Komentimi i kaptinës “El-Ahkaf” (2)


Vërletimi i ekzistencës së Allahut i Njëshmërisë së Tij dhe tubimi pas Ringjalljes

"Ha, Mim. Shpalija e Librit është prej Allahut, të Plotfuqishmit, të Urtit. Ne nuk i krijuam qiejt e Tokën dhe atë që gjendet ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe me një afat të caktuae; e megjithatë, ata që nuk besuan janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen. Thuaju: A nuk i shihni ata që i lutni në vend të Allahut? Më tregoni se çforë krijuan ata në tokë?! A mos vallë kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni ndonjë Libër tjetërpara këtij (Kuranit) ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!" Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut u lutet atyre që nuk mund t'u phgjigjen deri në Ditën e Kiametit. Ata janë të padiur për lutjet e tyre. Dhe kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiq të tyre dhe do t'ua mohojnë adhurimin e tyre. " - (El-Ahkaf, 1-6).

Koment:

1. Ha, Mim.

Kjo është surja e fundit nga grupi i sureve "Havamim" që fillojnë me shkronjat simbolike Ha-Mim. Është folur gjerësisht, edhe më parë, se shkronjat simbolike të Kuranit, përbëjnë një urtësi të fshehtë të tij, kuptimin dhe urtësinë e cila fshihet pas tyre e di më së miri Allahu xh.sh. Forma e shkronjave që kanë ardhur në fillim të disa sureve, ishte një sfidë e drejtpërdrejtë për idhujtarët mekas, të cilët ndonëse ishin të zotët në poezi, mbetën të pafuqishëm e të gjunjëzuar para fuqisë shprehëse të Kuranit famëlartë. Andaj, duke mos dashur të zgjerohemi më tepër në këtë lëmë, mbetemi pranë konstatimit se këto shkronja përbëjnë një prej mrekullive më madhështore të Kuranit.

2. Shpa!ija e Librit eshtë prej Allahut, të Plotfuqishmit, të Urtit.

Ky ajet, argumenton fuqishëm se Kurani është fjalë e Zotit, e zbritur prej të Plotfuqishmit e të Urtit. Ky është kundërshtimi hyjnor që u bëhet haptazi shpifjeve të idhujtarëve se këtë Kuran po e sajonte vetë Muhamedi a.s., duke synuar famë, pasuri e pozitë. Prandaj, përmendja e këtyre dy emrave të Bukur të Allahut, i Plotfuqishëm dhe i Urtë, jep shenjë se Kurani është libër i zbritur me plot urtësi nga i Urti, i Plotfuqishmi që krijoi këtë ekzistencë me urdhrin hyjnor. "Bëhu!". Kjo pjesë e ajetit:
"Shpallja (Zbritja) e Librit është prej Allahut", është e përshkruar me madhështi, të cilës nuk mund t'i


Ulet askush, sepse Ai që e ka këtë Kuran është Mbi¬. tërë ekzistencës, është i ....................
dhe i Urtë në cakrimet dhe krijimin e Tij.(1) Prandaj, njerëzve, që logjikojnë, nuk u mbetet tjetër vetëm se të binden e të përulen para kësaj madhështie që të pushton me ngrohtësi e dashuri, ndërkohë, që idhujtarët, të verbuar nga prapësitë dhe ligësitë e shejtanit të mallkuar, e mohuan dhe e përgënjeshtruan dritën e udhëzimit që u erdhi.
Kurani famëlartë si Libër që i zbriti të Dërguarit të Allahut, me ajete dhe sure të caktuara, i ruajtur brez pas brezi, në zemrat dhe mendjet e besimtarëve, përbën vetëm një pjesë të Librit të Allahut, sepse pjesa tjetër është kjo gjithësi, e cila simbolizon Librin e hapur të Allahut, me plot argumente kozmologjike. Që të dyja këto libra nxisin për shikim, vrojtim e meditim dhe dëshmojnë për fuqinë dhe madhështinë e Allahut në krijim si dhe në mbajtjen e rregullit në këtë ekzistencë që Ai e krijoi. Si Kurani, ashtu edhe gjithësia dëshmojnë për urtësinë e Tij të pashoqe, ndërkohë që Libri i hapur i gjithësisë vërteton bindshëm çdo shkronjë të Kuranit si Libër i shkruar. Përderisa Kurani i shkruar vërteton Njëshmërinë e Allahut, se Ai është Zot i çdo gjëje dhe Krijues i çdo gjëje, i Cili përcakton dhe rregullon çdo çështje në këtë ekzistencë, Libri i hapur i gjithësisë flet me gjallëri për këto të vërteta, duke u nisur nga vetë krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i krijesave që i shpërndau nëpër to.(2)

3. Ne nuk i i krijuam qiejt e Tokën dhe atë që gjendet ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe me një afat të caktuar; e megjithatë, ata që nuk besuan janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen.

Ishte vullneti dhe urtësia e Allahut të Plotfuqishëm që të krijonte këtë gjithësi, që nënkupton qiejt dhe Tokën dhe krejt çka ka në mes tyre nga krijesat, dhe caktoi një afat për to, atëherë kur krejt kjo ekzistencë, me një urdhër të Tij , do të përmbyset e shkatërrohet,(3) për të filluar një proces tjetër i jetës, ai i Ringjalljes dhe i marrjes në Llogari. Procesi i krijimit të qiejve me tërë madhështinë e tyre dhe të Tokës, si vend ku do të zhvillohej raca njerëzore, ndërlidhet fuqishëm edhe me dy emrat e bukur të Allahut të përmendur në ajetin e dytë të kësaj sureje: I Plotfuqishmi, I Urti, dhe dëshmon se kjo ekzistencë ka vetëm një Krijues të vetëm, i Cili është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.(4)
Ajeti në fjalë është shumë i qartë, preciz dhe kuptimplotë, se kjo gjithësi është e krijuar me një qëllim të caktuar, me një rregull të përpiktë i cili nuk ndryshon dhe me nja afat të përfundimit të saj, të cilin nuk e di askush pos Allahut të Madhërishëm. Dijetari i madh, Imam Sharavi, kur e komenton këtë pjesë të ajetit, thotë se fjala "bil hakki" në këtë ajet, merr dimensione të shumta, dhe nënkupton se Allahu i ka krijuar qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, të cilin krijim nuk i ka paraprirë ndonjë krijim apo përmirësim tjetër, por që nga fillimi, kjo gjithësi vazhdon të ekzistojë sipas një rregulli të përcaktuar hyjnor.(5) E kur të vijë momenti i atij "afati të caktuar", kjo gjithësi që e shohim do të pushojë së ekzistuari, dhe me shkatërrimin e saj, do të pasojë ringjallja dhe përjetësia në botën e Ahiretit.
Fundi i ajetit: "e megjithatë, ata që nuk besuan janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen.", tregon për mëshirën dhe dhembshurinë e Allahut ndaj njeriut. Ai dërgoi pejgamberë të shumtë, të cilët i begatoi edhe me mrekulli të shumta mbinatyrore, për t'ua tërhequr vërejtjen popujve të tyre që të largoheshin nga mosbesimi apo adhurimi i idhujve, li zbriti Libra të shenjtë me të vetmin qëllim, përudhjen e njerëzimit në rrugën e drejtë.
Por megjithatë, mohuesit, edhe përkundër këtyre fakteve bindëse, se kjo botë është kalimtare dhe se një ditë, krejt kjo çfarë shohim, do të shkatërrohet, nuk pranuan të besonin, se mund të ekzistojë diçka që nuk mund ta perceptonin me sytë dhe shqisat e tyre. Ata thjesht ishin mospërfillës ndaj të gjitha këtyre paralajmërimeve kuranore, andaj të tillët i pret ndëshkimin i dhimbshëm në Ahiret,

4. Thuaju: A nuk i shihni ata që i lutni në vend të Allahut? Më tregoni se çfarë krijuan ata në tokë?! A mos vallë kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni ndonjë Libër tjetër para këtij (Kuranit) ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!

Pasi që idhujtarët në mënyrë kategorike mohonin Ditën e Gjykimit dhe Ringjalljen, Allahu i Madhërishëm, sikur dëshiron që edhe njëherë t'ua japë rastin për t'u rikthyer në realitet, dhe nëpërmjet të Dërguarit a.s. iu drejtohet idhujtarëve të tregonin nëse këta idhuj që i adhuroni kot, kishin krijuar diçka?! Mos vallë ishin pjesëmarrës në krijimi e qiejve dhe të Tokës?! I Lartmadhërishmi sikur i nxit të flisnin nëse kishin fakte logjike për këtë gjë, apo nëse kishin le të sillnin ndonjë argument, qoftë ai edhe nga ndonjë Libër i shenjtë para Kuranit siç ishin Tevrati, Zeburi dhe Inxhili ose prej fletushkave që u zbritën disa pejgamberëve, ose ndonjë gjurmë tjetër nga dituria e Zotit, e cila u qe dhënë disa të dërguarve të Allahut, të cilëve nuk u kishte zbritur ndonjë libër i shenjtë.
Por, realiteti është se këta idhuj që i adhuronin, as nuk kanë krijuar gjë e as nuk janë pjesëmarrës në ndonjë formë të krijimit, sepse janë thjesht gurë e dru, të ndërtuar në formë putash e statujash që të adhurohen nga mendjelehtët dhe injorantët. Në lidhje me këtë flasin edhe ajete të shumta në Kuranin famëlartë, të cilat dëshmojnë, se Allahut, askush nuk ka mundësi t'i përzihet në sundim apo krijim, si p.sh.: "Thuaj: “A i keni parë idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut?! Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë?! Apo mos kanë ndonjë pjesë në qiej?! Mos vallë u kemi dhënë atyre ndonjë Libër, dhe ata mbështeten në të?! Jo, por mizorët i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime" - (Fatir, 40); dhe: "Thuaj: "Thirrini ata, të cilët i menduat për zota në vend të Allahut!" Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; dhe as që kanë në to ndonjë pjesë dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë ndihmës." - (Sebe'ë, 22) etj.

5. E kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut; u Lutet atyre që nuk mund t'u përgjigjen deri deri në Ditën e Kiametit. Ata janë të paditur për lutjet e tyre.

Allahu i Madhërishëm) në formë qortimi iu drejtohet edhe një herë idhujtarëve me fjalët, të cilat vlejnë për mohuesit e Njëshmërisë në çdo kohë, se nuk ka humbje më të madhe se sa të adhurosh e t'i lutesh dikujt tjetër përveç Allahut. Nuk ka injorancë më të madhe se sa t'i lutesh atyre idhujve që nuk ishin tjetër veçse gmë dhe drurë të ngurtë, të cilët as nuk mund t'i dëgjonin lutjet e tyre, e lëre më t'u përgjigjen atyre.
Arsyeja e përmendjes së fjalëve: "deri në Ditën e Kiametit", është një formë e shprehjes që përdoret figurativisht tek arabët, dhe ka kuptimin: "derisa të zgjasë jeta në këtë botë", që do të thotë se prej tyre mos shpresoni asgjë, sepse ata nuk kanë as fuqi e as mundësi të bëjnë diçka për ju.

6. Dhe kur të tubohen njerëzit (në Ditën e LLogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiq të tyre dhe do t'ua mohojnë adhurimin e lyre.

Kur të vijë Dita e Llogarisë së madhe, ku secili njeri do të përballet me amelet e tij, ajo do të jetë ditë e vështirë. Idhujtarët atë ditë do të stepen nga habia, sepse ata idhuj që i kishin adhuruar në këtë botë, tash do të shndërrohen në armiq të tyre. Sipas dijetarëve, në atë Ditë, Allahu do t'ju dhurojë këtyre idhujve mundësinë e të folurit, e këta do t'i mallkojnë idhujtarët pse i besuan si zota. Ata do të shfajësohen para Krijuesit fuqiplotë pse njerëzit i morën për zota, ashtu siç do të shfajësohen para Allahut edhe engjëjt, Isai a.s. dhe Uzejri a.s., për shkak se njerëzit i morën si zota dhe i adhuruan në vend të Allahut.
Në Kuran kemi shumë ajete që flasin për këtë tematikë, e prej tyre do të veçonim ajetet 81-82 të sures Merjem: "Ata morën në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u krenuar me ta. Por jo! Ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.", dhe ajetin 25 të sures El-Ankebut: "Ai (Ibrahimi) tha: "Dhe ai (Ibrahimi) tha: "Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri, dhe për ju nuk do të ketë ndihmëtarë."

Porosia e këtyre ajeteve – (1-6)

- Ajetet e para të kësaj sureje, sqarojnë bindshëm se Kurani nuk është fjalë e Muhamedit a.s., por është zbritje dhe Shpallje nga Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëfuqishëm.
- Fjalët hyjnore në ajetin e tretë të kësaj sureje: "Ne nuk i krijuam qiejt e Tokën dhe atë që gjendet ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe me një afat të caktuar", dëshmojnë se krijuesi i vetëm i kësaj ekzistence është Allahu xh. sh. i Cili krijon me Vullnetin dhe Urtësinë e Tij. Kjo jetë ashtu siç e kishte fillimin) do ta ketë edhe fundin e saj, pas të cilës do të ketë ringjallje dhe dhënie të llogarisë, e pastaj varësisht nga veprat, përjetësi në Xhenet ose në zjarr të Xhehenemit.
- Fatkeqësisht, shumë prej këtyre argumenteve, hasën në vesh të shurdhër të jobesimtarëve, duke mos pranuar dritën e udhëzimit, prandaj, fundi i tyre tragjik do të jetë zjarri i Xhehenemit.
- Pasi Allahu xh.sh. ua sqaroi bazat themelore të besimit, Njëshmërinë, shpalljen - pejgamberinë dhe ringjalljen, tash i qorton idhujtarët për besimin e tyre të humbur, sepse adhurimi i idhujve ishte vërtet një kotësi, sepse ata idhuj ishin gjëra të ngurta që nuk mund t'i sillnin askujt dëm e as dobi. Përkundrazi, nëpërmjet tyre, shejtani i mallkuar kishte arritur të devijonte mendjet e njerëzve, duke i lënë shumë prej tyre në humbëtirën e përjetshme.

- vijon –

J. Grup autorësh, Et-Tefsir el mevdui li suveri-l Kuran. vëll. VII, Sharika, 2010, f. 180.
2. Sejjid Kutb. Fi Dhilalil Kuran, Kajro-Bejrut. 2003. vëll. VI, f. 3254.
3. Mustafa el Adevijje, Et-Tes'hil li te'vili-t-tenzil -Tefsir Xhuz’u-l Ahkaf fi Sualin ve xhevabin. Mekë, pa vit botimi. F. 8.
4. Dr. Muhamed Ebu Musa, Ale Hamim-El-Xhathijetu-el Ahkaf dirasetun fi esrari-l bejan. Kajro) 2011, f. 330.
5. Muhamed Mutevel-li Esh-Sharavi, Tefsir esh-Sharavi-Havatiri havle-l Kurani-l Kerim, Kajro, 1991. f. 14153.



Sabri Bajgora


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)