Mrekullia e Kuranit famëmadh në dritën e njohurive të reja shkencore


Para 14 shekujve, Kur’ani famëmadh, i shpallur nga All-llahu i madhërishëm nëpërmjet të Dërguarit, Muhammedit, a.s., i cili jetoi në Gadishullin Arabik në kohën kur arabët, për të njehësuar kohën, e përdornin kalendarin lunar, u drejtohet në gjuhën të cilën ata e kanë kuptuar:

“Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”. (JUNUS, 5)


Periudha Siderike (Rotullimi i Hënës në raport me yje) Sinodike2
Muaji lunar T 27.321661 ditë=655.71986 29.53059 ditë


Dita tokësore është 23h, 56min. 4,0906s = 86164,0906s pra 24h = 86400s.

Viti lunar përbëhet prej dymbëdhjetë muajve, me ç’rast muaji përkufizohet si kohë e një revolucioni të Hënës në orbitën e saj rreth Tokës. Paraqitjen e kësaj orbite e hasim në Kur’anin fisnik:

“Ai është që krijoi natën dhe ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë”. (EL ENBIJA, 33)

Këtu është parashtruar një fakt shkencor. Ky fakt është ekzistimi i orbitave të Tokës, Diellit dhe Hënës!
Pra, në Kur’anin famëmadh është vendosur një koncep i ri 14 shekuj para se këtë ta zbulojë shkenca bashkëkohore.


Relacioni i ri në sistemin Tokë-Hënë

Gjatësia e orbitës së Hënës L dhe kohës t e një dite të Tokës janë në korelacion me versetin kuranor, i cili konstanten universale të shpejtësisë së ndonjë ndodhie kozmike e përshkruan si vijon:

“Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet”.3 (ES SEXHDE, 5)

Shprehja e Kur’anit fisnik, “sipas llogarisë suaj”, nuk lë vend për asnjë dyshim se është fjala për vitin lunar (hënor). Verseti fillon me paraqitjen e një ndodhie kozmike, kreator i së cilës është All-llahu, i cili e udhëheq atë. Kjo ndodhi udhëton kaq shpejt nëpër tërë Gjithësin, në mes qiejve dhe Tokës, saqë për një ditë kalon distancën në hapësirë, ekuivalente me distancën që Hëna e kalon për një mijë vjet lunar. Pyetja e cila parashtrohet është: Cila është ajo ndodhi kozmike dhe me ç’shpejtësi lëviz sipas njësimit kuranor?

Verseti i Kur’anit fisnik, i cituar më lart, kuptohet mbi bazë të matjeve vijuese: distanca, të cilën një ndodhi kozmike e kalon në vakuum vetëm për një ditë siderike, është e barabartë me largësinë e 12.000 rrotullimeve të Hënës rreth Tokës.

C x t =12 000 x L

Ku C është shpejtësia e ndodhisë kozmike, t është intervali kohor i një dite mesatare yjore, e përcaktuar si kohë e një rrotullimi të Tokës rreth boshtit të vet në raport me yjet, d.m.th. 23h, 56min., 4s = 86164.0906s.
L është distanca inerciale të cilën Hëna e kalon në korelacion rreth Tokës për një muaj siderik, gjegjësisht L është e tërë gjatësia e orbitës së Hënës në lëvizjen e saj gjeocentrike, pa interferencën e lëvizjes së saj spirale që shkaktohet me revolucionin e Tokës rreth Diellit. Kjo është gjatësia e orbitës lunare, nga e cila është mënjanuar efekti i fushës së gravitetit të Diellit në vlerën e matjes.
Le të jetë V shpejtësia orbitale mesatare e matur e Hënës e nxjerrë nga rrezja mesatare R e orbitës së saj, e matur nga Toka gjatë kohës së lëvizjeve të saj heliocentrike.
Kjo vlerë është shënuar në të gjithë librat e astronomisë.
Le të jetë α këndi të cilin sistemi Tokë-Hënë e kalon rreth Diellit në një periudhë prej një muaji siderik, 27.321 661 ditë. Këndin α mund ta njehsojmë nëse marrim në shqyritim periudhën e një revolucioni heliocentrik (një vit ose 365.25 636 ditë) të sistemit Tokë-Hënë. Llogaritja jep këtë vlerë të shpejtësisë C:

C=12 000 x 3682.67 x 0.89157 x 655.71986/86164.0906
C=299792.5 km/s

Nëse përqëndrohemi në vlerën internacionale të shpejtësisë së dritës C=299792.5 km/s, do të vërejmë përputhshmëri të jashtëzakonshme. Kështu konkludojmë që ndodhia kozmike, e përmendur në versetin kuranor të cituar më lart, është identike me dritën, dhe të gjitha ndodhitë e ngjashme kozmike, siç janë: të gjitha llojet e valëve elektromagnetike, që përhapen ndërmjet qiejve dhe Tokës, pastaj valët e pritshme të gravitetit në tërë Gjithësinë, si dhe të gjitha grimcat, si p.sh. neutronet, të cilat udhëtojnë në vakuum, kanë këtë shpejtësi maksimale.
Këtu është interesant të përmendet edhe verseti kuranor, i cili sinjalizon të njëjtin relativitet në sistemin Tokë-Hënë, ku All-llahu i madhërishëm thotë:

“Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju”.4 (EL HAXHXH, 47)

Kështu që të dy barazimet relativistike kuranore tregojnë se vlera e fituar C është konstantë absolute. Nuk ekziston asnjë argument shkencor që tregon se vlera C mund të ndryshohet në kohë.
Pra, shpjegimi i ri relativistik i këtij relacioni kuranor jep vlerën C=299792.5 km/s, gjë që është në pajtim të plotë dhe mahnitës me vlerat e pranura internacionale. Ky rezultat mahnitës tregon njësinë e botës fizike, vlerën speciale të teorisë së relativitetit dhe njëherazi vërteton autenticitetin e Kur’anit famëmadh - prijatarin e shkencës.
Është interesant të gjendet relacioni i ri astronomik në mes radiusit të orbitës lunare L dhe kohës t të një dite terestriike në bazë të shpjegimit të ri relativistik të verseteve kuranore, të cilat paralajmërojnë shpejtësinë më të madhe universale identike me shpejtësinë C të dritës në vakuum.
Këtu shprehet gjithashtu uniteti në kompleksin e fenomeneve të cilat, po t’i shikojmë, na duken sikur nuk kanë asgjë të përbashkët.

Kaptina “Et Tarik” fillon me një betim të jashtëzakonshëm:
“Pasha qiellin dhe yllin trokitës.
E ku e di ti se çka është tariku-trokitësi?
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë)”… (ET TARIK, 1-3)

Në fjalorin e gjuhës arabe fjala tarik tregon atë i cili troket, pulson, farkon, bën zhurmë.
Nexhm – paraqet yllin.
Thakib tregon atë i cili shpon, depërton, shkreptin, shkëlqen, vezullon.
Pra, All-llahu i madhërishëm betohet në yllin (nexhm), i cili prodhon impulse të ngjashme me trokitje (tarik), dhe njëkohësisht dërgon vezullime të jashtëzakonshme të dritës, radio valë, rreze ? (gama) dhe X (thakib)! Është e njohur si depërtojnë dhe sa janë depërtuese rrezet gama (?), rrezet X, radiovalët dhe drita.
Cili është ky yll që ka këto cilësi, që vepron kështu?
Këso cilësi astronomët iu përshkruajnë vetëm yjeve neutronikë. Yjet neutronikë kanë dendësi të madhe dhe shpejtësi rrotulluese jashtëzakonisht të mëdha, nga një rrotullim në disa sekonda e deri te një rrotullim në 1.56 milisekonda. Këta yje quhen pulsarë*. Nga dy polet magnetike të pulsarëve dalin grimca të shumta. Këto grimca prodhojnë rreze të fuqishme drite, radiovalë, rreze X dhe ? gama.
Kjo rrjedhë e fuqishme e pret qiellin si dritë në fanar. Tek yjet pulsarë nuk përputhet boshti magnetik me boshtin rotativ. Çdo herë që kjo rrymë (qoftë e dritës, radiovalë, rreze gama ose X) qëllon Tokën, dëgjohet pulsimi preciz i zhurmës, i cili pulsim është i ngjashëm me trokitje (tarik) ose të rrahura të një ore të fuqishme qiellore, të cilat i ndjek një zhurmë depërtuese.
Nëse me anë të internetit lidhemi me njërin nga observatorët (Këtë trokitje të yllit neutronik e kanë incizuar me anë të radioteleskopëve të mëdhenj.), do të befasohemi edhe vetë me përputhshmërinë e habitshme ndërmjet verseteve të cituara kuranore dhe veprimit të pulsorëve!
Sikur ylli ynë, Dielli, në ndonjë mënyrë të çuditshme, do të arrinte dendësinë e një ylli neutronik që ka diametër 10 km, atëherë shpejtësia rrotulluese e Diellit do të rritej 5 miliardë herë, gjegjësisht Dielli do të rrotullohej 2.000 herë në sekondë.
Pulsori më energjik është zbuluar në mjegullnajën Gaforroide në Yjësinë e Demit. Ai rrotullohet 30 herë në sekondë dhe është tejet i magnetizuar. Mu për këtë ai vepron si stacion energjetik qiellor, rrezatimi i të cilit transmeton energji të mjaftueshme dhe bën që e tërë mjegullnaja Gaforroide të ndriçojë gati gjithë hapësirën spektrale.
Më të afërt janë radiopulsorët. Kështu, pulsori PSR 1937+21 rrotullohet mbi 360 herë në sekondë!
Supozohet se këto fenomene të emetimit të dritës depërtuese ose radiovezullimet shkaktojnë rënie të përhershme të materieve nga ylli fqinj, dhe ngjan me trokitjen me gishtërinj në globin rrotullues, duke ia ruajtur kështu shpejtësinë e rrotullimit!
Në shpjegimin e tij Jusuf Ali• thotë se ekzistojnë kundërthënie të mëdha lidhur me atë se për çfarë flasin këto 3 versete kuranore. Disa komentues mendojnë se këtu është fjala për Venerën ose Yllin Polar, të tjerë si ky është planeti Saturn, ylli Sirius, grumbulli i hapur i yjeve Plejadë5 ose yjet që bijnë.
Ai mendon gjithashtu se fjala më adekuate tarik duhet marrë në kuptimin yll, në kuptimin kolektiv dhe gjenerik, sepse yjet shndrisin për çdo natë në vit, dhe shkëlqimi i tyre depërton nëpër natën e errët.
Duhet theksuar se bredhje në mendime hasim edhe te komentues të tjerë.

Karakteristikë e objektit qiellor, të theksuar në versetet 1-3 të kaptinën Et Tarik, është:
1. troket (rrah, pulson, farkon)
2. ky është yll,
3. shpon, depërton, shkreptin.

Asnjë nga planetët e Sistemit Diellor nuk i plotëson kriteret që janë përcaktuar në versetin kuranor, sepse:
Asnjëri nga planetët nuk prodhon pulsime të ngjashme me trokatjen.
As Venera, as Ylli Polar, as Saturni nuk janë yje, por trupa të ftohtë qiellorë.
Asnjë nga planetët nuk ka rrezatim kaq të fuqishëm (qoftë në spektrin e dukshëm të dritës, qoftë në rajonin e emetimit të radiovalëve, rrezeve X dhe gama) që të jenë kaq interesant.
Sa i përket Siriusit dhe Yllit Polar, ato janë yje që kanë brendi të njëjtë sikurse edhe miliarda yje të tjerë me ndriçim të madh.
As grumbulli i hapur i yjeve Plejadë nuk i plotëson këto kritere, sepse është fjala vetëm për shumë yje të grupuar me pamje karakteristike, kështu që ne në qiell shohim “shkëlqimin e bashkuar” të tyre.
Ata, që në rastin tonë i quajmë “yje rënës”, nuk janë fare yje, por pjesë të vogla të materialit kozmik me madhësi të gurëve ranorë apo pak më të mëdhenj, të cilët, kur arrijnë në atmosferën e Tokës, digjen për shkak të fërkimit me ajrin dhe shihen me një dritë intensive.
Ndërsa sa i përket qëndrimit të Jusuf Aliut, i cili thotë se tarik duhet shpjeguar me termin e përgjithshëm “yjësi”, ai nuk mund të pranohet ngase shprehja kuranore është jashtëzakonisht precize për të lejuar improvizim të këtillë.
Por, All-llahu e di më së miri!

Në kaptinën Et Tarik (Ylli trokitës), All-llahu i madhërishëm betohet:

“Vessemai dhatir-rexh’i”
që në përkthim shqip do të thotë:

“Betohem në qiellin i cili rikthen.” (ET TARIK, 11)

Siç shihet nga verseti, All-llahu i plotfuqishëm betohet në qiellin dhe ka një cilësi tepër të rëndësishme, e kjo është aftësia e kthimit (rexh’un) ose e sjelljes së gjërave në drejtim të kundërt.
Verseti nuk thotë “Betohem në qiellin me shi” (Ves-semai dhatil metar) apo “Betohem në qiellin përplot me shi” (siç është përkthyer shqip). Sikur të donte të thoshte kështu, Ai do ta theksonte, por jo. Shkakun mund ta kuptojmë tani në kohën e re, kur shkenca ka përparuar dukshëm në fushën e njohurive mbi atmosferën e Tokës dhe robit të saj në ruajtjen e jetës në Tokë.
Komentuesit e hershëm të Kur’anit e kanë shpjeguar këtë verset ashtu që kanë menduar se qielli e kthen shiun. Kështu, rexhus-sema, për ata ka qenë shiu. Dhe kjo është absolutisht e vërtetë.
Njëri prej fenomeneve më të rëndësishme në jetën tonë është ajo që ne e quajmë cikël ujor, ose cikël hidrogjeologjik. Është e njohur se nga masat ujore të hapura, siç janë detet dhe oqeanet, uji avullohet nën ndikimin e nxehtësisë së diellit, dhe ngritet në formë të avullit ujor në shtresat e ulëta të atmosferës, e cila është e njohur si troposfera.
Shtresa e troposferës është 13 -15 km mbi nivelin e detit, por kjo distancë ndryshon varësisht nga zona klimatike. All-llahu i madhërishëm i ka dhënë kësaj zone karakteristikën e ftohjes graduale. Duke u ngritur gjithnjë e më lart, ajo bëhet gjithnjë më e ftohtë, derisa temperatura të arrijë në -80ºC. Kjo është e vetmja mënyrë me ndihmën e së cilës avulli i ujit, i ngritur nga sipërfaqet e deteve dhe oqeaneve, kondensohet dhe kthehet në Tokë.
Sikur kjo shtresë e atmosferës mos të kishte vetinë e ftohjes, uji i cili do të avullohej do të humbiste që në momentin e avullimit.
Mu për këtë njëri prej aspekteve më fenomenale të planetit tonë është cikli (qarkullimi) i ujit. Uji është njëri prej elementeve më të rëndësishme që qielli ia kthen Tokës.
Cikli ujor është tejet preciz dhe i balancuar bukur në mes tokës dhe deteve. Shkalla e avullimit nga detet dhe oqeanet është më e madhe nga ajo që sjellin reshjet, ndërsa në Tokë është e kundërta - shkalla e avullimit nga masat kontinentale është më e vogël se reshjet që bien në të. Në këtë mënyrë fitimi dhe humbja e ujit është e balancuar për mrekulli. Ky cikël ujor është njëra nga karakteristikat më të theksuara të planetit tonë, i cili njihet si planeti i kaltër i Sistemit Diellor, i cili është i pasur me sasi të mëdha uji.
Pra, tani e dimë shkakun përse All-llahu i madhërishëm betohet në qiellin i cili “kthen”, sepse e kemi kuptuar këtë se në qiell ekziston një mburojë shumështresore e Tokës. Këto shtresa (mburoja) të atmosferës i kthejnë në Tokë të gjitha format e dobishme të materies dhe energjisë. Kështu, qielli nuk e kthen vetëm shiun, por edhe gjëra të tjera. Mbi atmosferën është ozonosfera, gjegjësisht shtresa e ozonit.
Kjo është shtresë në të cilën sasia e oksigjenit rritet edhe më tej. Kjo shtresë ndodhet në lartësi prej 25km mbi nivelin e detit. All-llahu i madhërishëm na dërgon radiacionin, i cili vjen nga Dielli dhe nga kozmosi i jashtëm. Pa thithjen e rrezeve ultravjollcë, nuk do të kishte jetë në Tokë.
Kjo formë e shprehjes rexh-a është formë e kthimit të materieve të dëmshme në kozmosin e jashtëm. E dimë gjithashtu se këto dy shtresa, troposfera dhe ozonosfera, nuk e kthejnë vetëm shiun në Tokë, por edhe lloje të ndryshme të energjisë dhe grimcave të forta, të cilat janë të rëndësishme për banorët e planetit. I kthehen po ashtu edhe valët e nxehta që i lëshon Toka; i kthehen edhe grimcat e forta, të cilat janë përgjegjëse për bardhësinë e ditës, në të cilën kënaqemi për shkak të reflektimit të madh të dritës së Diellit nga sipërfaqja e tyre e jashtme.
Mbi ozonosferën gjendet jonosfera - shtresa e jonizuar, e cila i kthen në Tokë valët e emetuara radio-televizive dhe të telekomunikimit. Si rezultat i reflektimit të radiovalëve, ne mund t’i dëgjojmë radiostacionet e hemisferës së kundërt.
Pa jonosferë nuk do të kishte radio, televizion dhe telekomunikim. Kjo aftësi e qiellit për të kthyer (reflektuar) nuk ka qenë e Mbi jonosferën gjenden të ashtuquajturit “Brezat e Van Allenit”; dy breza koncentrikë shumë të hollë në pole, shumë të përhapur në ekuator. Këta breza i shtyjnë grimcat kozmike, të cilat udhëtojnë me shpejtësi fantastike kah Toka, dhe janë rrezik vdekjeprurës për jetën në Tokë. Mbi Brezat e Van Allenit gjendet magnetosfera, sfera e cila vepron gjithashtu si barrikadë mbrojtëse për jetën në Tokë, duke mënjanuar pjesën më të madhe të grimcave kozmike të cilat udhëtojnë kah ne.
Prandaj fjala rexh’ është vërtet e çuditshme, për shkak se vetëm me një fjalë Kur’ani famëmadh e përshkruan aftësinë e qiellit që në planetin tonë të kthejë format e dobishme të materies dhe energjisë, por që në kozmosin e jashtëm mënjanon format e dëmshme, duke mbrojtur në këtë mënyrë jetën në Tokë. Kjo është arsyeja që All-llahu i gjithëdijshëm, në diturinë dhe urtësinë e Tij të përhershme, e ka përdorur fjalën rexh’ (kthim), e jo shi (meteor).
Në versetin vijues të së njëjtës kaptinë, All-llahu i madhërishëm betohet:

“Betohem në Tokën me plot çarje” (ET TARIK, 12)

Versetin e cituar të Kur’anit famëmadh përkthyesit shqiptarë e përkthejnë si vijon:
H. Sherif Ahmeti: “Edhe tokën që çahet për bimë”.
Hasan ef. Nahi: “Edhe tokën që plasaritet për të mbirë bimët”.
Feti Mehdiu: “Edhe tokën që çahet e plasaritet (për të mbi)”.

Fjala kryesore në këtë verset është sadea, që do të thotë çarje, plasaritje.
Menjëherë vërehet se në verset nuk përmendet asnjë çarje e Tokës, nuk përmendet asnjë bimë dhe asnjë mugullim i bimës. Në fakt, verseti është konstatim dhe paraqitje e fakteve lidhur me gjendjen ekzistuese të korës së Tokës.
Komentuesit e mëparshëm të Kur’anit këtë e kanë kuptuar vetëm si çarje –plasaritje e truallit për të mbirë bima. Kur hedhim farën në tokë, e më pastaj e ujisim, nga toka mbin bima e re me bukurinë e saj të përkryer, të cilën e kemi mbjellë. Aftësia e bimës që mugullon vetë është një çudi më vete.
Por, çarja-plasaritja e truallit për të mbirë bima është vetëm një aspekt i kuptimit “të tokës me plot çarje-plasaritje”.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në kërkim të mineraleve, shkencëtarët u zhytën në fund të deteve dhe oqeaneve. Në befasinë e tyre, ata konstatuan se thellësitë më të mëdha të oqeaneve nuk janë në qendër, siç është menduar më parë, por në periferi, ndërsa pjesët më të cekëta të oqeaneve dhe deteve janë në qendër. Hulumtimet e mëtejme kanë zbuluar se shtresa gurore e Tokës është e çarë në shumë vende dhe se ato të çara dhe plasaritje janë në të gjitha drejtimet: nw drejtimin veri-jug dhe lindje-perëndim, janë me dhjeta mijëra kilometra të gjata dhe 60-150 kilometra të thella në tërë trashësinë gurore të korës së Tokës. Kjo e bën të mundur që magma nën litosferë të depërtojë deri në fund të deteve dhe oqeaneve. Nga këto plasaritje llava del në sipërfaqe, nga e cila ndërtohen bjeshkë në mes të detit, që quhen “Kodra Shkëmbore” mesoqeanike. Maja më e lartë në Tokë është Mont Everest, 8.848m mbi nivelin e detit, por në fund të oqeaneve kemi ngritje të cilat arrijnë lartësinë mbi 11km.
Pra, njëra nga karakteristikat e planetit tonë janë plasaritjet e tij.
Në këto plasaritje goditen pllakat kontinentale. Ato fërkohen në mes tyre duke shkaktuar tërmete dhe erupcionin e vullkaneve.
Nga këto erupcione dalin sasi enorme shkëmbinjsh të tretur, që rrjedhin duke formuar kodra shkëmbore mesoqeanike. Sikur Toka mos t’i kishte këto plasaritje, të cilat mundësojnë përcjelljen e nxehtësisë nga brendia kah korja e Tokës, jeta në Tokë nuk do të ishte e mundur.
Pra, Toka plasaritet për të zbërthyer farën e bimës; nga plasaritjet e saj del nafta, burimet termale, minerale dhe vullkanet.
Njeriu mund të pyet si është e mundur që Pejgamberi, a.s., i ka ditur këto fakte shkencore, kur e dimë se asnjëherë nuk ka bërë hulumtime shkencore në dete dhe oqeane. Për të gjitha këto e ka informuar All-llahu i madhërishëm nëpërmjet frymëzimit hyjnor.
All-llahu i gjithëdijshëm, në diturinë e Tij të përhershme, e ka ditur se do të vijë koha kur shkencëtarët do t’i zbulojnë këto fakte dhe atëherë do të kuptojnë se Kur’ani është prijatar i shkencës, ndërsa Muhammedi, a.s., është vula e pejgamberëve të Tij.
Prandaj saktësia dhe vërtetësia e Kur’anit famëmadh është garantuar nga All-llahu i gjithëdijshëm për çdo vend, për çdo kohë, epokë dhe brez:

“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetën e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë.” (FUSSILET, 53)





LITERATURA

1. H. Sherif Ahmeti: “Kur’ani – përkthim me komentim”, Prishtinë, 1988
2. Prof. Hasan ef. Nahi: “Kur’ani i madhëruar”, Prishtinë, 1988.
3. Dr. Feti Mehdiu: “Kur’ani dhe hija e tij shqip”, Logos, Shkup, 1999.
4. Emin Behrami: “Qasje studimore rreth katër përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe”, Prishtinë, 1997.
5. Shpjegimi i kuptimeve të Kur’anit të lartë, Riad, 2000.
6. Enes Kariq: “Kur’an sa prijevodom na bosanskom jeziku”, Sarajevë, 1995.
7. Enes Kariq: “Tefsir – uvod u tefsirske znanosti”, Sarajevë, 1995.
8. Enes Kariq: “Semantika Kur’ana”, Sarajevë, 1998.
9. Sejjid Kutub: “U okrilju Kur’ana”, Sarajevë, 1996.
10. Sejjid Kutub: “Ilustrimi artistik në Kur’an”, Shkup, 1998.
11. Tefsir Ibn Kethir, Sarajevë, 2000.
12. Dr. Ramo Atajiq: “Prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku”, Sarajevë, 2001.
13. Abdullah Jusuf Ali: “The Meaning of the Holy Qur’an”, Maryland, USA, 1991.
14. Mustafa Mlivo: “Kur’an na bosanskom jeziku”, Bugojna, 1995.
15. The Holy Qur’an, English translation of the meanings and Commentary, Al Medinah Al-Munavarah, 1411 H.
16. Mlivo Mustafa: “Kur’an na arapskom, prijevod na bosanski, tefsir-komentar, tertil- audio pretraga-CD, 2002.
17. Dr. Mustafa Ahmed: “Scientific signs in the Qur’an Examples from the area of Earth Sciences”.
18. Mustafa Mlivo: “Kur’an ispred nauke i civilizacije”, Bugojna, 2001.
19. Muhammed Sha’ravi: “Mrekullia e Kur’anit”, Prishtinë, 1996.
20. Muhammed Sha’ravi: “Argumentet lëndore mbi ekzistimin e Zotit”, Prishtinë, 1997.
21. Abdul Mexhid Zendani: “Mrekullia shkencore në Kur’an dhe Sunnet”, Prishtinë, 1996.
22. Abdul Mexhid Zendani: “Njëshmëria e Krijuesit”, Furkan, Shkup, 2000.
23. Dr. Feti Mehdiu: “Kur’ani kryevepër”, Prishtinë, 1992.
24. Dr. Feti Mehdiu: “Kur’ani mrekulli e përsosur”, Prishtinë, 2001.
25. L. Ademi, I. Bekteshi: “Kur’ani dhe kimia si shkencë”, Ftesa, prill, 1997.
26. Dr. Taha Ulvani: “Kriza e mendimit bashkëkohor”, Shkup, 1997.
27. Harun Jahja: “Gjunjëzimi i evolucionit”, Tiranë, 2001.
28. Harun Jahja: “Popujt e zhdukur”, Tiranë, 2002.
29. Harun Jahja: “Krijimi i Universit”, Tiranë, 2002.
30. Harun Jahja: “Mrekullitë e Kur’anit”, Tiranë, 2002.
31. Harun Yahya on the internet.
32. Harun Yahya: Interactive CDS.
33. Dr. Ali Iljazi: Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore, Gjakovë 2000
34. Dr. Ali Iljazi: Kur’ani prijatar i shkencës, Gjakovë 2003


Artikulli i kaluar
Nënë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dersi i xhumasë - Ligjeruës Myftiu Naim ef. Tërnava, Tema: Punët e hajrit