Liverpooli organizoi një iftar për tifozët në Anfield
Gjiganti i futbollit anglez, Liverpooli organizoi një iftar në stadiumin “Anfield” në kuadër të programit “Share Ramazan”, ndërsa në stadium u këndua ezani gjatë namazit të akshamit.
Pamjet nga stadiumi ikonë kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe Reds janë vlerësuar në mbarë botën për gjestin e bërë.
Në një program të organizuar nga Liverpooli së bashku me Fondacionin Liverpool, është organizuar një iftar falas për tifozët myslimanë.
Gjithçka u bë në bashkëpunim me rrjetin e xhamive të rajonit të Liverpoolit, me një sërë folësish lokalë duke përfshirë deputetin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Byrne, bashkëthemeluesin e nismës ‘Fans Supporting Foodbanks’ dhe boksieren britanike, Natasha Jonas.
Artikulli i kaluar