Mirë se vjen muaji i madhërishëm Ramazan

“O ju që keni besuar, agjërimi është bërë obligim për ju, sikurse ishte obligim edhe për ata para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183-185)

Këto ditë kemi hyrë në një periudhë të re të ndryshimeve kalendarike në gjithësi. Jemi në ditët e para të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Qoftë i lavdëruar Krijuesi i gjithësisë që na e bëri të mundur ta presim edhe këtë herë Ramazanin e bekuar. Po e presim muajin, ku për herë të parë, në shpellën Hira, shndriti shkëndija e dritës së All-llahut në zemrën dhe shpirtin e të dërguarit të Tij - Muhammedit (a.s.).
Të nderuar besimtarë, po ?llon muaji i ditëve të bekuara dhe netëve të mëdha, muaji i zgjimit të muslimanëve dhe ndërgjegjësimit të rinisë muslimane, muaji i përparimit, i ngritjes shpirtërore dhe i afrimit të muslimanëve tek Burimi i udhëzimit, fuqisë dhe mirësisë.
Që në ?llim të këtij muaji, të nderuar besimtarë, po japim mesazhin e Allahut xh.sh. për këtë Ramazan: “O ju që besuat, agjërimi iu është bërë obligim, sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. ( Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë po aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë) janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo po qe se e dini agjërimi është më i mirë për Ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit, që në të (?lloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë, që iu udhëzoi dhe që të falënderoni.” (El-Bekare, 183-185).
Çdokush lind i pastër në shpirt. Edhe ne, pra, kemi lindur pa gjynahe. Lum për atë që nuk e përlyen shpirtin dhe nuk bie në gjynah. Ky është sekreti i suksesit në këtë botë dhe ky është sekreti i shpëtimit në botën tjetër – që të kthehet shpirti atje prej nga ka ardhur sa më i pastër dhe sa më i pamëkatë që është e mundur. Kjo botë është një kurth i madh në të cilin mund të bie shpirti, nëse nuk di ta kalojë. Kjo botë është një labirint i madh në të cilin ka shumë rrugë, por vetëm njëra prej tyre ka dalje, sepse: “Të gjitha rrugët, disa prej të cilave janë edhe të gabuara, përfundojnë tek Allahu i Lartësuar.
Ramazani është koha dhe agjërimi është mënyra që të kapërcehet kurthi, i cili përgjon shpirtin në çdo hap të dunjasë. Ramazani është koha kur Krijuesi na ofron rastin që të pushojmë shpirtin nga kërkesat e tepruara të trupit dhe që ta pastrojmë nga mbeturinat e dunjallëkut, të cilat e ndotin dhe e helmojnë atë.
Ramazani është një periudhë në të cilën shpirti zgjohet dhe e pastron veten nga papastërtitë e kohës dhe vetëdijësohet deri në atë shkallë sa të jetë në gjendje ta dallojë të mirën nga e keqja, dhe të ngrihet në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë.
Ramazani është koha e takimit më të dashur të Qiellit dhe Tokës, sepse aty ?lloi të rrjedhë lumi i urtësisë nga Burimi qiellor dhe duke rrjedhur arriti të derdhet në zemrën tokësore. Në këtë muaj melaqet zbresin në Tokë si asnjëherë më parë dhe bashkë me ne e presin atë natën e madhe që është më e mirë se një mijë muaj.
Që në ?llim, muaji i ramazanit i ka ofruar dhe i ofron njeriut përmirësim të veçantë shpirtëror. I mundëson të shikojë më mirë zana?llën e mëshirës së Zotit dhe të ndjejë më fuqishëm aromën e shpresës njerëzore, i ofron Faljen e përjetshme të Zotit që ta çlirojë nga frika e vetmisë dhe ta shpjerë në botën dhe historinë e besimit e të shpresës së vërtetë.
Ramazani, të nderuar besimtarë, është miku ynë më i dashur që na viziton çdo vit dhe na sjell dhuratat më të mira, na sjell dhurata shpirtërore, dhuratat e Zotit të Lartësuar. Ramazani është pranverë qiellore që i viziton njerëzit e Tokës në çdo stinë të vitit tokësor. Ndonëse në Tokë ndërrohen stinët e vitit, stina e Ramazanit është gjithmonë pranverë e shpirtrave tanë.
Çdo musliman kudo në botë i gëzohet muajit të Ramazanit dhe e pret me padurim ardhjen e tij. Muslimanët e presin me padurim Ramazanin, sepse në të qëndron fuqia e besimtarit, forca pushtuese e atyre që i janë dorëzuar Allahut (xh. sh.), qetësia e të devotshmëve, shpresa e gjynahqarëve, çlirimi i të nënshtruarve.
Kur afrohej muaji i Ramazanit Pejgamberi (a. s.) thoshte: “O njerëz, u afrua muaji i Ramazanit, muaji i bekimeve e i bereqetit, muaji i lumturisë e përparimit, muaji në të cilin gjendet nata e Kadrit, që është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj! Allahu ju ka urdhëruar të agjëroni çdo ditë të Ramazanit, kurse netët e tij t’i kaloni në ibadete vullnetare (na?le). Kush fal na?le në Ramazan, është sikur të falë farz në ndonjë muaj tjetër, ndërsa kush fal një farz në Ramazan është sikur t’i falë 70 farze jashtë Ramazanit. Ramazani është muaji i durimit, e shpërblimi për durim është xhenneti. Ky është muaji i ndihmës së ndërsjellë të muslimanëve, muaji në të cilin besimtarit i shtohet furnizimi (risku), kush e ushqen (jep iftar) një njeri që është agjërueshëm, kjo për të është falje e gjynaheve të tij dhe shpëtim nga dënimi me zjarr të xhehennemit.” (Ibni Huzejme)
Ramazani, të nderuar besimtarë, është rasti më i mirë për ne që ta pastrojmë zemrën dhe ta përtërijmë shpirtin, të forcojmë trupin dhe t’i bëjmë më të spikatura kualitetet tona. Ky muaj është i mirëseardhur për ata që janë të sëmurë ?zikisht dhe shpirtërisht. Agjërimi, gjatë një muaji të tërë, i mjekon ata duke ua shëruar edhe trupin, edhe shpirtin atyre. Ai bën kurban kënaqësitë e trupit për t’ia bërë dhuratë shpirtit. Për ata që e kanë harruar Zotin, Ramazani do t’ua përkujtojë marrëveshjen që shpirtrat e tyre e kanë bërë në Ezel me Krijuesin e tyre. Kush e ka hum-bur durimin, do ta gjejë në këtë muaj, të forcuar e të shumë?shuar. Ata që kanë ?lluar të tërhiqen nga rruga e drejtësisë, Ramazani do t’ua kthejë qëndrueshmërinë. Në qoftë se në shoqëri është futur virusi i përçarjes, në Ramazan do të ?tojë rëndësia e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit, e solidaritetit dhe e ndihmës reciproke të njerëzve, pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti i tyre.
Në kopshtin e Allahut nuk ka asnjë pemë tjetër që i afrohet dhe që mund të krahasohet me pemën e jetës ramazanore, sepse, ndonëse është një pemë, frytet e saj nuk janë të njëllojta, por pafundësisht të ndryshme dhe të shumëllojshme.
Ramazani është epiqendër për forcimin e fuqisë shpirtërore, psikike e morale në jetën e popullit e të individit. Ky na rikujton të vërtetën e qiejve dhe të tokës, na armatos me fuqi ngadhënjyese, na nxit ta duam lirinë, prej së cilës varet nderi dhe dinjiteti i njerëzimit. Ramazani, pra, na dhuron “të vërtetën”, “fuqinë” dhe “lirinë” gjatë ditëve të urisë dhe etjes... Kushdo që e kupton urtësinë dhe ?lozo?në e agjërimit, lufton me bindje të plotë për të vërtetën, ngadhënjen dhe arrin qëllimin më ?snik të lirisë, përkatësisht refuzon nënshtrimin dhe robërinë.
Vetëm në pranverën e Ramazanit shpirti musliman kalitet dhe mpreh shkëlqimin e ?snikërisë vetjake në dritën e pastër të Fjalës së Allahut, të asaj Fjale që kaloi nëpër të gjitha periudhat e historisë së shenjtë dhe erdhi te i Dërguari i fundit, tek Muhammedi (a.s.) në Ramazan, në natën e Kadrit.
Vetëm në natën e Ramazanit është nata e 27. Nata e dritës mbi dritat. Nata më e shndritshme se çdo ditë, më e vlefshme se një mijë muaj, më e gjatë se çdo jetë njerëzore. Nata që bëri pajtimin e Qiellit me tokën, Nata e fatit të botës dhe Nata e shkëlqimit të diturisë.
Vetëm në Ramazan ndodh Bedri. Bedri i shpirtit tonë dhe i trupit tonë, Bedri i së mirës dhe i së keqes, Bedri i së vërtetës dhe gënjeshtrës, Bedri i jetës dhe i vdekjes, Bedri i lirisë dhe i robërisë.
Muaji i Ramazanit, krijon një atmosferë shpirtërore kolektive. Të gjithë agjëruesit e ndiejnë se në këtë muaj po lind një jetë e re, një mënyrë krejt ndryshe e jetës, një frymë e re ripërtëritëse ramazanore, një botëkuptim dhe një botë e re e pa parë më herët. Ai është kriteri më i mirë i kohës, në vitin ku shpirti mund të disiplinojë trupin që të pushojë nga lakmia e tij e keqe. Këtë, padyshim, e mundëson elementi i parë dhe më i rëndësishëm i Ramazanit, e ai është agjërimi. Agjërimi është faktor i pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri dhe në formimin e personalitetit të njeriut.
Pejgamberi (a.s.) thotë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehennemit dhe pengohen shejtanët”.
Ramazani është edhe muaji i zekatit e zekatu’l ?trit, muaji i ?ijimit të pasurisë në rrugën e All-llahut për të mirën e përgjithshme.
“Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të Allahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Allahu ia shumë?shon kujt do Ai. Allahu ka horizont të gjerë të dijes.” (El-Bekare, 261).
Ramazani është muaji i namazeve të teravisë, ligjëratave e vazeve, i qëndrueshmërisë, i gatishmërisë dhe i forcës. Muaji i dashurisë, vëllazërimit, unitetit e solidaritetit: “O agjërues, mos e shuaj vetëm urinë dhe etjen tënde, por shuaje urinë dhe etjen edhe të tjerëve!” Ai është muaji i ibadeteve të shumta, muaji i Kuranit, Lejletu’l-Bedrit e Lejletu’l-Kadrit. Muaji i ngjarjeve të rëndësishme nga historia islame, i datave të shënuara e përkujtimeve të paharruara.
O Allah i Gjithëdijshëm, e dëgjuam urdhrin Tënd të agjërimit në muajin e Ramazanit. Ne i përgjigjemi me sinqeritet dhe modesti dhe të lutemi që t’u ndihmosh të paaftëve, t’ua falësh gjynahet gabimtarëve dhe t’ua pranosh pendimin të penduarve.
O Allah i Gjithëmëshirshëm, afroji zemrat tona në ibadet dhe na ndihmo të jemi mirënjohës ndaj begative hallall dhe të largohemi nga rreziku i haramit. Amin!



Mr. Muhidin Ahmeti
Dituria Islame 376


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme