Mjekra tek meshkujt ka veti terapeutike, zbulon një studim shkencor




Studiuesit dermatologë nga Universiteti i Queensland, në Australi, kanë zbuluar se meshkujt që mbajnë mjekër dhe mustaqe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve UV.
Mjekra ka efekte të dobishme në shëndetin e mashkullit. Ajo vepron si një lloj izolatori duke e mbrojtur fytin nga dhimbjet dhe djegiet e diellit, duke ofruar mbrojtje prej 80 deri 95 për qind nga dielli, ndërsa fortësia e mbrojtjes varet nga ajo se sa të gjata dhe të dendura janë qimet. Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe.
Duke përdorur një dozimetër që mat rrezatimin, ata kanë vënë re se mjekra e tyre ndërpriste rreth 90-95% të rrezeve UV. Rrezet UV godasin drejt. Por, kur përballen me mjekrën, rrezet përthyhen dhe nuk e arrijnë lëkurën. Për pasojë mjekra mbron lëkurën nga kanceri.
Përveç kësaj, ata janë të mbrojtur nga astma e shkaktuar nga alergenet. Në fakt, mjekra është një pengesë për polenin, burimi i këtyre alergjive.
Dermatologët australianë kanë vënë re gjithashtu se mjekra, e cila është pengesë ndaj sulmeve të jashtme, mundëson që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe kështu kufizon plakjen e saj.


Kolla dhe dhimbja e fytit

Mjekra që shtrihet nëpër qafë krijon një shtrese mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si një lloj izolatori dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, thotë Carol Walker nga qendra për trikologji ne Birmingham

Astma

Meshkujt me astmë, të shkaktuar nga poleni, thonë se mustaqet dhe mjekra ndikojnë në zvogëlimin e simptomave. Mustaqet parandalojnë grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, ka shtuar Walker


Plakja

Mjekra mbron lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalëson plakjen. Ajo parandalon humbjen e lagështisë, duke e mbajtur lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Me aplikimin e kremës nën qime, lëkura do të mbaje më gjate lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe. Po ashtu lëkurë e meshkujve është më e trashë sesa e femrave, dhe është me rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, shton ai.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme