Qyteti i Pejës i cili është njëri ndër qendrat më të rëndësishme të Kosovës, posedon një histori të pasur me monumente kulturore dhe historike. Në mesin e këtyre monumenteve të trashëguara nga para ardhësit në Pejë bëjnë pjesë xhamitë të cilat tregojnë gjurmët themelore të kulturës sonë dhe në të njëjtën kohë këto edhe pse nuk kanë vlerë të lartë artistike dhe arkitektonike dëshmojnë më së miri historinë tonë të bollshme.
Xhamia Fatih Sultan Mehmed Han e cila sot gjendet në Pejë, ka një vlerë të lartë historike dhe bënë pjesë brenda Ndërtimeve Arkitektonike Osmane në Kosovë.
Xhamia Fatih posedon kupolën më të vjetër dhe më të madhe dhe në të njëjtën kohë kjo xhami është njëra ndër xhamit më kryesore të qytetit të Pejës. Pejanët këtë xhami e quajnë Xhamia e Bajrakliut ose Çarshisë.
Mirëpo sipas informatave që përmendën në Kamusu’l Alam emri i kësaj xhamie është xhamia Sultan Mehmet Han Sani. Kjo informatë tregon se xhamia është ndërtuar nga ana e Sultan Mehmet Han. ?nformacionet dhe dokumentet që posedojmë tregojnë se Fatihu këtë xhami e ka ndërtuar në periudhën kur Peja ka qenë qendra e Sanxhakut.
Sipas disa burimeve dhe informatave tregohet se kjo xhami më herët ka qenë kishë dhe Fatihu këtë e nga kisha e ka kthyer në xhami.
Në realitet edhe ne mendojmë se këto informacione nuk janë të sakta dhe të sigurta. Sepse deri më sot nuk është hasur në asnjë informacion apo ndonjë dokument që tregon se kjo xhami më parë ka qenë një kishë. Por dhe sido që të jetë edhe pamja arkitektonike e xhamisë tregon se informatat e llojit të tillë nuk janë të sakta.
Xhamia e cila është ndërtuar në shekullin XV shihet shumë qartë se është ndërtim arkitektonik Osman. Kështu që, se kjo pikëpamje është e gabuar e kanë vërtetuar dhe dëshmuar hulumtimet e hulumtuesve që i kanë bërë në lidhje me tiparet dhe veçorit arkitektonike të xhamisë.
Historiku i ndërtimit të xhamisë nuk dihet saktë se kur është, sepse mbishkrimi i historikut të xhamisë nuk është ruajtur deri më sot. Mirëpo gjithsesi besojmë se xhamia është ndërtuar në periudhën e Fatihut. Sepse mbi hyrje të derës gjendet vendi i rezervuar për mbishkrimin e xhamisë. Ne besojmë se mbishkrimi ose është fshirë nga restaurimet e shumta që i janë bërë xhamisë ose është fshirë qëllimisht gjatë luftërave që janë bërë në mes Austriakëve dhe Osmanëve ose është vjedhur nga disa individë të panjohur.
Historiku i ndërtimit të xhamisë i takon periudhës së dytë të shekullit XV. Sepse Kosova në vitin 1455 ka hyrë nën dominim e Osmanëve dhe Fatihu pas një kohe të shkurtër dihet se ka vizituar këto vende. Fatihi pasi vizitoi Prishtinën dhe Pejën vendosi që në emër të interesit shoqërorë të ndërtojë nga një xhami në këto vende, ku këtë e argumentojnë edhe mbishkrimet dhe regjistrimet.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës pa treguar ndonjë argument tregon se xhamia është ndërtuar në vitin 1471. Ky informacion sipas neve tregon (për afërsisht) datën e ndërtimit të xhamisë.
Prandaj ne nuk hezitojmë të besojmë se ndërtimi i xhamisë i takon kësaj date. Ayverdi në veprën e tij faqe 114-2 të Librit 172 informon se xhamia është regjistrua si xhamia e ndërtuar nga Gazi Fatih Sultan Mehmed Han.
Xhamia e Fatihut, sikurse ka qenë edhe më herët edhe sot gjendet krejtësisht në qendrën e Çarshisë së Vjetër të Pejës. Në Librin Tahrir të Sanxhakut të Shkodrës raportohet se me emër të kësaj xhamia ka ekzistuar edhe një lagje me Emrin Lagjja Sherif Xhami.
Struktura e ndërtimit të xhamisë nga pikëpamja e jashtme dhe e brendshme posedon një lloj të veçantë të dekorativ. Xhamia e Fatihut me bukurin arkitektonike të jashtme ose me harmonin e drejtimit të artit të arkitekturës së pjesës së brendshme, tregon shembullin e pakrahasueshëm të ndonjë ndërtimit të llojit të tillë në atë kohë. Për arsye të gjitha këtyre karakteristikave, xhamia Fatihut ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe entuziastëve të artit dhe arkitekturës. Për këtë arsye xhamia qysh herët është marrë nën mbrojtjen e shtetit dhe i kushtohet kujdes i veçantë.
Xhamia Fatihut e cila dominon me madhësi dhe elegancë në qytetin e Pejës, pavarësisht që është restauruar dhe është djegur në luftën e Kosovës në vitin 1999 prap se prapë është ruajtur ne masë të madhe. Xhamia e cila është ndërtuar nga gurët e prerë de në mënyrë katrore sot është e suvatuar. Ka informacione që xhamia më herët nuk ka qenë e suvatuar.
Xhamia mbulohet me Kupolën e madhe kryesore, ku në të katër anët ( qoshet ) gjendet nga një kolonë e mbështjell me plumb. Në mes kupolës dhe kolonave gjenden edhe harqet plotësuese të zgjeruara gjashtëkëndorë. Harqet dhe kolonat janë të mbështjella me plumb. Pjesa kryesore e harqeve dhe kolonave të mbështjella me plumb njashtu dhe pjesa e fundit e xhematit e cila përbëhet nga tri kupola të vogla përbëjnë elementet plotësuese të pjesën e sipërme të xhamisë. Kupolat e fundit tek pjesa e xhematit janë nga bronzi.
Kupola kryesore e Xhamisë është e pajisur me qoshe trekëndëshe dhe nuk është shumë e lartë. Harku i kupolës edhe pse është gjashtëkëndorë, ballët me gurë të latur që gjendën në qoshet e harqeve pjesës së kësaj xhamia ia japin një bukuri të dallueshme. Edhe pse xhamia është e suvatuar, këto pjesë të gurëve janë të pranishëm në këndet kryesore. Të gjitha kornizat e dritareve të cilat janë me gurë të latur nuk janë të suvatuara as nga jashtë e as nga brenda.
Sipas informatave që i kemi marr nga të vjetrit dhe nga një fotografi e vjetër të cilën e posedojmë, vërehet se pjesa e fundit e xhematit deri në vitin 1965 ka qenë e mbuluar. Nga kjo fotografi shihet se në vendin e fundit të xhematit i cili ishte i suvatuar ekzistontinin dy kat dhe në çdo rreth kishte nga dy dritare sipër, kurse në pjesët mbrapa dhe para nga tri nën-dritare. Pas restaurimit të bërë në ato vite me vendimin e marr nga ana ekspertëve pjesa e fundit e xhematit u hap dhe u kthye në gjendjen e mëhershme.
Pjesa e fundit e xhematit e cila përbëhet me një hapje nga anash dhe tre nga përpara nga brenda dihet se përpara ka qenë e zbukuruar kurse sot është e lyer me gëlqere. Rrethet janë bërë me gurë cilindër me nga tri pjesë, kurse baza dhe pjesa e lart është katrore. Pjesa e fundit e xhamtit vshtë e ngjitur me xhamin dhe është në lartësi të njëjtë. Ana e majtë dhe e djathë e pjesës së xhematit nga baza është në lartësi 50 cm. Në anën e majtë të pjesës së fundit të xhematit gjendet një mihrab i zgavruar në mur. Kupolat e pjesës së fundit të xhematit janë të krijuara me kënde sferike.
Minarja me një sherife e hollë, e lartë dhe elegante e xhamisë nuk është e suvatuar, por nga fotografitë e vjetra shihet se përpara ka qenë e suvatuar. Alemi i minares është nga bronzi dhe gjendet mbi kapakun e plumbit. Shihet shumë qartë se pjesët e sipërme të minares dhe Sherefeja është rinovuar. Minarja është bërë përkatësisht me gurët latar dhe tre tjegulla. Një ndërtim i tillë nuk gjendet askund në Kosovë.
Trupi minares përfshirë edhe baza është lënë me 12 kënde. Përsëri prej bazës kalohet tek bazamenti ( piedestal ) me 12 kënde. Edhe bazamenti duke u ngushtuar formon trupin kurse bazën dhe bazamentin pej trupit është i ndarë me nga një rreth të zgjeruar. Sherefeja është formuar me dhëmbë të harkuar në dy vrage dhe formohet kangjella duke u zgjeruar me dy rrotacione lakuese. Pjesa e sipërme e kanellës është e rrethuar me ampula.
Në xhami hyrët nga dera e sapo ndërtuar nga drurit me dy krah. Kornizat e hyrjes së derës dhe sipërfaqja drejtkëndëshe tek rrethi i saj janë bërë nga gurët e latur 15 cm të dalë nga muri dhe mbi të gjendet një dritare gjysmë-rrethor. Siq kemi thënë edhe më herët mbi derë gjendet vendi që është lënë posaçërisht për mbishkrimin e xhamisë.
Mbi hyrje të derës gjendet Mahfili i cili është nga druri nga toka me lartësi 3 metra kurse gjerësia 2.20 cm. Tek mahfili dile nga shkallët të cilat gjenden brenda murit në anën e djathtë. Për këtë arsye ky mur në krahasim me muret tjerë është më i trash. Muret tjerë të xhamisë janë rreth 1.17 cm. Mahfili është bërë me harqe gushmë-rrethore 10 dhjetë shtylla të mermerit. Sipërfaqja e harqeve është e zbukuruar.
Rethi është nga druri dhe pjesa e mesme e mahfiliti i ngjanë urës ku nga anash është më lartë se 50 cm. Pjesa e mesme e tavanit dhe anët tjera që gjenden pran janë të ndërtuara prej drurit. Anët e ndarjes së parmakut janë të larta nga toka 50 cm dhe druri i i ri është me kangjella.
Mihrabi i mermerit të xhamisë është brenda kornizave katërkëndëshe dhe janë të zmadhuara. Në dy qoshet e nices së mihrabit të vetëm gjendet edhe nga një kolon. Sipërfaqja e lartë është lënë për të mund të qëndruar aty dhe sipërfaqja është me kurorë. Në nicën e mihrabit gjendet një dekorim me ngjyrë jeshile e cila i ngjanë perdes. Afër mihrabit gjenden dy vende për qirinj kurse pjesën më lartë gjendet figurat e xhamisë.
Mimberi i xhamisë i cili është nga mermeri është shumë i bukur. Vendi i qëndrimit të tyre dhe mënyra e ndërtimit të tyre tregon një mjeshtri të mrekullueshme. Edhe dera është e dekoruar. Shtegu i madh i mimberit nga poshtë i ka pesë hapsira ku tek ato vërehet puna e bukur me gurë. Mbi dhe në mes të tri pjesëve gjendet një emblemë e bukur e punuar nga guri.
Xhamia nga brenda është 12x12 m. Në xhamia gjenden gjithsej 17 dritare. 8 poshtë, 6 lartë, 2 anash dhe mbi mihrab një dritare tjetër në formë të kaut. Kornizat e dritareve nga brenda janë me gurë. Dritarët e poshtme nuk posedojnë kapakë. Në qoshet e xhamisë bijën në sy rëniet e qosheve të nivelit të ujit të ngjyrosura me të bardhë dhe kaltër.
Mu në mes të kupolës gjendet një emblemë e madhe kurse rrethin e saj e përqarkun 8 medaljon. Skajet e xhamave të poshtme të kupolës në krahasim me xhamat tjera krijojnë vazhdimin e dekorimeve harkore. Në dekorimin e xhamave dominon më shumë ngjyra e verdhë, ku në shumë raste nuk ka arritur pajtueshmëri.
Xhamia gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 është djegur plotësisht nga paramilitarët Serb dhe nga djegia që ka pësuar janë shkatërruar të gjitha dekorimet që i ka pasur. Prandaj është e pamundur që përsëri t’i kthehen ato dekorime të bukura që i ka pasur xhamia. Për restaurim e xhamisë pas luftë me vendimin e donatorit është zgjedhur një kompani nga Italia. Ky restaurim zgjati një vit dhe xhamia në vitin 2002 në muajit e verës u hap për shërbim. Shumica e këtij restaurimit kishte të bënte me dekorimet brenda xhamisë dhe i është kushtuar kujdes që çdo dekorim të bëhet ashtu sikurse ka qenë, pra i përshtatshëm me origjinalitetin.
Edhe pse restaurimi i është bërë shumë mirë prapë se prapë vërehet se ka gabime të mëdha në procesin e dekorimeve. Këtë e vërtetuan edhe ekspertët e artit. Në dekorim nuk është përshtatur ngjyra me origjinalitetin dhe kjo ka bërë të vërehet se këto ngjyra nuk përshtatën me specifikat e artit Osman. Kështu që, kur e shikon vërehet se xhamia në përgjithësi është restauruar bukur. Është më së e vërtet se të gjitha dekorimet e vjetra që i ka poseduar xhamia sot i posedon. Gabimet që kanë ndodhur gjatë dekorimeve është e mundur që kanë ndodhur nga mos dijenia e Italianëve rreth dekorimeve të tilla dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër që vetëm këtë ta besojmë se është kështu.
Oborri i xhamisë së Fatihut katror. Xhamia është e rrethuar me mur të betonit dhe hekura në formë të gishtave. Në hyrje të oborrit gjendet shatërvani nga mermeri. Shatërvani qëndron mbi katër shtylla, kulmin e ka të drejtë dhe anash është i hapur. Brenda shatërvanit gjendet rezervari i ujit i bërë nga gurët dhe dy pjesë. Rezervari gjendet në kafesë dhe në pjesën e poshtme gjenden 10 tuba uji. Në secilën tubë gjendet nga një stol.
Besohet se shatërvani është bërë së bashku me xhamin nga ana e Fatihut. Është më së e qartë se shatërvani deri më sot pasur disa restaurime. Secila pjesë e rezervarit përbëhet nga mermeri i bardhë. Edhe ky shatërvan së bashku me xhamin në luftën e fundit të vitit 1999 ka pësuar dëm nga ana e paramilitarëve Serb.
Xhamia e Fatihut e cila bartë cilësinë e xhamisë së çarshisë dhe qendrës sot është e hapur për pesë kohët e namazit. Xhemi i kësaj xhamie përbëhet nga Shqiptarët ku hytbja dhe ligjëratat mbahen në gjuhën Shqipe. Xhamia së bashku me pjesën e fundit të xhematit ka kapacitet t’i merr 300 vetë.
Varrezat e Xhamis Fatih
Xhamia posedon një varrezë të çmuar. Xhamin është e rrethuar me varre ku në varrezë gjendën përafërsisht 70 varre dhe shumica e këtyre varreve janë me mbishkrim. Varreza në anën e majtë të xhamisë është më dendur. Në mesë varreve gjenden disa varre që i përkasin shekujve XVI, XVII, XVIII dhe XIX, por janë shumë të lënë pas dore. Varret kanë pësuar dëm nga natyra dhe shumica e gurëve janë të pa lexueshëm. Ne i fotografuam ata të cilët mund t’i lexonim dhe shumicën e varreve me rëndësi i lexuam dhe për të formuar një unitet në lidhje me xhamin në vazhdim do të mundohemi të jemi njohuri në lidhje me ata.
Në anën e djathtë të hyrjes në xhami gjendët një varrë shumë i bukur i cili i përket Haxhi Zekës. Ky varr në këto varreza ndoshta është varri më i bukur që gjendët në varrezat e Kosovës por edhe varri i haxhi Mustafa Hajriut është i llojit të tillë.
Ky varr është më madhështori në mesin e shumë varreve tjera gjendën ne xhamin Fatih Sultan Mehmet Han në Pejë. Posedon shumë zbukurime nga koka dhe këmbët. Gurët te këmbët dhe koka janë të zbukuruar në të dy anët. Anët me nga tri, kurse fundet të përpunuara në formë katrore janë të veshura me nga një gurë shumë të bukur. Në çdo seksion veç e veç gjenden gradat dhe medaljet që i përkasin Perandorisë Osmane. Ky varr është varri më madhështor në varrezat ekzistuese në Kosovë dhe ruhet shumë mirë por guri i mermerit i cili gjendët sipër është i çarë.
Mbishkrimi i cili gjendët në gurin e kokës që është si në formë të dardhës është shkruar me shkronja kursive dhe përbëhet prej 6 rreshtave. Mbishkrimi është i rrethuar me një lule shumë të bukur. Sikurse është imituar hëna mbi të. Mbishkrimi nuk është publikuar. Nga mbishkrimi kuptohet se është i ndjeri Miralaj.
Varret në formën Lahit gjendën në anën e djathtë përpara xhamisë të rrethuar me hekura në formë të gishtave. Këto përbëjnë varrezat më të bukura dhe më madhështore në xhamin e Fatihut. Gurët që gjendën tek koka dhe këmbët janë të zbukuruar dhe janë ngritur mbi bazën e një gurit rrumbullakët. Guri i kokës është përcaktuar pas rrethit të gurit kapelë. Kjo pjesë është shumë dekorues me gurë të latuar. Mbishkrimi është i shkruar me kursiv mbi mermer dhe përbëhet prej 11 rreshtave. Mesi i rreshtave është i drejtë.
Informacionet në lidhje me Haxhi Zekën janë dhënë në kapitullin e historisë së qytetit të Pejës. Mbishkrimi deri më sot nuk është publikuar.
KBI-e Pejë
06.12.2023