Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes

Në Musned, si edhe në vepra të tjera, është shënuar se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: “Njeriu nuk ka mbushur asnjëherë enë më të keqe sesa lukthin e vet. Për këtë arsye është e mjaftueshme që bijtë e Ademit ta shuajnë urinë me disa kafshata sa për ta kthyer forcën. Nëse duhet ngrënë për t’u ngopur, atëherë duhet rezervuar një të tretën e lukthit për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”.(1)

Ekzistojnë dy lloj sëmundjesh: e zemrës dhe sëmundja fizike, e cila është pasojë e hyrjes së substancës, veprimi i së cilës dëmton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gjë që është një lloj i sëmundjes së përgjithshme që godet shumicën e njerëzve. Kjo lloj sëmundje shkaktohet kryesisht: me ushqim të tepërt, ngrënia e ushqimit tjetër para se të ketë përfunduar tretja e ushqimit të mëparshëm, ngrënia e ushqimit që ka përbërës deficitar; ngrënia e ushqimit që tretet ngadalë, përzierja e disa lloje ushqimesh të kundërta; të ngrënit e ëmbëlsirave që përgatiten për të njëjtën shujtë. Kur trupi mësohet me këtë dietë, ai do të trashëgojë sëmundje të ndryshme. Disa prej tyre mund të tejkalohen më shpejt, e disa më ngadalë. Prandaj themi se maturia është rruga e shëndetit të mirë, ndërsa trupi ka dobi nga maturia dhe e zbërthen gjellën më shumë se që mund ta bëjë kur njeriu fut shumë lloje ushqimesh dhe shtojca të ndryshme në lukth.

Trupi mund të mësohet me tri shkallë të kënaqjes me ushqim: ushqimi i nevojshëm, ushqimi i mjaftueshëm, dhe ushqimi plotësues. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dietën e nevojshme “të mjaftueshme” ka thënë: “...disa kafshata sa për të rimarrë fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do të lejojë të dobësohet ose të humbas fuqinë. Nëse dikush është vënë në sprovë dhe është i detyruar ta tejkalojë atë shkallë elementare të mbrojtjes shëndetësore, atëherë duhet: “...të rezervojë një të tretën për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”, dhe kjo është dieta më e mirë nga të gjitha dietat. Në të vërtetë kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk është në gjendje të pranojë ujin, ndërsa kur ushqimi dhe uji e tejkalojnë shkallën e përshkruar (këshilluar), mund të vuajë nga çrregullimi i mushkërive dhe e gjithë kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndërsa mushkëritë nuk janë në gjendje ta përcjellin lehtësisht gjakun e oksiduar. Njeriu do të ndiejë, në mes të tjerash, edhe vështirësi në trup, në zemër, dhe shpirti do të ndjehet i rraskapitur dhe i plogësht, ndërsa gjymtyrët nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat themelore fetare. Një pozitë e tillë do të përshpejtojë disa epshe të shpirtit. Pra, lukthi i stërmbushur dëmton trupin, zemrën dhe shpirtin. Ky rast është i dhembshëm kur bëhet zakon, diçka e rëndomtë, qoftë edhe nëse përkohësisht njeriu e kënaq veten me ushqime të shumta e kalorike.
Në një hadith është thënë që Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) kishte pirë qumësht derisa ishte ngopur, nga një enë të cilën ia kishte ofruar i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bërtitur: “Betohem në Atë i cili të dërgojë me mesazhin e vërtetë që nuk mund të pijë më asnjë pikë!”(7)

Tradita rrëfen se kohë pas kohe edhe ashabët e tjerë kanë ngrënë derisa u ka pëlcitur veshi, prandaj, siç kemi thënë më herët, ushqimi i tepërt do të shkaktojë plogështimin dhe rraskapitjen e trupit, qoftë vetëm duke i përshpejtuar ato. Sidoqoftë, shëndeti dhe fuqia e trupit vijnë nga ushqimi i cili përthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrënë dhe, duke qenë se qenia njerëzore është e përbërë nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndarë në përpjesëtime të barabarta dietën e tij në këto tri kategori.




1. Ahmedi, 4/132; Tirmidhi, 1381; Ibn Maxhxhe, 3349, sahih sened.
2. Buhariu, 11/346 në Er-Rekaku.



Shkëputur nga libri: “Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s.” Ibn Kajjim el-Xhevzi
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme