Shkencëtarët kanë bërë me dije se farat e zeza shërojnë çdo sëmundje. Ata e kanë quajtur ilaçi natyror që shëron çdo sëmundje. Po çfarë përmbajnë këto fara?
Studimet shkencore tregojnë se:
Fara zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash tjera .domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate. 35% vajra
21% albumine dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme.
Për t'u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon,Alfa-Pinen etj.), vitaminat B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineraler (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.
Veçoritë e vajrave acidime të pangopura
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit.
• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm.
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alegjike.
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet
• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale.
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër.
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve.
• trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë. Vaji i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevoja ditore.
Vajrat me Eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin gjak. Vitaminat B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës Acidi Folik redukton rrezikun tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave, Antioksidante, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin e mbrojtjes së trupit. Përveç efektit që fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Eshtë mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi në sëmundjet AIDS-si, kanceri etj.
Me gjithë këto të mira që përmban fara e zezë, është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë.
Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
Vaji Habbetusseuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat e ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes. Vaji Habbetusseuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetusseuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibiotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbuluar se vaji Habbetusseuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Ndërsa vaji i farës së zezë përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid, acid ky me vetitë transformuara si më poshtë:
Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve. Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet. Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore.
Shton spermatozoidet, rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes.
Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës. Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore. Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështetës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar chipodimenisë. Ndihmon në tretjen e tajitjes së pamjaftueshme të tëmthit
Nxit taitjen e Acidit Urik. Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë. Ndihmon në shërimin e migrenës.
Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit. Është kundër rraskapitjes. Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente. Përmirëson tretjen dhe apetitin. Ulë temperaturën e trupit. Është kundër diarresë. Është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës çhipotenziv. Është kundër sëmundjeve kancerogjene. Mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në gjak - nxit tajitjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes. Ulë kolesterolin në gjak etj.
Vaji i farës së zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme./Revista "Familja"/