Namazi dhe shlyerja e mëkateve

Njeriu në këtë botë gjithmonë e di që bën mëkate, por kohë pas kohe, ndërgjegjja e tij i flet dhe e ngacmon duke i thënë: A nuk ka ardhur koha të pendohem? Shpresoj se Allahu Mëshirëplotë do të m’i shlyejë mëkatet që kam bërë deri tash. A mund të jetë namazi njëri nga shkaqet e shlyerjes së mëkateve?
Njeriu në këtë botë gjithmonë e di që bën mëkate, por kohë pas kohe, ndërgjegjja e tij i flet dhe e ngacmon duke i thënë: A nuk ka ardhur koha të pendohem? Shpresoj se Allahu Mëshirëplotë do të m’i shlyejë mëkatet që kam bërë deri tash. A mund të jetë namazi njëri nga shkaqet e shlyerjes së mëkateve?
Allahu i Lartmadhëruar, lidhur me këtë, thotë: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud, 114)
Cili është kuptimi i fjalisë: “në dy skajet e ditës”? Kuptimi i këtyre fjalëve është: “Fale namazin e sabahut (ose të drekës) dhe të ikindisë”. Ndërsa kuptimi i pjesës tjetër të ajetit: “E edhe në orët e afërta (me ditën) të natës”. Kuptimi i saj: “Fale namazin e akshamit dhe të ikindisë” Kështu të dyja këto pjesë të ajetit kuranor, nxjerrin në pah namazet e obliguara gjatë ditës. E ti, me kryerjen e namazeve obligative, do t’i shlyesh mëkatet dhe Ditën e Kiametit ato do t’i gjesh të shlyera, jo vetëm kaq por edhe, nga mëshira e Allahut, do t’i shndërrojë ato në të mira, dhe kjo është begatia më e madhe e namazit.
Pra, këtu mund të nxjerrim dy përfundime: E para: Shlyerje e mëkateve një nga një;
E dyta: Shlyerje e mëkateve përfundimisht. Shlyerje rrënjësore e mëkateve të vjetra, dhe kjo bëhet me begatinë e namazit.
E para: Shlyerje e mëkateve një nga një.
Ky ajet kuranor zbriti si shkak i një njeriu, I cili e pyeti Pejgamberin a.s. për një mëkat që kishte bërë me një grua, por me të nuk kishte pasur marrëdhënie intime, si ta shlyente atë mëkat? Pejgamberi a.s. e këshilloi të falte namaz dhe për këtë shkak zbriti ky ajet kuranor. Omer ibn Hatabi r.a. e pyeti Pejgamberin a.s: A është ky ajet i veçantë për këtë njeri apo (vlen) për të gjithë njerëzit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj se ky ajet përfshin të gjithë njerëzit që kanë mëkate dhe pendohen e pastaj falen, e Allahu do t’ua shlyejë mëkatet e tyre dhe do t’ua shndërrojë ato në shpërblime.
Lidhur me shlyerjen e mëkateve një nga
një, ka të bëjë edhe thënia profetike, të cilën e transmeton Buhariu, ku i Dërguari a.s. ka thënë: “Sikur ndonjëri nga ju të kishte një lumë, që do të kalonte para shtëpisë së tij, ku do të pastrohej në të pesë herë në ditë, a thua a do të mbetej në trupin e tij ndyrësirë”?! Të pranishmit iu përgjigjën: Jo nuk mbetet asgjë prej ndyrësirës. I Dërguari a.s. pastaj tha: “Kështu janë pesë kohët e namazit, me të cilat Allahu i shlyen mëkatet”.
Mysliman i nderuar, të mos të mashtrojë shejtani i mallkuar e ta braktisësh namazin, e ta humbasësh shansin për shlyerjen e mëkateve.
Një çështje tjetër që i shlyen mëkatet një nga një, e cek edhe hadithi i Pejgamberit a.s., të cilin e transmeton Muslimi nga ebu Hurejre, ku thuhet: “Kush thotë pas çdo namazi 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah, 33 herë Allahu ekber dhe e përmbyll të 100-tën herë me fjalët “La ilahe ilallahu vahdehu la sherike lehu, lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir”, do t’i shlyhen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”.
Mysliman i nderuar, mos e humb shpresën në mëshirën e allahut, sepse ai është i mëshirshmi dhe, nëse ke mëkate sa shkuma e detit, do të thotë edhe nëse ke mëkate shumë, allahu i Madhërishëm, me mëshirën e Tij, nëse falesh dhe lutesh, do t’i shlyejë dhe do t’i shndërrojë në të mira dhe në shpërblime.
Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “s’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat”. (Hud, 114)
E dyta: Shlyerje e mëkateve përfundimisht. Shlyerje rrënjësore e mëkateve të vjetra, dhe kjo bëhet me begatinë e namazit. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga ebu Hurejre, se i Dërguari a.s. ka thënë: “Kur imami përfundon leximin e fatihasë, atëherë ju thoni amin, sepse amini i atij që përputhet me aminin e melaikeve, Allahu do t’ia shlyejë mëkatet e kaluara që ka bërë ai”.



Marrë nga libri: Fevaidu salati fidunja
Eshref Husejn Ahmed
Përshtati Mr.Avdyl Rrahmani