Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, parapengon formimin e ateromeve dhe tret pllakat ateromatike, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe në tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit
Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë, si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjenin në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu, është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore, si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në formë urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukeni të ngurtë, por trupi i juaj përbëhet nga 60- 65% ujë nëse jeni burra, 50-60% nëse jeni gra. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka pë- rafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza, gjaku është 83% ujë, edhe indet e ngurta kanë 75% ujë, ndërsa kockat kanë 22% ujë. Largimi nga uji gjatë kohës së agjërimit s’është i keq. Në fakt, kjo gjë shkakton konservimin e fluideve në tërë trupin, duke zvogëluar dehidrimin e t?. Trupi ka mekanizmin e t? të brendshëm për konservimin e ujit
Më 1994 në Kongresin e parë ndërkombëtar mbi shëndetin dhe Ramazanin, të mbajtur në Kazablanka, u prezantuan 50 shkrime nga e gjithë bota. Hulumtues myslimanë dhe jomyslimanë sollën studime të gjera rreth etikës mjekësore të agjërimit. Shumica e vlerësimeve ishin se në asnjë mënyrë agjërimi nuk ka ndikim negativ në shëndet. Në anën tjetër është vërtetuar se pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda, siç janë: diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare, gurët në veshka etj., agjërimi ka ndikim negativ dhe këta pacientë janë të liruar nga agjërimi dhe nuk duhet ta praktikojnë atë. Po ashtu agjërimi ka edhe efekte psikologjike. Është një paqe dhe qetësi për ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
RAMAZANI OFRON SHPIRT TË SHËNDOSHË DHE TRUP TË SHËNDETSHËM
Gjatë agjërimit shpenzohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja. Kështu ndodh një ripërtëritje në trup. Agjërimi, shërim për shumë sëmundje – këtë e kanë vërtetuar mjekët me renome botërore si: Dr. Noman, Dr. Pauchet etj. Pas studimit të gjatë, Dr. Noman ka vërtetuar se agjërimi gjatë Ramazanit shkakton një ngritje të shënuar të kolesterolit me densitet të lartë (HDL) dhe zvogëlon kolesterolin me densitet të vogël (LDL). R. Habbal dhe autorët nga qendra kardiologjike e Spitalit Universitar Ibn Roch në Kazablankë (Marok), në studimin e përfshirë me 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartë e gjakut), vërtetuan ulje sinjifikante të tensionit të gjakut gjatë muajit të Ramazanit. Kjo për arsye të natriurezës. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me të ënjtura (edem), ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me uljen e tensionit të lartë të gjakut. Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit niveli i magneziumit në gjak rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake. - Është stabilizator i membranës, i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit. - Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit. - Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit parapengon formimin e ateromeve dhe tret pllakat ateromatike, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe në tru. Për këtë, agjë- rimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit. - Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj. Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës së hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve, i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit. Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimi i proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve. Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit zvogëlon stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje. Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike. Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon sensorët e sh?es që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin. Kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë. Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon shqetësimet në sistemin tretës, si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Hipertensioni është shkaktar kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara. Në vitin 1984 qendra shëndetësore "Tru North Health Center" në SHBA bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90% të pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe. Gjatë agjërimit palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut. Gjatë agjërimit ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Kështu, në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.
DISA KËSHILLA NË LIDHJE ME MËNYRËN E TË USHQYERIT
Në kohët kur agjërojmë në ditë të gjata duhet të marrim jo lëndë ushqimore që treten lehtë, por që treten ngadalë, përfshi këtu lëndët ushqimore fibroze. Ndërsa lëndët ushqimore që treten ngadalë, treten për rreth 8 orë, lëndët ushqimore që treten shpejt, treten brenda vetëm 3-4 orësh. Lëndët ushqimore që treten ngadalë janë gruri, elbi, tërshëra, mielli, thjerrëzat, bishtajat, fasulja, orizi etj. Këto quhen karbohidrate komplekse. Lëndët ushqimore që digjen me shpejtësi në trup janë sheqeri, mielli i bardhë, si dhe nënproduktet e tyre. Këto quhen karbohidrate të rafinuara ose të pastruara. Lëndët ushqimore që përmbajnë fibra dhe krunde janë mielli i grurit, rrënjët, fasulja e njomë, bizelja, speci, spinaqi, majdanozi, gjethet e panxharit, frutat me lëkurë, kajsia e thatë, fiku, kumbulla e thatë, bajamja etj. Me sa të keni mundësi, shmanguni nga ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë. Mos i parapëlqeni ëmbëlsirat, veçanërisht ato shumë të ëmbla. Në syfyr mos pini shumë çaj, sepse pirja e shumtë e çajit shkakton urinim të tepërt, gjë që i hap rrugë hedhjes nga trupi të kripërave minerale të dobishme për të cilat trupi ka nevojë shumë. Po kështu, në syfyr mos u ngopni me të tepërt. Ata që pinë duhan, ta fillojnë pakësimin e pirjes dalëngadalë, qysh disa javë para Ramazanit. Të gjithë e dimë mirë se duhani është i dëmshëm dhe se duhet lënë plotësisht. Por, të mos harrojmë se ka persona që e lënë krejt pirjen e duhanit duke përdorur si pretekst muajin e Ramazanit. Me pak durim dhe zell, është e mundur që njeriu të shpëtojë krejt nga vesi i të pirit të duhanit.
Prim. Dr. Mair iseini