Kjo kaptinë e bekuar ka disa emra, por pa dyshim, emri më i njohur i saj, me të cilin është radhitur nëpër Mushafe, nëpër librat e Tefsirit dhe të Hadithit dhe me të cilin ka qenë e njohur edhe në kohën e sahabëve, është: “Es-Sexhde”.
Kaptina “Es-Sexhde”, sipas mendimit unanim të dijetarëve, është kaptinë mekase. Transmetojnë Ibn Durejsi, Ibn Merduvije dhe Bejhekiu nga Ibn Abasi të ketë thënë: “Ka zbritur surja “Es-Sexhde” në Mekë”. Të njëjtin transmetim, Ibn Merduvije e përcjell edhe nga Ibn Zubejri.(1)
Në anën tjetër, Ibn Nexhari transmeton nga Ibn Abasi të ketë thënë se kjo sure është tërësisht mekase, përveç ajeteve 18-20, por si mendim nuk ka ndonjë mbështetje.(2)
Kaptina “Es-Sexhde” ka gjithsej 30 ajete, 330 fjalë dhe 1599 shkronja.(3)
Ka zbritur pas sures “En-Nahl” dhe para sures “Nuh”. Në radhitjen e Mushafit mban numrin 32, kurse në radhitjen e zbritjes është e 73-ta.(4)
Emërtimi i kësaj kaptine
Kjo kaptinë e bekuar ka disa emra, por pa dyshim, emri më i njohur i saj, me të cilin është radhitur nëpër Mushafe, nëpër librat e Tefsirit dhe të Hadithit dhe me të cilin ka qenë e njohur edhe në kohën e sahabëve, është: “Es-Sexhde”. Arsyeja e këtij emërtimi është ajeti i sexhdes, ai i 15-të: “Argumentet (ajetet) tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, të cilët madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe nuk bëhen mendjemëdhenj”, nga i cili e ka marrë edhe emrin(5)
- Emërtimi i dytë i kësaj sureje është: “Elif, Lam, Mim - Tenzil”. Arsyeja e këtij emërtimi është hadithi që na është përcjellë nga Xhabir ibn Abdullahu se i Dërguari a.s. nuk binte për të Gjetur pa i lexuar: “Elif, Lam, Mim-Tenzil” dhe “Tebarekel- Ledhi bi jedihi-l mulku”.(6)
- Emërtimi i tretë është: “Elif, Lam, Mim - Tenzilu-s-Sexhdete”. Ky emërtim është përmendur nga disa prej sahabëve. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në namazin e sabahut të ditës së xhuma i lexonte suret: “Elif, Lam, Mim-Tenzilu-s-Sexhdete” dhe “Hel eta alel Insani.”(7)
Po ashtu është transmetuar nga Ebu Seid el Hudrijj të ketë thënë: “E llogaritnim qëndrimin në këmbë të Dërguarit të Allahut në namazin e drekës dhe të ikindisë në dy rekatet e para, përafërsisht sa lexohen 30 ajete,
apo përafërsisht sa surja: “Elif, Lam, Mim-Tenzilu-s-Sexhdete”, ndërkohë që e llogaritnim (me hamendësim) qëndrimin e tij në dy rekatet e fundit dhe ishte sa gjysma e të parave.(8)
- Emërtimi i katërt i sures është: “Suretu Tenzilu-s-Sexhdete”. Me këtë emër ec ka radhitur Imam Buhariu në “Sahihun” e tij.(9)
- Emërtimi i pestë i kësaj sureje është: “Suretu-t-Tenzil”. Një emërtim të tillë e ka përmendur studiuesja dr. Munire ed-Devserij, e cila thotë se një emërtim të tillë e ka hasur në një manuskript (dorëshkrim) në Universitetin e Imam ibn Su udit në Rijad, me numër (8058).(10)
- Emërtimi i gjashtë i sures është “Suretu-l Medaxhiu”. Me këtë emërtim e kanë quajtur Fejruzabadi(11), Sujutiu(12) dhe të tjerë. Arsyeja e këtij emërtimi është të përmendurit e fjalës “El-Medaxhiu” në ajetin e 16-të të kësaj sureje: “Ata ngrihen nga shtrati, duke iu lutur Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe, nga ajo që Ne u kemi dhënë (nga pasuria), ata japin.”
- Emërtimi i shtatë është “El-Munxhijjetu”. Këtë emërtim e ka cekur El-Bukai, duke u mbështetur në Sunenin e Darimiut, i cili transmeton nga Halid ibn Midan të ketë thënë: “Lexojeni suren “El-Munxhijjetu” e ajo është “Elif, Lam, Mim Tenzil”. Jam njoftuar se një njeri e lexonte vetëm këtë sure dhe asgjë tjetër pos saj, ndërkohë që ishte i mbushur me gjynahe. Por kjo sure i kishte shtrirë krahët e saj mbi të duke thënë: “O Zot, fale, sepse ky me ka lexuar mua, prandaj Zoti xh.sh. ia mundëson ndërmjetësimin dhe thotë: “Shkruajani këtij njeriu në vend të çdo mëkati një sevap (mirësi) dhe ngrijeni në shkallët e lartësisë”(13)
- Emërtimi i tetë është “Suretu Sexhdeti Lukman”. Këtë emërtim e kanë cekur Fejruzabadi, Alusiu dhe të tjerë.(14)
- Emërtimi i nëntë është: “El-Munkasimetu”. Këtë emërtim e ka cekur El-Bukai me arsyetimin se kjo sure ka sqaruar që njerëzit në Ahiret do të jenë të ndarë në dy grupe: besimtarët në Xhenet, kurse jobesimtarët në Zjarr, dhe këta kurrë nuk mund të jenë njësoj e as të barabartë, siç ka ardhur në ajetin e 18-të të kësaj sureje “Fs-Sexhde”: “Vallël A është besimtari njësoj si keqbërësit Jo, ata nuk janë të barabartë.”(15)
Vlera e kaptinës “Es-sexhde”
Surja “Es-Sexhde” bën pjesë në grupin e sureve të quajtura “El-Methani”. Në lidhje me këtë, transmetohet nga Vathilete ibnul Eska'ë El-Lejthi të ketë thënë: “T Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Më është dhënë në vend të Tevratit, shtatëshja, (suret nga “El-Bekare” e deri te “El-Enfal” ose “Et-Tevbe”): më janë dhënë në vend të Zeburit, “El-Miine” - njëqindëshet, (suret që kanë mbi 100 ajete): më janë dhënë në vend të Inxhilit “El-Methani” - (suret që kanë më pak se 100 ajete), ndërsa jam mbinderuar (ndaj të dërguarve të tjerë) me suret “El-Mufassal” (nga surja “Kaf”, e është thënë nga “El-Huxhurat” e deri te “En-Nas”).(16)
- Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte “Elif Lam Mim, Tenzilu-l kitab... (Es-Sexhde) dhe “Hel eta ale-l insani hinun mine-d-dehri”.(17) Duke zbatuar këtë sunet të Pejgamberit a.s., sot shumë prej imamëve, anembanë botës islame, e lexojnë këtë sure në namazin e sabahut të ditës së xhuma.(18)
- Transmetohet nga Xhabir bin Abdullahu të ketë thënë: “T Dërguari i Allahut nuk flinte pa i lexuar “Elif Lam Mim, Tenzilu-l kitab...(Es-Sexhde) dhe “Tebareke-l-Ledhi bi jedihi-l mulk” (El-Mulk)”.(19)
- Transmetojnë Ebu Nasri, Taberaniu dhe Bejhekiu nga Ibn Abasi, me sened deri te Pejgamberi a.s. të ketë thënë: “Atij që fal pas farzit të Jacisë katër rekate, dhe në dy rekatet e para lexon (këndon): “Kul ja ejjuhe-l kafirun” dhe “Kul Huvallahu Ehad” dhe në dy rekatet e fundit “Tebareke-I-Ledhi bi jedihi-l mulk” dhe “Elif, Lam, Mim-Tenzil...”: do t'i shënohet sikur t'i kishte falur katër rekate të natës së Kadrit.(20)
- Transmeton Ibn Merduvije nga Ibn Umeri r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Atij që lexon “Tebareke-1-Ledhi bi jedihi-l mulk” dhe “Elif Lam, Mim-Ienzil (Es-Sexhde)”, ndërmjet Akshamit dhe Jacisë , i llogaritet sikur ta ketë gjallëruar (me namaz) Natën e Kadrit.(21)
- Transmeton Ibn Merduvije nga Aishja r.a. të ketë thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush këndon në një natë “Elif, Lam, Mim-Tenzil” (Es-Sexhde), “Jasin”-in, “Ikterebeti-s-Saatu (El-Kamer) dhe “Tebareke-1-Ledhi bi jedihi-l mulk”, këto (sure) do të jenë dritë për të dhe mbrojtje nga shejtani dhe ngritje në sevape dhe në shkallë të mirësisë deri në Ditën e Gjykimit.(22)
- Transmetohet nga Musejjib bin Rafrë të ketë thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Do të vijë surja “Eli, Lam, Mim-Tenzilu” (Es-Sexhdetu) në Ditën e Gjykimit, me dy krahë, duke i bërë hije lexuesit të saj e duke u thënë (melekëve të ndëshkimit): Ju nuk mund t'i afroheni këtij, ju nuk mund t'i afroheni këtij.(23)
-Iransmetohet nga Ibn Abbasi të ketë thënë: “Derisa ishim tek i Dërguari i Allahut, erdhi Aliu r.a. dhe i tha: “Babë e nënë i bëfsha kurban për tyl Ky Kuran po më rrëshqet (ikën) nga gjoksi, kështu që nuk po mund ta mbaj mend atë. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: “O babai i Hasaniti A dëshiron të t'i mësoj disa fjalë me anë të të cilave Allahu do të të bëjë dobi ty, e do t'u bëjë dobi edhe atyre të cilëve do t'ua mësosh dhe do ta përforcojë në zemër (mendje) atë që do ta mësosht”
- Posi, o i Dërguar i Allahut, - iu përgjigj Aliu r.a.
- “Atëherë, - tha Resulullahi s.a.v.s., - kur të jetë nata e xhumasë, nëse ke mundësi të ngrihesh, ngrihu në pjesën e tretë të natës, sepse ajo kohë është një kohë e dëshmuar (që dëshmon) dhe duaja në të është e pranuar... Nëse nuk mund të ngrihesh në pjesën e tretë të natës së xhumasë, atëherë përpiqu të ngrihesh në mes të saj (natës) e, nëse nuk mundesh, atëherë ngrihu në fillim të saj dhe fali katër rekate. Në rekatin e parë do të lexosh “Fatihanë” dhe suren “Jasin”, në rekatin e dytë “Fatihanë” dhe “Ha Mim- (surja) “Ed-Duhan”, në rekatin e tretë “Fatihanë” dhe “Elif Lam Mim, Tenzilu-l kitab...” - (Es-Sexhde), ndërsa në rekatin e katërt: “Fatihanë” dhe “Tebareke-I-Ledhi - (surja) “El-Mulk”. Pasi ta kesh përfunduar “Et-Tehijatin”, falënderoje Allahun dhe lavdëroje Atë, pastaj bjer salavat mbi mua e mbi të gjithë të dërguarit e tjerë dhe kërko falje për të gjithë besimtarët e besimtaret dhe për të gjithë vëllezërit e tu (besimtarë), të cilët kanë besuar para teje (të kanë paraprirë në besim), dhe, në fund të kësaj, thuaj: “O Allah, më mëshiro me lënien e mëkateve përgjithmonë, derisa të më kesh lënë (të gjallë) në këtë botë, më mëshiro që të mos preokupohem me atë që nuk ka ndonjë rëndësi për mua, më furnizo shikim të mirë në atë që Ty të bën të jesh i Kënaqur ndaj meje. O Allah, Shpikësi Qiejve dhe i Tokës, i Madhërishëm dhe Bujar jel O i Gjithëfuqishëm, fuqia e të Cilit nuk shkatërrohet kurrël Po të lutem, o Allah, o i Gjithëmëshirshëm, pashë Madhështinë dhe Nurin Tënd, ma lidh e forco zemrën me nxënien përmendsh të Librit Tënd, ashtu siç më ke mësuar. Më furnizo (me dije) që ta lexoj atë (Kuranin) në mënyrën që Ti të jesh i Kënaqur ndaj meje. O Allah, Shpikës i Qiejve dhe i Tokës, i Madhërishëm dhe Bujar Jel O i Gjithëfuqishëm, fuqia e të Cilit nuk shkatërrohet kurrët Po të lutem, o Allah, o i Gjithëmëshirshëm, pashë Madhështinë dhe Nurin Tënd, ma ndriço shikimin me Librin Tënd, ma çliro me të (Kuranin) gjuhën, ma lehtëso zemrën, ma hap gjoksin (që ta ndiej qetësinë shpirtërore) dhe ma pastro trupin, sepse askush tjetër përpos Teje nuk mund të më ndihmojë për ta gjetur të vërtetën. Askush pos Teje nuk mund ta sjellë atë (që po kërkoj) përveç Teje dhe nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim e as fuqi përveçse me lejen e Allahut të Lartmadhërishëm e Fuqiplotë.
O babai i Hasanit, bëje këtë dua tri, pesë apo shtatë xhuma rresht dhe do të të pranohet duaja. Pasha Atë që më ka dërguar me të vërtetën, kjo lutje nuk i refuzohet besimtarit.”
Ibn Abbasi vazhdon e thotë: Vallahi nuk kaluan pesë ose shtatë xhuma e Pejgamberi a.s. erdhi në një mexhlis të ngjashëm, ndërsa Aliu r.a. i tha: “Oi Dërguar i Allahut, unë më parë mësoja katër ajete, pastaj i harroja, ndërsa tash mësoj dyzet ajete e më shumë dhe, kuri lexoj, më duket sikur e kam Kuranin (të hapur) para vetes. Më parë dëgjoja hadithe dhe, kur doja t'i përsërisja, vërcja se i kisha harruar, kurse tash e dëgjoj hadithin, e përsëris dhe s'e harroj asnjë shkronjë. Pejgamberi a.s. tha: “Betohem në Zotin e Qabesë, se babi i Hasanit (Ebul Haseni-d.t.th. Aliu r.a.) është besimtar.”(24)
Vlera e ajetit 17
Transmetohet na Ebu Hurejra e ky nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë: Allahu xh.sh. thotë në një hadith kudsij: “Kam përgatitur për robërit e Mi të mirë (në Xhenet) çka syri kurrë se ka parë, çka veshi kurrë s'e ka dëgjuar dhe çka as nuk ka mundur ti ketë shkuar ndonjë njeriu në mendje (të imagjinojë diçka të tillë nga mirësia).” Ebu Hurejre vazhdon e thotë: Po deshët lexoni ajetin e 17-të të kësaj sureje: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ata (në jeën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.(25)
Shkaku i zbritjes së kësaj sureje
Në lidhje me shkakun e zbritjes së kësaj sureje si tërësi, nuk përmendet ndonjë shkak specifik, por ka shkaqe të zbritjes për disa ajete të saj, si p.sh. për ajetet 16, 18 dhe 28, për të cilat shkaqe do të flasim veç e veç gjatë komentimit të ajeteve në fjalë.
Lidhja e kësaj sureje me suren paraprake — “Llukman”
Kjo sure ka një lidhje të ngushtë me suren paraprake “Llukman”. Madje, kjo lidhje është e jashtëzakonshme, për se do të bindemi nëpërmjet ajeteve dhe shembujve që do të sjellim në vijim.
Në suren paraprake “Llukman” janë përmendur dy bazat e besimit: Njëshmëria dhe Ringjallja, ndërkohë që kjo sure: Es-Sexhde, fillon me përmendjen e një bazamenti tjetër të besimit — Shpalljen-Risalen pikërisht në ajetin e dytë: “Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.”
Po ashtu shohim se disa ajete të sures Es-Sexhde, vijnë si sqarim i ajetit të fundit të sures “Llukman”: “S'ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kiameti, Ai e lëshon shiun dhe e di se ç'ka në mitra (të shtatzënave). Askush pos Tij nuk e di se çdo të fitojë (punojë) nesër, dhe askush pos Tij nuk e di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje”.
Psh. pjesa e ajetit të 5-të nga surja Es-Sexhde: “Pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj”, është sqaruese e pjesës së ajetit 34 të sures “Llukman”: S'ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kiameti, prandaj edhe është pasuar me ajetin e G-të, . të sures Es-Sexhde se vetëm Allahu: “Është Ai që i di gjërat e padukshme dhe ato të dukshme.”
Pastaj, ajeti i 27-të i sures Es-Sexhde: “A nuk e shohin ata se Ne e drejtojmë ujin (shiun) në tokën e shkretuar...”, është sqarues i pjesës së ajetit 34 të sures “Llukman”: “Ai e lëshon shiun”, kurse ajeti i 7-të i sures “Es-Sexhde”: “i Cili ka përsosur çdo gjë që ka krijuar”, është sqarues i pjesës së ajetit 34 të sures “Llukmar”: “dhe (Allahu) e di se ç'ka në mitra (të shtatzënave)”.
Pastaj pjesa e ajetit të 5-të e sures “Es-Sexhde”: “Ai drejton çdo çështje (të krijesave), prej qiellit deri në Tokë...”, është sqarues i pjesës së ajetit 34 të sures “Llukman”: “Askush pos Tij nuk e di se çdo të fitojë (punojë) nesër” , dhe:
Ajetet 10-11 të sures Es-Sexhde: “Ata thonë: “Vallë, pasi të tretemi nën tokë, a thua përsëri do të ngjallemitl” Vërtet, ata nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre. Thuaju: “Shpirtin do tjua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”, janë sqaruese të pjesës së ajetit 34 të sures “Llukman”: “dhe askush pos Tij nuk e di se në çvend do të vdesë.”(26)
Përmbajtja e kësaj sureje shkurtimisht
Ashtu si shumica dërrmuese e sureve mekase, edhe kjo sure ka në fokus bazat e besimit islam: Besimin në Allahun, në Librat e shenjtë, në të dërguarit e Allahut, në Ringjallje dhe në Llogarinë e Ditës së Gjykimit.
- Kjo sure nis me shkronjat simbolike, për të vazhduar me pohimin se Kurani famëlartë është libër i zbritur nga Krijuesi fuqiplotë, pa asfarë dyshimi. Pastaj konfirmohet vlefshmëria e tefsir
Shpalljes së Muhamedit a.s., me çka njëkohësisht hidhen poshtë të gjitha shpifjet dhe pretendimet e idhujtarëve mekas se gjoja Muhamedi a.s. e paska shpikur nga vetja këtë Kuran. Ky grup ajetesh përmbyllet me konfirmimin se asnjëherë më parë, mekasve dhe arabëve nuk u ka ardhur ndonjë i dërguar si Muhannedi a.s., i cili ka për synim tua tërheqë vërejtjen atyre kundër kufrit dhe ti udhëzojë në rrugën e drejtë. (Shih ajetet 1-31).
- Në vazhdim të sures përmenden argumentet e Njëshmërisë së Allahut, siç janë krijimi i qiejve dhe i Tokës për gjashtë ditë, kuptimi i të cilave është vetëm në Dijen e të Madhit Zot, pastaj shtrirja e pushtetit të Tij absolut si Krijues, krijimi i njeriut nëpër etapa, si dhe frymëzimi i tij nga ana e Allahut me gjallëri, duke e pajisur atë me shqisën e dëgjimit, të shikimit dhe me mendje- logjikë. (Shih ajetet 4-91).
-Ajetet (10-14) të sures Es-Sexhde flasin për mohimin e ringjalljes nga ana e idhujtarëve, ndërkohë që i Lartmadhërishmi ua sqaron se meleku i vdekjes gjithsesi do t'ua marrë shpirtin, e pastaj, pas ringjalljes, të gjithë do të dalin para Allahut për të dhënë llogari. Dalja para Allahut për këta njerëz, do të jetë e turpshme, teksa qëndrojnë të heshtur e me koka të varura teposhtë, që pastaj ta shijojnë dënimin e dhimbshëm në Xhehenem, si pasojë e kufrit të tyre.
-Ajetet në vazhdim (15-17), flasin për besimtarët, të cilët i besuan Allahut dhe Ditës së Gjykimit, e të cilët, kur u përmenden ajetet e Kuranit, bien në sexhde dhe janë falënderues ndaj Tij. Këta besimdrejtë një kohë të natës e kalojnë në namaz me lutje tek i Gjithëmëshirshmi, andaj shpërblimi meritor për ta, nga Allahu, është Xheneti me bukuritë e tij magjepsëse.
- Ndërsa ajetet (18-22) flasin për shpërblimin e besimtarëve dhe për ndëshkimin e jobesimtarëve, duke vërtetuar edhe një herë se nuk mund të jenë të barabartë e as njësoj ata që besojnë dhe mohuesit e Njëshmërisë.
- Ajetet (23-25) të kësaj sureje flasin për Musanë a.s., të dërguar te beni- israilët me librin e shenjtë, Tevratin, i cili ishte udhëzim për ta nga Allahu xh.sh.. Përmendja e Musait a.s. dhe e Tevratit ndërlidhet ngushtë me shpalljen e
Kuranit si libër i fundit hyjnor, i cili përmban udhëzim për mbarë njerëzimin e jo vetëm për një popull të caktuar.
- Kjo sure e bekuar përfundon me ajetet (26-30), në të cilët po ashtu përmenden disa argumente lëndore, siç është zbritja e shiut në tokat të cilat i ka pllakosur thatësia e të cilat pastaj gjallërohen me bimësi e gjelbërim. Në fund edhe një herë ripohohet se Ringjallja do të ndodhë, se është e pashmangshme, ndërsa atij që nuk i përgatitet kësaj Dite të fundit, asgjë nuk do t'i vlejë për Ahiret, madje as imani i pohuar nga zori në çastet e Kiametit. (- vijon -)
_______________
1. Fethul Kadir, vëll. IV, f. 324.
2. Ibn Ashur, Et-Tahriru ve-t-Tenviru, vëll. XXI, f. 204
3. Besairu dhevi-t-temjiz, vëll. 1, f. 373.
4. Et-Tahriru ve-t- Tenviru, vëll. XXT, f. 204.
5. Dr. Munire ed-Devserij, Esmau suveri-l Kuran ve fedailuha, f. 309: El-Bukai, Nadhmu-d-durer, fi tenasubil-I ajati ve-s-suver, (157222).
6. Tirmidhiu, ESs-Sunen - (5165)
7. Dr. Muhamed Abdurrahman esh- Shaji'ë, Esmau suveri-l Kuran, Rijad, 2011, f. 109, Hadithi është i kategorisë “sahih”, e transmetojnë Buhariu (891), Muslimi (879): Tirmidhiu (2716), nr. (519), Nesaiu (27159). Të njëjtin hadith nga Ibn Abbasi e transmeton edhe Abdurrezak es-San'ani, në Musannef, vëll Li, f. 203.
8. Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij. Kreu mbi namazin (17213).
9. Sahihu-l Buhari (6131).
10. Esmau suveri-I Kuran ve fedailuha, £ 311.
11. Besairu dhevi-t-temjiz, (11373).
12. Imam Sujutiu, El-Itkan, (17173).
13. Ed-Darimij, El-Musned, kreu: Vlera e sureve: “Tenzil es-Sexhde” dhe “Tebareke”, vëll. Li, f. 454, Esmau suveri-I Kuran ve fedailuha, f. 313.
14. Esmau suveri-I Kuran, f. 109, Besairu dhevi-t-temjiz, (11373), Ruhu-I Meani, vëll. AXI, f. 115.
15. El-Bukai, Mesaidu-n-nedhar li-l ishrafi ala mekasidi-s-suver, Rijad, 1987, (21359).
16. Transmeton Imam Ahmedi (41107): Bejhekiu në Shuabi-l Iman (21465).
17. Hadith 'sahih'. Buhariu (891): Muslimi (879), Tirmidhiu (2716), nr. (519), Nesaiu (27159). Të njëjtin hadith nga Ibn Abbasi e tranmseton edhe Abdurrezak es-San 'ani, në Musannef, vëll II, f. 203.
18. Grup autorësh, Et-Tefsiru-I mevdui li suveri-l Kuran, vëll. VI, f. 47.
19. Hadith “hasen”. Imam Ahmedi (3140), Darimiu (3411), Tirmidhiu (2892), Hakimi në El-Mustedrek (21412) me konstatimin: hadith sahih” sipas kushteve të Muslimit.
20. Fet'hul Kadir, vëll. IV, f. 324.
21. Ruhul Meani, vëll. XXI, f. 116.
22. Fet'hul Kadir, vëll. IV, f. 324.
23. Ibn Durejs, f. 100 (Hadithi është hadith 'mursel' sepse Ibn Rafië nuk e ka dëgjuar drejtpërdrejt nga i Dërguari i Allahut, por Imam Dhehebiu e ka cilësuar atë si njeri të besueshëm. Isnadi i këtij transmetimi është 'hasen'): Shih edhe: Mesaidu-n-nedhar, (21364).
24. El-Kitabul xhamiu... ff. 175-176, Hadithi është i kategorisë “hasen”, ndërsa e transmetojnë Tirmidhiu (3570) dhe Hakimi (17316- 317), i cili ndër të tjera thotë se ky hadith është “sahih” Sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, ndonëse ata të dy nuk e kanë transmetuar.
25. Sahihul Buhari, hadithi nr. (4779), vëll. VI, f. 319, Sahihu Muslim hadithi nr. (2824), vëll. 4, f. 2174. Shih edhe: Esmau suveri-l Kurani ve fedailuha, f. 315.
26. Imam Sujutiu, Esraru tertibi-I Kuran, Kajro 1978, ff. 125-126.
Sabri Bajgora