Autoritetet saudite kanë ndarë statistika mbresëlënëse për pjesëmarrje në vendet e shenjta gjatë javës së kaluar.
Sipas Administratës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta të Arabisë Saudite, më shumë se 5.9 milionë besimtarë vizituan Xhaminë e Profetit javën e kaluar, bëjnë të ditur mediat lokale.
Sipas statistikave, 598.939 njerëz vizituan varrin e Pejgamberit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), dhe 254.209 besimtarë u falen në al-Rawdah al-Sharif. Gjatë javës, 9,172 besimtarë të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara vizituan Xhaminë e Pejgamberit. 157,464 besimtarë morën shërbime përkthimi nga gjuhët e huaja, dhe 12,884 iu drejtuan bibliotekës së xhamisë për informacion, si dhe u shpërndanë më shumë se 180 mijë shishe me ujë Zemzemi.