Hapet solemnisht xhamia e re në Sllatinë të Tetovës


Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, të shtunën më 26.03.2022, Qytetit dhe Myftinisë së Tetovës, gjegjësisht fshatit Sllatinë që graviton në Komunën e Tearcës, iu shtua edhe një xhami e re. Në ceremoninë e hapjes së Xhamisë së re në fshatin Sllatinë.-, udhëheqësia e Bashkësisë Fetare Islame me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, patën një ditë të madhe, me ç’rast edhe pjesëmarrja ishte masive, ndërsa organizimi në nivelin më të lartë, me prezencë të Myftiut Prof. Dr. Qani ef. Nesimit me bashkëpunëtorët e tij, muftinjë të Muftinive të BFI të RMV, H. Sabahudin ef. Zendeli, Mr. Nasir ef. Rexhepi dhe Mr. Salim ef. Sulejmani, drejtorët e sektorëve të Rijasetit: prof. Jusuf ef. Zimeri, H. Muhamer ef. Veseli, Mr. Mustafa Dauti, H. Rexhep Ziberi, Z. Musanif ef. Rufati, Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulqerim Iseini, imamë, kryetari i Komunës së Tearcës dhe shumë të tjerë.
Fillimisht në emër të Këshillit të Xhamisë të re të pranishmit i përshëndeti Prof. Zulqufli Sulejmani, më pastaj ish Imami i Sllatinës H. Harbin ef. Jonuzi, i cili tërë jetën ia kushtoi shpjegimit të Islamit, më pastaj Imami i ri Z. Nehat Aliji, dhe pas fjalimit përshëndetës t? Kryetarit t? Komunës së Tearcës, tubimin e përshëndeti Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimit i cili uroi ndërtimin dhe hapjen e xhamisë dhe përshëndeti të pranishmit duke shprehur mirënjohje aktivistëve dhe donatorëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i BFI në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Myftiun dhe Këshillin iniciativ për ftesën, e më pas shpjegoi për rolin e xhamisë në ngritjen e vetëdijes fetare e kombëtare dhe uroi Këshillin iniciativ për këtë punë të madhe.
Më pas, duanë e bëri Myftiu paraprak i Tetovës H. Alifekri ef. Esati, ndërsa në namazin e drekës, priu Myftiu i Gostivarit H. Sabahudun ef. Zendeli.
Programin e udhëhoqi dhe moderoi Z. Xhemil Sadiku, ndërsa falënderime të posaçme u përçuan tek të gjithë organizatorët në krye me Kryetarin e Këshillit iniciativ Z. Haxhi Shemsudin Idrizi për punën e madhe.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme