Aktori holandez Donny Roelvink konvertohet në Islam

 


Donny Roelvink, i njohur si aktor, model dhe personalitet mediatik, u konvertua në Islam.
Pas vitesh fame dhe një jete plot tension në qendër të vëmendjes, Roelvink kishte kohë që kërkonte paqen e brendshme dhe të vërtetën. Ai e gjeti këtë të vërtetë në parimet e Islamit.
Ai u pa në një video virale në Instagram duke shqiptuar shehadetin brenda një xhamie.
"Unë nuk mendoj se shumë njerëz e kanë vënë re që unë pata një ditë të veçantë dje," tha Roelvink në mesazhin e tij video në Instagram.
Ylli 26-vjeçar i reality tregoi se nuk e kishte problem publikimin e videos, duke shtuar se nuk e ka bërë vetë.
Në vitin 2022, Donny u plagos ndërsa po xhironte një video fitnesi me miqtë. Ai u godit nga një Hummer. Ai përfundoi në spital me pesë brinjë të thyera dhe mushkëri të dëmtuar. Më pas, atij iu desh të shërohej për javë të tëra.
Po këtë vit, atij iu tha se kishte kancer në testikuj. Për shkak të këtyre dy incidenteve, ai filloi të thellojë besimin e tij, duke gjetur më në fund Islamin.