Sa i përket çështjeve mjekësore, duhet t’i drejtohemi mjekut specialist dhe të shikojmë nëse kjo çështje mund të mjekohet me barna apo nuk ka alternativë tjetër pos ndërhyrjes kirurgjikale.
Nëse mjeku del në përfundimin se operacioni i gastrektomisë së lukthit është metoda dhe zgjidhja e vetme për trajtim, atëherë është e lejuar, sepse është çështje mjekimi dhe nevoje dhe për këtë nuk ka ndonjë ndalesë.
Por, nëse nuk ka nevojë dhe mjeku nuk e rekomandon dhe nuk e kërkon një gjë të tillë, atëherë nuk duhet të bëhet, sepse është një ndërhyrje kirurgjikale pa arsye.
Zoti i Madhëruar thotë: “Pyetni dijetarët (ekspertët) nëse ju nuk dini.” (Kurani: En-Nahl, 43).
Pra, nëse gjendet ndonjë arsye dhe specialisti (doktori) e kërkon këtë, atëherë lejohet të kryhet një operacion i tillë, mirëpo nëse ai ju thotë që nuk keni nevojë për operacion dhe ju insistoni për të, atëherë ky është gabim, sepse këtu do të ndodhë ndërhyrje kirurgjikale në diçka që do të ndryshojë krijimin e Zotit pa arsye dhe kjo nuk lejohet sipas fesë. Në këtë rast çështja i takon mjekut.
Zoti e di më së miri!
Dr. Mahmud Shelebi
Emini i Akademisë Egjiptiane Për Fetva
Nga arabishtja: E. Koshi