Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit


A gjërimi i muajit Ramazan bëhet obligim me hyrjen e muajit Ramazan, ndërsa obligimi i ditëve të Ramazanit, fillon prej zbardhirnit të dytë, ose thënë ndryshe, prej fillimit të shkëndijave të zbardhimit real dhe përfundon me perëndimin e diellit.

Fillimi, përfundimi dhe agjërimi i ditëve të Ramazanit, bëhet përmes këtyre metodave:

• Shikimit të hënës

Kur muaji Shaban të jetë në përfundim, konkretisht në ditën e 29, besimtarët në kohën e perëndimit të Diellit vëzhgojnë qiellin. Nëse shihet Hëna, lajmërohet autoriteti përgjegjës apo institucioni kompetent, i cili pas vërtetimit të saktësisë së informacionit, do të vendos të shpallë apo jo fillimin e Ramazanit. Numri i dëshmitarëve mund të jetë relativ, nëse qielli është i turbulluar, mund të mjaftojë edhe dëshmia e një personi, i cili duhet t'i plotësojë kushtet e dëshmisë. Ndërsa, nëse qielli është i çiltër, dhe hëna mund të shihet me lehtësi, duhet së paku të jenë dy dëshmitarë, në mënyrë që të vërtetohet saktësia e shikimit të Hënës. Në situatën e tillë, dëshmia e vetëm një individi është e dyshimtë, për faktin se si ishte e mundur që Hënën ta shihte vetëm një individ, ndonëse nuk kishte pengesa në horizont për shikimin e saj. Prandaj, në këtë situatë refuzohet dëshmia e një dëshmitari të vetëm. Kështu që, agjërimi shpallet nga autoriteti kompetent, dhe jo nga shikimi apo jo i Hënës nga ndokush.(1)

Obligimi dhe e drejta e shpalljes së fillimit të Ramazanit nuk i përket individit, edhe nëse atë e ka parë me sytë e vet. Agjërimi i bëhet obligim vetëm atij, përderisa është i bindur se e ka parë Hënën. Megjithatë, atiji ndalohet thirrja e njerëzve për të agjëruar Ramazanin, gjë e cila do të rezultonte me çrregullime në shoqëri. Kjo kompetencë, në aspektin fetar dhe juridik, është e rezervuar për institucionin apo autoritetin kompetent. Në rastin konkret, në vendin tonë, autoriteti i vetëm kompetent për shpalljen e fillimit të Ramazanit është Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës. Për këto procedura verifikuese, përmes së cilave do të përcaktohej fillimi i Ramazanit, na ka informuar Muhamedi a.s., i cili ka thënë: "Agjëroni, atëherë kur ta shihni hënën, dhe përfundojeni agjërimin, atëherë kur ta shihni atë, ndërsa nëse ajo nuk duket, atëherë plotësojeni muajin Shaban tridhjetë ditë.”(2) Nëse në, ditën e 29 shihet Hëna, të nesërmen duhet agjëruar. Gjithashtu, Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos agjëroni derisa ta shihni hënën, dhe qëndroni agjërueshëm derisa ta shihni atë, nëse nuk duket nga turbullira e qiellit, përcaktojeni atë."(3)

• Duke plotësuar muajin Shaban tridhjetë ditë

Nëse nuk duket Hëna në përfundim të ditës së 29, ose në natën e ditës së 30, pasi që në kalendarin hënor nata i paraprinë ditës, atëherë plotësohen 30 ditë të muajit Shaban, dhe Ramazani me automatizëm fillon pas ditës së tridhjetë. Muhamedi a.s. në një transmetim tjetër ka thënë: “ ... plotësojeni muajin Shaban tridhjetë ditë."

• Përmes llogaritjes astronomike

Astronomia është shkencë që studion trupat qiellor dhe proceset e tyre. Ajo, në studimet e saj, përdorë metoda shkencore, të cilat tashmë janë shumë të sakta dhe të avancuara. Shkenca e Astronomisë, për një kohë të gjatë në të kaluarën, kishte ngecur së zhvilluari, sepse kisha katolike kishte ndaluar apo edhe ndjekur shkencëtarët e saj. Arsyeja e përndjekjes së tyre, ishte sepse ata sillnin rezultate të ndryshme nga botëkuptimet e saj. Në periudhën e mesjetës, thuajse studiuesit e vetëm të astronomisë ishin myslimanët. Ata nuk i pengonte as feja dhe as shteti që të studionin atë fushë, edhe pse ende nuk pranoheshin rezultatet e studimeve të tyre, pasi që në atë periudhë, shkenca e astronomisë ende nuk ishte e formuar aq sa të bindte dijetarët islam për saktësinë e rezultateve të saj. Në kohët e para të Islamit, nëse do të kërkohej nga myslimanët përcaktimi i muajve, ditëve, e kohëve të namazit, përmes llogarit jes astronomike, do të paralizohej apo vështirësohej kryerja e adhurimeve që ndërlidhen me kohë të caktuar. Kjo si rezultat se astronomët ishin të paktë, por edhe nëse do të gjendeshin njohës të saj, do të ishte e vështirë që studimet e tyre të shpërndaheshin te secili vend dhe familje, për shkak të vështirësive të komunikimit në atë kohë.
Vëmendje: Shkenca e astronomisë nuk duhet ngatërruar me astrologjinë apo me pseudo-shkencat, të cilat mundohen të zbulojnë fatin e njerëzve përmes vrojtimit të lëvizjeve të trupave qiellorë. Astrologjia nuk ka baza apo rregulla shkencore, prandaj më shumë i ngjan metodës së falltarëve, gjë e cila është e ndaluar.
Sot, astronomia është shkencë me rregulla, ligje dhe metoda, të cilat studiohen në institucione arsimore, universitete etj .. Tanimë, rezultatet e llogaritjes së lëvizjeve të trupave, planetëve etj., janë jashtëzakonisht precize, shumë të sakta. Ka precizitet aq të lartë, ku pas dhjetëra viteve mund të tregojë diten, orën, por edhe minutën e eklipsit dhe saktësisht se cilën pjesë të Tokës e përfshinë etj.. Astronomia me saktësi të madhe tregon lëvizjen e Hënës, Tokës, kur fillon shfaqjen dhe perëndimin e Diellit etj., ajo është shumë më e saktë sesa përpjekja e shikimit të hënës me sy.
Imam Es Subkiju, i cili ka vdekur në vitin 756 hixhri, ka thënë: "Saktësia e llogaritjes astronomike është e prerë, ndërsa dëshmia e dëshmitarëve është e diskutueshme. Diçka që është e diskutueshme nuk mundet të ketë prioritet para asaj të padiskutueshmes, e assesi t'i jepet përparësi, prandaj nëse dikush thotë se kam parë hënën dhe llogaritja astronomike e dëshmon të kundërtën, apo anasjelltas, mbështetemi dhe vendosim sipas llogaritjes së astronomisë."(4) Nëse Imam Es Subldju e thotë këtë, para shtatë shekujve, çka do të thoshte sot, nëse do ta shihte këtë zhvillim të jashtëzakonshëm të astronomisë, e cila dëshmon me prova rezultatet e saj. Saktësinë e metodës shkencore të astronomisë, e dëshmojnë studiuesit e saj, myslimanë dhe jomyslimanë. Dijetari i njohur shqiptar, Shuajb el Arrnauti, në njërën prej ligjëratave të tij ka thënë: "E kam parë një shqiptar nga Siria, i cili ka përgatitur një kalendar për rreth 400 vitet e ardhshme, preciziteti i të cilit studim i kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Por, fatkeqësisht, ai kalendar dhe studimi i tij ishin shkatërruar nga faktori njeri."(5) Nëse një hulumtim individual me mjete individuale dhe primitive, është aq i saktë, atëherë sa është preciziteti i rezultateve të astronomisë përmes sateliteve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme vëzhgojnë dhe regjistrojnë çdo lëvizje përreth nesh, por edhe të kozmosit në tërësi?!
Dijetari i njohur bashkëkohor, Ahmed el Xhemali, tregon se një marinar mysliman i devotshëm i kishte thënë:
"Preciziteti i kohëve është me sekonda, gjë të cilën e njohim shumë mirë, pasi që natyra e punës sonë ndërlidhet me precizitet kohor."(6) Llogaritjen astronomike për përcaktimin e kohëve e pranojnë shumë prej dijetarëve bashkëkohorë.
Hadithet e lartcekura, nuk ndalojnë përdorimin e metodave të tjera, nëse profesionalistët e fushës së tyre dëshmojnë për saktësinë e tyre. Nëse dijetarët islamë janë unifilcuar për një normë juridike, mbyllet mundësia e diskutimit të saj. Mendimet që atakojnë atë, nuk konsiderohen fare dhe pranimi i tyre është i pamundshëm. Por, nëse konsensusi i këtyre dijetarëve ndërlidhet me ndonjë shkak specifik, atëherë, me ndryshimin e shkakut, jo vetëm që do të diskutohet çështja, por me ndryshimin e shkakut ndryshon edhe norma juridike e saj. Kjo rregull është e padiskutueshme në të drejtën islame. Shkalcu i mos pranimit të llogaritjes astronomike ka qenë parnjaftueshmëria e saktësisë së saj. Prandaj, nëse sot, saktësia e arritieve astronomike është e pakontestueshme, edhe veprimi me të është i pakontestueshëm, dhe mbështetja dhe përfitimi nga ajo, duhet të jetë e pakontestueshme. Llogaritja shkencore astronomike, më nuk është e dyshimtë, përkundrazi ajo është më e saktë sesa shikimi i Hënës me sy. Njeriu mund të gaboj, hutohet apo mashtrohet nga lëvizjet që i sheh apo nuk i sheh në horizont.
Shqetësim: Nëse llogarit ja astronomike është aq e saktë, atëherë pse ndodh që studiuesit e astronomisë të thonë që ka filluar muaj i ri hënor, por shikimi i hënës është i pamundur? Këtë përgjigje e shpjegon prof. dr. Sheref el Kudah, në punimin e tij shkencor ku thotë: "Sipas konsensusit të njohësve të Astronomisë, saktësia e llogaritjes astronomike është e pakontestueshme.” Gjatë shpjegimit, ai thotë: "Hëna nuk mund të shihet me sy para 15 orëve, dhe mund të zgjasë deri pas 30 orëve pas lindjes së saj. Sigurisht se përmes teleskopit mund të jetë pak më shpejtë, por jo para 12 orëve pas lindjes. Shkaku i mos dukjes së Hënës në këtë interval kohor, pas lindjes së saj, është sepse Toka gjendet në mes të Diellit dhe Hënës, si rezultat i së cilit pozicion, rrezet e Diellit nuk arrijnë në Hënë, dhe ato rreze nuk do të mund të reflektojnë në Tokë, prandaj edhe nuk duket Hëna. Kjo do të vazhdojë derisa Hëna të devijon aq sa rrezet e Diellit të arrijnë Hënën, të cilat do të reflektojnë në Tokë, dhe do të mund të shihet Hëna."(7) E njëjta gjë ndodhë edhe kur muaji është në procesin e përfundimit të tij, ku disa orë para përfundimit të tij. Ku disa orë para përfundimit nuk ka mundësi të shihet Hëna.
Kurse hadithi: "Ne jemi popull analfabet, nuk dimë të shkruajmë dhe as të llogarisim, muaji është njëzet e nëntë ditë apo tridhjetë ditë"(8), nuk nënkupton që Muhamedi a.s. e ka ndaluar llogaritjen astronomike, dhe se një gjë e tillë është e pa saktë dhe e keqkuptuar. Prandaj, kuptimi i hadithit duhet të bëhet në dritën e disa parimeve:
Hadithi pasqyron gjendjen arsimore të arabëve, në atë kohë. Zoti xh.sh. në Kuran tregon se arabët si komunitet ishin analfabetë, ku thotë: "Allahu. është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre ... " (El Xhumua, 2).
Kur pasqyrohet gjendja, assesi nuk kuptohet se duhet të vazhdohet në atë gjendje. Zoti xh. sh. në shumë ajete ka potencuar rëndësinë e diturisë, sa që ajeti i parë që ka zbritur, ka urdhëruar për lexim - mësim. Muhamedi a.s. në mundësinë e parë, kishte investuar në dituri, dhe atë përmes lirimit të robërve të luftës, duke ju kushtëzuar që t'ua mësojnë shkrimin 10 veta prej myslimanëve.(9) Ky shërbim, ishte pagesë aq e vlefshme, sa që dhuronte lirinë e jetës, edhe pse ata mësues e luftonin Islamin, ata e gëzuan këtë benifit.
Objektivi i këtij hadithit është që t'u thotë myslimanëve se përderisa jemi shoqëri analfabetësh, përcaktoni kohët e adhurimeve me shikime të hënës, apo plotësimin e muajve 30 ditë. Kjo ishte lehtësim, pasi që pranohej përdormi i metodave që posedonin.
Hadithi nuk ndalon mësimin, ai nuk ndalon as llogaritjen astronomike. Zoti xh.sh. në Kuran thotë: ''Allahu e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës ... " (Junus, 5).
Kështu që llogarit ja kohore është e kërkuar. A nuk është trashëgimia e tëra e ndërtuar në llogarinë e numrave?! Si të jetë llogarit ja e ndaluar? Ajo që kërkohet në llogaritje është të jetë e saktë, nëse saktësia është në nivel apo e sigurt, duhet shfrytëzimi i kësaj mundësie.
Fjala - në gjuhën e Kuranit ka kuptimin shikim, njohje, e cila arrihet përmes zemrës, mendjes dhe syrit. Zoti xh.sh. në Kuran ka thënë: ''A nuk e ke parë çfarë bëri Zoti yt me poseduesit e elefantëve" (EL Fil, 1). Folja , prej - në gjuhën e Kuranit d.m.th.: ''A nuk e ke parë, dëgjuar?" Në kuptim real, Zoti xh. sh. po thotë: ''A nuk e ke dëgjuar informacionin, përmes së cilit e ke kuptuar aq qartë, sikurse me pa me sy, se si ka vepruar Zoti me poseduesit e elefantëve"(10) Folja: "parë', ka për objeKtiv dëgjimin apo kuptimin.
Gjithashtu, në njërin nga transmetimet e haditheve të theksuara më lartë, thuhet: ''Nëse Hëna nuk duket nga turbullirat e qiellit, përcakiojeni atë." PërcaKtimi përfshin edhe llogaritjen. Prandaj, nëse do të kuptohet se kur fillon Ramazani, nuk është e rëndësishme rruga që përdoret. Përveç se, ajo duhet të jetë shkencore dhe e saktë, në mënyrë që të mos gabohet. Muhamedi a.s., në disa raste ka vepruar sipas fjalëve të sahabëve, si p.sh. në luftën e Bedrit, në përzgjedhjen e pozicioneve të luftës, ka vepruar sipas fjalës së El Habab bin el Mundhirit. Në betejën e Hendekut, që të hapet hendeku, veproi sipas fjalës së Selman el Farisiut. Muhamedi a.s. ka thënë: "Ju jeni më të ditur se unë për çështjet që nuk janë fetare."(11)
Koha e syfyrit? Fillimisht duhet të potencohet që përcaktimi i kohës së imsakut, është kompetencë e institucionit, i cili vepron në bazë të argumenteve islamE dhe nxjerrë konkluza unifikuese për myslimanët e vendit. Lidhur me këtë çështje, Muhamedi a.s. ka thënë: "Vërtet ezani i Bilallit është natën, hani dhe pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibën ummi Mektumit.”(12) Pejgamberi a.s. nuk kishte kërkuar që çdokush të stopohet nga ushqimet sipas vlerësimit të tij. Ai, urdhëronte që ata të fillojnë agjërimin me ezanin e Ibën umi Mektumit, të cilin Muhamedi a.s. e kishte angazhuar për thirrjen e ezanit, e që thirrej me kohën e imsakut. Ata vepruan sipas udhëzimit të Muhamedit a.s., ata nuk ishin të pavëmendshëm ndaj ajetit: “ ... Hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga hija e zezë (errësira e natës) ... " (El Bekare, 187). Nga kjo kuptojmë se syfyri zgjat derisa të duket, dallohet bardhësia e ditës nga ajo e natës. Zoti xh.sh. në Kuran nuk ka thënë derisa të shfaqet apo qartësohet ajo, por ka thënë derisa të dallohet bardhësia e ditës nga ajo e natës. Një sahabi i kishte thënë Muhamedit a.s.: "Unë vendosi nën jastëk dy penj, që të dalloj natën prej ditës. Pejgamberi a.s. kishte thënë: "Jastëku, (nata) jote qenka e gjerë. Vërtet ajo është dallimi mes errësirës së natës nga zbardhimi i ditës."(13) Prandaj, shkëndijat e para të zbardhimit të ditës janë kufiri i fundit i lejimit të ushqimit dhe njëkohësisht fillimi i agjërimit.
Pretendimi që përcaktimi i kohës së imsakut është para kohës, dhe se është legjitime ngrënia dhe pirja edhe pas imsakut, është gabim dhe tejet e rrezikshme, keqkuptim i fesë dhe mosrespektim i kohëve të përcaktuara nga autoriteti institucional. Kjo shfaq turbullira dhe çrregullime shoqërore, të cilat kanë arritur të depërtojnë edhe në mes familjeve, ku disa anëtarë të familjes vazhdojnë të hanë e pinë, e disa të tjerëve, nëse nuk ju ka përfunduar koha e imsakut, kanë mbetur pa syfyr, pa ushqim! Kjo formë e veprimit, jo vetëm që prish agjërimin e tyre që hanë pas imsakut, por edhe ndikon në prishjen e agjërimit edhe të të tjerëve, apo të paktën krijon përçarje në familje, nëse jo në familje, atëherë në shoqëri, e të cilat çrregullime, aspak nuk na duhen. Është e çuditshme se si njerëzit kanë guximin të veprojnë ashtu, dhe sikurse nuk mjaftohen me këtë, ata ftojnë edhe të tjerë në këtë veprim, i cili në rastin më të mirë është i dyshimtë. Veprimi i tyre paraqet shprehjen apo të kuptuarit, se ai di atë që të tjerët nuk e dinë!(14) Enesi r.a. tregon që mes syfyrit - imsakut - dhe faljes së namazit të sabahut me Pejgamberin a.s., lexonim prej 50-60 ajete të Kuranit.(15) Leximi i këtyre ajeteve dhe faljes sësynetit merr së paku 20 minuta.
Koha e iftarit: Në citatin që tregohet koha e syfyrit, potencohet edhe koha e iftarit, konkretisht deri në cilën kohë duhet të vazhdojë agjërimi. Zoti xh.sh. thotë: “ .. pastaj, plotësojeni agjërimin derisa të bie errësira ... " (El Bekare, 187). Agjërimi plotësohet kur perëndon Dielli. Nuk mjafton humbja e shikushmërisë së Diellit, përderisa ende nuk ka perënduar. Pejgamberi a.s. na tregon se kur bie errësira, realisht plotësohet edhe agjërimi. Ai thotë: "Nëse nata ka filluar nga lindja dhe përfundon dita nga perëndimi, duke perënduar Dielli, le të bëjë iftar agjëruesit"(16)
Për të konkluduar se Dielli ka perënduar dhe duhet të bëhet iftar, hadithi kushtëzon këto elemente:
Fillimi i natës nga lindja. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm, të cilin e potencon ajeti kur thotë: “ .. deri sa të bie errësira ... ".
Përfundimi i Diellit nga perëndimi. Hadithet e shpjegojnë njëra-tjetrën, në një version tjetër thotë: "Mos dukja e Diellit”, të cilin e sqaron transmetimi tjetër, kur thotë: "Perëndimi i Diellit", kur perëndon Dielli, sigurisht që nuk duket më. Por, nëse Dielli nuk duket, nuk do të thotë se ka perënduar, prandaj duhet të përdorej versioni që përfshihen të dy transmetimet, mos dukjen dhe perëndimin e Diellit, kështu bie errësira. Përmes bashkimit të versioneve të hadithit, nuk përjashtohet asnjë transmetim, dhe hadithet do të jenë në pajtueshmëri me Kuranin.
Perëndim i Diellit, jo fshehje e tij pas kodrave apo maleve, por të perëndojë në horizont, në mënyrë që të bie errësira, ashtu si e ka përshkruar Kurani.(17)
Porosi të Muhamedit a.s.: “ ... Ai që ruhet nga të dyshimtat, ka ruajtur pastërtinë e fesë dhe nderit të vet, kurse ai që vepron të dyshimtat, veçse ka rënë në haram ... "(18) Gjithashtu ka thënë: "Lëri gjërat e dyshimta, duke kaluar tek ato që nuk janë të dyshimta."(19) Pyete zemrën tënde, si duhet të veproni. Të pasoni institucionin, të siguroni adhurimet, duke ndërprerë ushqimet e pijet në kohen që te të gjithë është e pranuar, apo, të përfundoni në teoritë e pretendimeve individuale, që zakonisht barten nëpër shoqëri dhe janë pa studim e analizë dhe pa referencë. Qasjen që secili të caktojë kohen e syfyrit, iftarit etj., e refuzojnë shumica absolute e dijetarëve.
Vëmendje: Nëse paraqitet ndonjë transmetim nga gjeneratat e para, ndryshe nga ky koncept, ai nuk është më i fuqishëm se këto argumente të paraqitura, ose duhet të sqarohen në frymën e këtyre ajeteve dhe haditheve, por assesi nuk duhet të atakohen mes vete, pasi që nuk ka kundërthënie në shpalljen e Zotit xh.sh ..
Përfundimi i Ramazanit, kalimi në muajin Sheval, konkretisht shpallja e Bajramit, bëhet në formë të përafërt me atë të shpalljes së Ramazanit. Veçse në asnjë rrethanë nuk lejohet agjërimi i kësaj dite. Kështu arrihet uniteti i shoqërisë, gjë të cilën shumë e do i Madhi Zot xh. sh..

1. Err Rrazi, Husamudin, Hullasatu ed Delail ve Tenkih el Mesail fi Sherh el Kuduri, Jordan-Amman, Der el Feth, 2016, vëll. I, fq. 573-574.
2. El Buhari, Muhamed bin Ismail, Sahih El Buari, Dar Ibën Kethir, Dar el Jemameh 1993, vëll, II, fq. 574, nr. 1810.
3. Muslim ihën el Haxhaxh en Nejsaburi, Sahih Muslim, Kajro, Matba Isa el Babi el Halebij ve Shurakeuhu, 1995, vëll, II, fq. 759, nr. 1080.
4. Es Subkij, Tekijudin, Fetava Es Subkij, Egjipt, Dar el Mearif, vëll. l, fq.209.
5 .Jordan, Aman, lagjja Medinetu err Rrijadije, në shtëpinë e tij, viti 2015.
6. El Hamevij, Ahmed ej Xhemal, El Ihbar Bivakt El lmsak Biliftar, Jordan-Aman, Dar Linesher ve et Tveziu, 2014, fq. 53-54.
7. El Kudah, prof. dr. Sheref, Mexheletu Dirasat, El Xhama el Urdunijeh, vëll.26. nr. 2,1999, fq.17-18.
8. Buhariu, Sahih El Buhari, vëll. 2, fq. 575, nr. 1814. Muslimi, Sahih, vëll.26, fq. 761, nr. 1080.
9. Hanbel, Ahmed bin, Musnedi i Ahmed ibn Hanbelit, Bejrut, Mesesetu er Rrisaleh 2001, vëll.4 , fq.92. 2216. Hadithi i saktë.
10. En Nesefij, Abdullah bin Ahmed, Medarik el Tenzil ve Hakaik et Tevil, Dar el Kalem et Tajib 1998, vëll.3, fq.580.
11. Muslim, Sahilt Muslim, vëll.4, fq. 336, nr. 2363.
12. Muslim, Sahih Muslim, vëll.2, fq. 768, nr. 1092.
13. Muslim, Sahih Muslim, vëll.2, fq. 766, nr. 1090.
14. El Hamevij, El Ihbar Bivakt El Imsak Biliftar. fq. 67.
15. El Buhariu, Sahih el El Buhariu vëll. 1. fq. 210 nr. 550
16. El Buhari, Sahih el Buhari, vëll, 2, fq.591, nr.1853.
17. El Hamevij, El Ihbar Bivakt el Imsak Biliftar: fq. 42-43.
18. Muslim, Sahih Muslim, vëll.3, fq. 219. Nr. 1599.
19 El Buhari, Sahih el Buhari, vëll.2, fq, 724. Nr. 1946



Dr. Muhamed Stublla
Dituria Islame 388


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)