupore për t'u ngritur dhe të dalë nga kjo sprovë si dhe nevoja e kohës dhe rrethanat e reja që u krijuan dëshmo-nin se duhet të gjendet një shkencë e cila është shkenca e da'ves, që do të ngrihej mbi kuptimin e Kuranit dhe sunetit, përvojën e hulefai rrashidinve e cila do ta ndriçonte rrugën e mëtejme të da'ves islame dhe t'i kthejë myslimanët në misionin e tyre siç thotë Allahu në Kurm: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit." (Ali Imran, 110).

Mbi këtë shkencë u shkruan libra, duke kontribuar me ide e praktika të ndryshme deri sa mbi këtë çështje në botën islame u ngritën organizata dhe institucione dhe me anë të saj u njohën personat dhe popujt. Po kështu në kohën tonë bashkëkohore, da'veja është bërë një shkencë prej shkencave të ndryshme fetare, e cila ka institucionet e saj arsimore, programet mësimore dhe kështu kjo shkencë fetare ka nevojë ende për brumosjen e subjektit të saj, përcaktimin e terminologjisë së saj, korrektimin e praktikave, pra ashtu siç ka nevojë çdo shkencë tjetër(4).

Në etapat e mëhershme ku shteti islam kishte shtrirje dhe ndikim da'ven e kishte vendosur prioritet dhe ndër obligimet më kryesore, madje shkoi aq larg sa sekreti i ekzistencës së shtetit islam u ndërlidh me ekzistencën e da'ves dhe zhvillimin e saj. Shtrirja e da'ves planifikohej dhe për respekt të saj kishte lëvizje të brendshme dhe të jashtme, ruheshin dispozitat, zbatohej qeverisja dhe drejtësia, dërgoheshin thirrësit islamë, priteshin delegacione etj etj(5).

Pra, thirrja islame nisur nga aspekti i të qenit proces i komunikimit të Islamit, që ka filluar me Muhamedin a.s., porse si shkencë e veçantë që ngrihet mbi baza dhe themele, është bërë në etapat e vonshme kur edhe lindën shkencat e tjera si shkenca e fikhut, usuli fikhut, akaidit, hadithit e shkencat e tjera fetare. Më pas është ndier nevoja e domosdoshme për këtë shkencë, duke pasur parasysh faktin me çka po rrethohet veprimtaria e sotme e thirrjes islame, me paqartësi në disa koncepte, çrregullime dhe dridhje në disa baza dhe rregulla, vështirësi të mëdha në disa aspekte programore, gabime në metodologji dhe dobësi në përçimin e mesazhit të tij.

Kjo shkencë ende ka nevojë që të përcaktohen temat e saj, për ndarjen e terminologjisë, korrektimin e praktikës e gjëra të tjera që çdo shkencë e re ka nevojë për këto elemente duke ecur me hapat e zhvillimeve dhe met-odologjive shkencore bashkëkohore.


___________________
1. Ebu Xhafer Muhamed Xberir Et-taberi, Tef sir et-taberi (Xhamia el bejan fi te'vil el kuran), vëllimi VI, Darul kutub el ilmije, Bejrut.botim i parë, 1992,/548.
2. Muhamed el Gazali, Mea Allah, Darul kalem, Damask, botim VI, 1996, f.19.
3. http://www.lahaonline.com/articles/view/95.htm (qasja 20.02.2018).
4. Muhamed el Bejanuni, El Med'hal ila ilmi ed-dave", botim i tretë, Muesesa rrisale, Bejrut,1995,/24.
5.Muhamed el Bejanuni, Ibid. f23.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi