Vendet myslimane renditen ndër vendet më të sigurta në botë


Skandinavia e pasur dhe vendet me popullsi myslimane u renditën në krye të listës së shteteve më të sigurta në botë.
Studimi sociologjik u realizua nga instituti autoritar amerikan i opinionit publik Gallup në 141 vende përmes anketimit të qytetarëve.
Qëllimi ishte përcaktimi i nivelit të kriminalitetit dhe besimit te organeve të rendit dhe zbatimit të ligjit.
Në aspektin e sigurisë, stabilitetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e rendit dhe zbatimit të ligjit, vendin e parë e zuri Taxhikistani. Në rezultatet e anketës, taxhikët deklaruan se nuk ndiejnë asnjë rrezik gjatë shëtitjeve të natës dhe besojnë në organet e rendit. Në renditjen e Gallup Taxhikistani shënoi 96 pikë. Në vendin e katërt, pas Finlandës dhe Islandës, renditet Kuvajti (92 pikë). Në listën e vendeve më të sigurta në botë përfshihen gjithashtu Indonezia (vendi mysliman më i madh), Kosova dhe Uzbekistani, duke iu bashkuar Luksemburgut, Norvegjisë, Vietnamit, Zvicrës, Danimarkës dhe Sllovenisë.