- I -
Veshkët janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve, çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Në përgjithësi, ky dëmtim, zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve.
Në shumicën e rasteve, sëmundjet e veshkëve nuk japin kurrfarë simptomash. Të kërkosh nga njerëzit që në mënyrë masive të kontrollojnë shëndetin e veshkave të tyre, do të ishte e tepërt, por prapë, siç tregon studimi i botuar në revistën shkencore "Health Journal", ekzistojnë grupe njerëzish tek të cilët ekzaminimi do të ishte i arsyeshëm.
Nuk janë të rralla rastet e personave që kanë probleme me veshkat. Komplikacionet dhe problemet e shfaqura mund të jenë në variante të ndryshme dhe në varësi të tyre, ndryshon edhe shkalla e rrezikut të shfaqur. Problemet e shfaqura në veshkë mund të jenë shumë të ndërlikuara sa që mund të kërkojnë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurëve në veshka kërkon trajtim dhe kurim. Por e rëndësishme është që të njihen shkaktarët e formimit të këtyre gurëve dhe të shmangen, duke ndihmuar veshkat në mirëfunksionimin e tyre. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë pirjen e ujit dhe të lëngjeve, pasi janë të domosdoshme për jetën e njeriut.
Pa ujë njeriu nuk mund të jetojë. Një njeri mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht, që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri akoma më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Sëmundja që shkakton prodhimin e gurëve quhet Litiazë. Në rastin e litiazes renale, gurët prodhohen nga veshkat.
Veshkët rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si, sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë. Prodhojnë disa hormone, p.sh. rënien që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.
Në disa raste, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bie efikasiteti i tyre në eliminimin e produkteve të katabolizmit nga gjaku, si p.sh. të uresë. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm.
Në sajë të urinës, në trupin tonë eliminohen një sasi toksinash siç është ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, një nga përbërësit e urinës). Quhet “diureze” sasia e urinës së prodhuar çdo ditë. Sa më shumë pimë lëngje, aq më shumë urina është e holluar dhe në ngjyrë të çelet. Në rast të kundërt, kur lëngjet janë të pakta dhe djersitim shumë, urina bëhet më e përqendruar dhe e errët. Kur urina është shumë e koncentruar, ajo ka përmbajtje të lartë të toksinave, me prirjen për t’u kthyer në formë kristaline në nivelin e veshkës. Duke u mbledhur njëra pas tjetrës, kristalet formojnë gurët. Prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojë e bllokimit të gurëve në ureter, një kanal i hollë që çon urinën në fshikëz. Përveç krizave të dhimbshme, litiaza mund të keqësojë gjendjen e veshkave dhe të rrugëve urinare, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin. Ekzistojnë shumë lloje të shfaqjes së gurëve në veshka, në varësi të natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.
Gurët mund të përbëhen dhe nga minerale të tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurëve shoqërohet dhe me praninë e një bakteri, siç mund të jetë: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; të cilat transformojnë urenë në amonium. Me shpesh bëhet fjalë për Proteus mirabilis. Shumë persona me gurë në veshka nuk ndjejnë dhimbje. Ata e kuptojnë veçse kur shohin se kanë hematuri, pra gjak në urinë, çka është shenja kryesore e një litiaze renale. Përveç gurit që është shenja e parë dhe klinika tipike, mund të gjendet dhe prania e gjakut në urinë përmes një analize me ”letër reaktive“. Por kjo kërkon dhe analiza të tjera plotësuese, si: ekografia abdominale, e cila vëzhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket një zgjerim i “pyelon“-it dhe gropës së veshkave; radiografia e thjeshtë ose me tomografi; urolografia ndër-venoze; skaneri; etj.
Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka: Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin. Urinës. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinë. Djersitje e vazhdueshme. Fryrje e trupit
Ethe. Dobësi. Urinë e turbullt me erë të keqe. Temperaturë
Sëmundjet renale mund të shfaqen në çdo moshë, por sëmundje të veçanta shfaqen më tepër në dekada të caktuara të jetës. Në moshën pediatrike (fëmijërore) duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë diagnostikimit të hershëm të refluksit vesiko-ureteral (kthimi i urinës nga fshikëza e urinës në veshkë), të sëmundjeve të trashëguara, infeksioneve të rrugëve urinare dhe sindromit nefrotik.
( Vijon)
Përgatiti: Sabri Sealmani, Gjermani