Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam - (1)

Problemi ekonomik paraqet boshtin e interesimit nga ekspertët ekonomikë, si dhe është boshti i interesimit të shteteve gjatë trajtimit të çështjeve të tyre ekonomike.
Problemi ekonomik është i lidhur me ekzistencën e njeriut në tokë dhe ai është prej elementeve ndikuese në rrjedhën historike të njeriut. Madje, edhe thirrja e një prej të dërguarve, Shuajbit a.s., është bazuar në konfirmimin e aspektit ekonomik dhe rëndësinë e reformimit ekonomik të lidhur me sigurinë e besimit. Allahu xh.sh. na ka treguar ngjarjen e Shuajbit a.s. me popullin e tij, dhe ka paraqitur pikat më të rëndësishme të mohimit të tij ndaj popullit të tij, të paraqitura në procesin e lirimit të shkëmbimit tregtar dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve pa të drejtë përmes ndikimit në procesin e ndarjes, - të cilat paraqesin aspektet më të rëndësishme të problemit ekonomik. Allahu xh.sh. thotë:
“Edhe Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin, që u tha: “O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij, mos matni as mos peshoni mangët, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë! O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë! Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”(Kjo ishte tallje e tyre). “O populli im, më thoni, pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë)? Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar!”. (Hud: 84, 85, 87, 88)
Ajetet e mësipërme aludojnë ndikimin që ka padrejtësia në shpërndarjen e shkëmbimit tregtar, ngrënien e pasurisë së njerëzve pa të drejtë dhe se kjo ka ndikuar në gjendjen e keqe ekonomike ruar ngjarja e Shuajbit a.s., një tregtari të individit e të shoqërisë. Është përshkruar ngjarja e Shuajbit a.s., një tregtari që u përmbahej Urdhrave të Allahut xh.sh. Prandaj, Allahu xh.sh. e kishte pajisur me një furnizim të mirë, sepse i përmbahej asaj për se e thërriste popullin e tij e ajo ishte drejtësia në shitblerje që u përmbahej Urdhrave të Allahut xh.sh. Prandaj, Allahu xh.sh. e kishte pajisur me një furnizim të mirë, sepse i përmbahej asaj për se e thërriste popullin e tij e ajo ishte drejtësia në shitblerje.

Problemi ekonomik paraqitet në tri aspekte:
1 - Rrallësia, mungesa dhe pamjaftueshmëria e burimeve natyrore. Prandaj, problemi ekonomik në këtë aspekt paraqitet në zgjedhjen e asaj që prodhohet dhe asaj që nuk prodhohet për shkak të ndryshimit e llojshmërisë së nevojave të shumta të njeriut, mënyrës së përcaktimit të burimeve të gatshme për përdorim apo përcaktimit të burimeve, të cilat mund të përdoren, si dhe mënyrës së prodhimit që duhet ndjekur. Prandaj, për të kuptuar këtë problem, duhet studiuar teoria e garantimit të këtyre burimeve, lloji e sasia e të mirave, preferencat e prodhimit të tyre si dhe alternativat e tyre.
2 - Mënyra nëpërmjet së cilës bëhet shpërndarja e të hyrave publike për faktorët e ndryshëm të prodhimit, apo mënyra e shpërndarjes së faktorëve të prodhimit për pjesëtarët e shoqërisë dhe pjesa e faktorëve të prodhimit në ato të hyra në bazë të detyrës që kryen çdo faktor në realizimin e këtyre të hyrave. Ky aspekt i problemit ekonomik lidhet me caktimin e burimeve të të hyrave individuale dhe rregullat e fitimit e të shpërndarjes së tyre, si dhe me pjesëmarrjen e faktorëve të pro dhimit në të hyra, që janë fitimi nga toka, rroga për punëtorin, kthimi i kapitalit dhe fitimi për afaristin.
3 - Rëndësia relative për faktorët e prodhimit si dhe roli e rëndësia e çdo faktori në procesin e prodhimit. Rëndësia relative është e lidhur me konceptin filozofik që e pranon çdo shoqëri. Rregullimi shoqëror me sistemet ekonomike që përmban, ka ndikim të madh në caktimin e sasisë së prodhimit dhe të llojit të tij, në varësi nga niveli i lirisë apo kufizimi i së drejtës së pronës a të drejtës së punës e të konsumit, apo inkurajimit të përparimit teknik e teknologjik për përmirësimin e shtimin e prodhimit me qëllim përfitimi nga burimet apo faktorët esencialë të prodhimit, të përfaqësuara në pasuritë natyrore, kapitalin dhe punën.
Këto tri aspekte të problemit ekonomik janë boshti i studimeve ekonomike, kanë rolin e tyre në mosmarrëveshjet midis popujve e shoqërive të ndryshme, si dhe janë prej faktorëve që shkaktojnë luftërat e shkatërrojnë civilizimet.
Ekzistimi i problemit ekonomik është pjesë e traditës universale të Allahut xh.sh. dhe sprovim nga Ai për njerëzimin që të dallohet i keqi prej të mirit, i dobishmi nga i padobishmi dhe besimtari nga pabesimtari.
Islami e pranon ekzistencën e problemit ekonomik dhe e konsideron prej fenomeneve universale e traditave hyjnore të shoqëruara me praninë e njeriut në tokë, si dhe sprovim i Allahut xh.sh. për njerëzimin, që të caktojë destinacionin e tij për Ahiret.
Mungesa e rrallësia në burimet natyrore është pjesë e dëshirës universale të Allahut xh.sh., dhe ajo nganjëherë është një lloj dënimi hyjnor për tiraninë e shkatërrimin e njeriut në tokë.
Allahu xh.sh. ka përcaktuar shkakun e ekzistencës së këtij fenomeni, i cili kthehet në vetë natyrën e njeriut që e ka krijuar Allahu xh.sh., kjo natyrë e pabindur, rebeluese e tirane, e cila, kur të ngopet, nuk ka nevojë për askënd. Allahu xh.sh., për të sqaruar këtë të vërtetë, thotë:
“Sikur Allahu t’ua shumonte begatinë robërve të Vet, ata do të kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masën që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e Vet”. (esh-Shura: 27)
Allahu xh.sh., duke përshkruar natyrën e shpirtit njerëzor kur të arrijë mirëqenien dhe kur të realizojë kërkesat e nevojat e tij, duke u bërë arrogante e tirane, thotë:
“Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur”. (el-Alek: 6-7)
Shoqëria e cila bëhet e panevojshme, ajo praktikon atë që praktikon individi, dhe këtë të vërtetë e ka shpjeguar Allahu xh.sh. në ajetin vijues:
“Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhëta, me drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. Atë dënim ua dhamë atyre, për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë përveç mohuesit”. (Sebe’ë: 15-17)
“Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi (ua ngjeshi) petkun e urisë dhe të frikës”. (en-Nahl: 112)
Rrallësia e burimeve natyrore ka një urtësi, me të cilën dallohet. Mungesa e burimeve i nxit njerëzit që të ndërtojnë tokën dhe është nxitje për vazhdimësinë e njerëzimit në të deri në një moment të caktuar, me punë sipas fuqive e mundësive reale e mendore të shpërndara në mes njerëzve. E tërë kjo shpie që faktori punë të ketë rolin e tij në përfitimin nga burimet natyrore dhe kontributin e tij në nxjerrjen e thesareve të fshehura në tokë. E tërë kjo nuk do të arrihet, nëse mungon e largohet problemi ekonomik. Kurani ka treguar për këtë urtësi duke thënë se ajo pjesë e traditës universale të Allahut xh.sh. është prej shenjave hyjnore të Tij. Allahu xh.sh. thotë:
“Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime“. (ez-Zuhruf: 32)
Kurani e cakton mënyrën nëpërmjet së cilës njeriu mund të arrijë mirëqenien dhe të arrijë begatinë e jetesës. Allahu xh.sh. na garanton për gjetjen e nevojave të njeriut të lidhura me komponentet e ekzistimit të tij, duke na garantuar plotësimin e tyre. Ky sistem, që Allahu xh.sh. e ka bërë shkak të obligueshëm për plotësimin e nevojave, është besimi i njeriut në Allahun xh.sh. - me fjalë, me punë, me sjellje dhe me legjislacion. Devijimi i shoqërive njerëzore konsiderohet arsye për mungesën në prodhim, qoftë ajo për shkak të dhënies së fuqisë për disa krijesa nga Allahu xh.sh., që të shkatërrojnë prodhimin ose të largimit të bekimit të së mirës e të furnizimit që u jep Allahu xh.sh. robërve të Tij. Allahu xh.sh. thotë:
“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’u hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (el-A’raf: 96)
Trajtimi i problemit ekonomik nga Islami dhe mënyra që urdhëron që ta ndjekim për t’iu shmangur problemit në formën që nuk përkon me ekuilibrin e shoqërisë, ngrihet në atë mënyrë duke i trajtuar të gjitha aspektet e problemit ekonomik në formë të plotë, ku bashkohen të gjitha elementet ndikuese në rregullimin shoqëror me punë, me koordinim e integrim, për të arritur shoqërinë e virtytshme, ku jeta zhvillohet sipas programit të Allahut xh.sh., të cilin e ka shpjeguar Allahu xh.sh. në librin e Tij nëpërmjet të Dërguarit të Tij. Kur të arrihet kjo gjë me lehtësi sipas ligjit të Allahut xh.sh., atëherë problemi ekonomik me të gjitha aspektet e tij, nuk do të jetë pengesë për stabilitetin e njeriut dhe arritjen e qëllimit për hir të të cilit e ka krijuar Allahu xh.sh. dhe e ka zbritur në Tokë për të jetuar në të për një periudhë të caktuar kohore, dhe pastaj për të kaluar në jetën e përjetshme, në të ci lën nuk ka lodhje e as mundim, por ajo është jetë e shpërblimit për atë që ka punuar njeriu gjatë periudhës kohore që ka kaluar në tokë.
Studimi i sistemit e i mënyrave përmes të cilave Islami zgjidh problemin ekonomik, kërkon studimin e të gjitha gjërave të pjesshme e më të gjera të sistemit ekonomik nga këndvështrimi islam. Prandaj, qëllimi i këtij artikulli e i atyre vazhdues, nuk është paraqitja e plotë për të gjitha zgjidhjet që paraqet Islami gjatë trajtimit të problemit ekonomik, duke i dhënë koncept të plotë për programin e Islamit. Kjo kërkon studime të gjata e të ndryshme të degëve të ndryshme të ekonomisë. Por në këtë artikull e në artikujt që pasojnë, do të trajtojmë problemin ekonomik, duke i dhënë lexuesit një koncept të përgjithshëm për zgjidhjet që urdhëron Islami gjatë trajtimit të problemit ekonomik me të tri aspektet e tij që kemi përmendur në fillim të këtij artikulli. Gjithashtu do të trajtojmë idenë që Islami nuk kufizohet vetëm në trajtimin e marrëdhënieve me Allahun xh.sh., por problemet materiale të njeriut i trajton në përputhje me natyrën njerëzore dhe traditat universale, të cilat kanë qenë të nevojshme për krijimin e njeriut në tokë.
Rrallësia e burimeve natyrore është e lidhur me urtësinë e krijimit të njeriut. Toka që Allahu xh.sh. e krijoi për njeiun, që të jetojë në të, nuk është krijuar që të jetë vend rehatie e lumturie. Kurani ka aluduar këtë në ajetin vijues:
“...e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jini armik i njëri tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. (el-Bekare: 36)
Allahu xh.sh. të mirat e tokës nuk i ka bërë si ato të Xhenetit, veçse komoditetin e tyre e ka bërë të vogël dhe burimet e tyre të kufizuara. Po Allahu xh.sh. e ka krijuar tokën dhe ka krijuar njerëzit në të. Në të ka krijuar të mira e pasuri që u mjaftojnë njerëzve, nëse janë në rrugën e drejtë dhe i binden Urdhrit të Allahut xh.sh. Por, nëse devijojnë, atëherë ligji i rrallësisë do të rëndojë problemin ekonomik dhe do t’i prekë njerëzit me dhembje, mjerim, varfëri, uri dhe frikë.
Sistemi i Islamit në trajtimin e rrallësisë së burimeve natyrore, paraqitet në drejtimin e shoqërisë për shfrytëzimin e të gjitha burimeve natyrore, përpjekjet për arritjen e tyre dhe përfitimin prej tyre. Shfrytëzimi i këtyre burimeve kërkon përpjekje. Prandaj, kush dëshiron të për fitojë nga ajo që ka krijuar Allahu xh.sh. në tokë apo në qiell, - ai duhet të bëjë përpjekje. Burimet natyrore janë prej arsyeve që shkaktojnë problemin ekonomik, qoftë ai nga aspekti i mangësisë në shfrytëzimin e tyre apo nga aspekti i mënyrës e teknikës së përdorur nga njeriu gjatë shfrytëzimit të këtyre burimeve. Prandaj, trajtimi i realitetit të rrallësisë së burimeve natyrore varet nga mënyra e shfrytëzimit të këtyre burimeve dhe përpjekja për zbulimin e tyre. Toka është burimi kryesor i furnizimit, dhe në brendi të saj fshihen lëndët e para për prodhimin e produkteve për të cilat ka nevojë njeriu në jetën e tij, si dhe ajo ruan burimet e zhvillimit, si toka e uji. Dhe me bashkimin e këtyre arrihet plotësimi i nevojave të njeriut që kanë të bëjnë me ushqimin. Prandaj, trajtimi i mungesës së burimeve e rrallësisë së tyre, nga Islami arrihet nëpërmjet shfrytëzimit të tokës, vëmendjes që duhet t’i kushtojë njeriu tokës, dhe domosdoshmërisë së shfrytëzimit të saj përmes bonifikimit të tokës, shfrytëzimit të saj dhe nxitjes së njeriut për ta arritur këtë.
Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e punon një tokë që nuk është e askujt, atëherë ajo i takon atij”. Ky hadith shpjegon një prej aspekteve se si Islami e trajton mënyrën e sjelljes me rrallësinë, pikërisht duke nxitur për shfrytëzimin e tokës e investimit në të, duke nxitur njeriun që të shfrytëzojë tokën duke përfituar ndjenjën e pronësisë, duke i nxitur njerëzit që të bëhen të aftë për të shfrytëzuar tokën e papunueshme. Prandaj, Islami kujdeset t’i shtyjë faktorët e prodhimit në bashkëveprim, me qëllim të zvogëlimit të efekteve të rrallësisë së burimeve në keqësimin e problemit ekonomik. Mosshfrytëzimi i tokës, shpie në shkatërrimin e dy burimeve të prodhimit, që janë toka e puna. Prandaj Islami i ka dhënë rëndësi këtij aspekti të trajtimit të rrallësisë, duke i krijuar mjedisin ndihmës për shfrytëzimin e burimeve natyrore të disponueshme. Për këtë qëllim ka krijuar murin rregullues për mbrojtjen e grupit aktiv të njerëzve, duke i nxitur për shfrytëzimin e tokës duke u dhënë të drejtën e pronësisë për ata që investojnë në tokë, dhe mbrojtjen e kësaj pronësie nga zaptimi i saj. Shprehja se nuk ka asnjë të drejtë mundimi i tiranit (djersa e tiranit), që ka ardhur në disa transmetime, ka domethënien që nuk i takon askujt që të vijë në tokën që e ka bërë të gjallë dikush para tij, e të mbjellë në të me forcë, duke përfituar nga kjo mbjellje zotërimin e tokës. Nuk pranohet e drejta e tij dhe e ka ndaluar këtë të drejtë. Ndërsa udhëheqësit të myslimanëve i takon që të mbrojë pronën.
Problemi i vendeve të pazhvilluara qëndron në pamundësinë e tyre për të shfrytëzuar burimet natyrore të disponueshme për njeriun, qoftë kjo edhe për shkak të legjislacioneve jo të drejta, të cilat pengojnë nxitjen për punë. Dhe historia bashkëkohore na jep argumente që legjislacionet jo të drejta, si dhe përvetësimi i ideve të devijuara, ka sjellë shkatërrimin e sistemit komunist në Bashkimin Sovjetik, ku rregullimi ekonomik bazohej në zvogëlimin e rolit të njeriut për të shfrytëzuar burimet natyrore duke i hequr ndjenjën e dashurisë ndaj pronës. Dhe, si rrjedhojë e kësaj, zhdukjen e nxitjes për punë, duke i ndaluar që të kryente rolin e tij ndikues dhe duke mos përfituar maksimalisht prej burimeve natyrore.
Islami e ka drejtuar vëmendjen që burimet natyrore të mos kufizohen vetëm në atë që shfaqet në tokë, por që rrallësia të mund të vijë për shkak të mospërpjekjes mendore e trupore, dhe që rrallësia të mund të zgjidhet nëse njeriu përpiqet e synon hulumtimin për burimet e furnizimit, pa u mbështetur në burimet e dukshme. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kërkoni furnizimin në fshehtësinë e tokës”. Ky hadith na paraqet të vërtetën që toka fsheh shumë të mira, dhe që Allahu xh.sh. Që ka krijuar njeriun, do t’i sigurojë të gjitha nevojat e tij, por me kusht që të punojë në hulumtimin e gjurmimin e tyre. Ky hadith përmban tregues të qartë, që furnizimi fshihet në brendësitë e tokës, por ka nevojë që ai të kërkohet.
Prej traditave universale të Allahut xh.sh. është që e ka obliguar njeriun të kërkojë në tokë, të përpiqet e të lodhet. Kurse kënaqësia pa lodhje, është në botën tjetër. Dhe kjo është prej fshehtësive që Allahu xh.sh. ka bërë në rrallësinë e burimeve, por mungesa e plotë dhe pamundësia nuk janë plotësim i nevojave. Rrallësia, sipas konceptit islam, është relative dhe jo absolute, ose që rrallësia ndodh kur njeriu nuk përdor pasuritë e mundësitë e tij dhe nuk punon në shfrytëzimin e fuqive mendore.
Është detyrë e njeriut që të përdorë procesin e mendimit e të zbulimit. Ajo që zbulon apo e hulumton njeriu, është krijuar nga Allahu xh.sh. Prandaj, duhet kuptuar drejt Fjala e Allahut xh.sh.:
“E Allahu ju krijoi ju e atë që punoni”. (es-Safatë: 96)
Tërë atë që arrin njeriu prej zbulimeve e me atë që frymëzohet për njohjen e fshehtësive universale, e ka lejuar Allahu xh.sh. në këtë periudhë me numrin e madh të njerëzve, dhe nuk e ka lejuar në historinë e mëparshme të njerëzimit për të konfirmuar një të vërtetë të sigurt që nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. garanton sigurimin e nevojave të njeriut dhe që burimet e disponueshme mjaftojnë për plotësimin e nevojave të njeriut, me kusht që ai të kërkojë sipas traditave të Allahut xh.sh. dhe duke u nënshtruar ndaj Tij. Prandaj, devijimi nga ky sistem, do të jetë shkak për rrallësinë e burimeve, që do të jetë një mjet për zbritjen e dënimit të Allahut xh.sh. ndaj padrejtësisë së njeriut.



Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 77

Dituria Islame / 213