Islami na mëson se përveç besimit, shëndeti është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Prandaj, sporti rekomandohet si faktor që kontribuon në zhvillimin e shëndetit tonë.
Profeti i Zotit u rekomandonte shokëve dhe familjeve të tij lloje të ndryshme sportesh me qëllim të forcimit të trupit tonë, por edhe shtimin e dëshirës njerëzore për argëtim dhe konkurrencë. Sporti ndihmon në zhvillimin e përgjegjësisë sociale, na lidh me njerëzit tjerë dhe forcon shpirtin tonë konkurrues, rrit tek ne ndjenjën e konkurrencës dhe na ofron mundësinë të përforcojmë trupin tonë dhe të mbajmë kondicionin tonë të rregullt.
Sporti është një nga format më të përhapura të aktivitetit fizik në të gjithë botën, që njerëzit e praktikojnë për të forcuar trupin dhe aftësitë e tyre psiko-fizike. Angazhimi në sport është shumë i rëndësishëm dhe ka ndikim pozitive në zhvillimin e aftësive sociale dhe shoqërore.
Ka disiplina të ndryshme sportive që ekzistojnë sot në botë. Megjithatë, të gjitha ato nuk kanë të njëjtën ndikim në shëndetin dhe trupin e njeriut. Disa janë më të dobishme se të tjerat. Prandaj, është me rëndësi t’i dallojmë sportet sipas rëndësisë së tyre dhe të theksojmë veçanërisht ato që janë më efektive dhe produktive për trupin e njeriut.
Përmes sportit, forcojmë shëndetin tonë dhe mbajmë kondicionin tonë të nevojshëm, që na nevojitet për përfshirjen tonë në angazhimet e përditshme të jetës së përditshme për të ndier veten të plotë dhe të lumtur.
Islami na mëson se përveç besimit, shëndeti është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Prandaj, sporti rekomandohet si një mënyrë për të kontribuuar në zhvillimin e shëndetit tonë. Profeti i Allahut u rekomandonte shokëve dhe familjeve të tij lloje të ndryshme sportesh me qëllim forcimin e trupit, por edhe shtimin e dëshirës njerëzore për argëtimit dhe konkurrencë. Sporti ndihmon në zhvillimin e përgjegjësisë sociale, lidh njerëzit me njëri-tjetrin dhe forcon shpirtin tonë konkurrues.
Disiplinat si vrapimi, noti, mundja, gjuajtja me hark dhe shumë të tjera janë rekomanduar veçanërisht në Islam. Rëndësia e tyre varet nga efekti që kanë në shëndetin tonë.
Është vërtetuar se sporti na forcon dhe ndikon pozitivisht në shëndetin tonë, bazuar në thënien e urtë e cila thotë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Shikuar nga ky këndvështrim sporti mund të konsiderohet si një lloj ibadeti, pra në angazhimin tonë me sportin, me synimin për të përforcuar aftësitë tona, mund të presim shpërblimin e Zotit.
Disa sporte janë më produktive dhe më të dobishme për komunitetin shoqëror, prandaj duhet t'i inkurajojmë të rinjtë tanë që të angazhohen më shumë me këto sporte.
Përmes tyre duhet të zhvillojmë një shpirt konkurrues, por të shëndetshëm ku humbja është e barabartë me fitoren, pra, nuk duhet të ketë zemërim, grindje dhe mosmarrëveshje për shkak të humbjes.
Islami na mëson që të zgjedhim disa sporte dhe të merremi me to. Këto sporte duhet të forcojnë karakterin tonë, shpirtin dhe cilësitë tona të njeriut të lartë.
Gjatë ushtrimit të këtyre sporteve nuk duhet të ketë asgjë të dëmshme apo të ndaluar nga Islami, sepse atëherë do të humbiste vlera e tyre shpirtërore dhe morale.
Shoqëria duhet të përpiqet t'u sigurojë të rinjve kushte për pjesëmarrje të rregullt në sporte të dobishme dhe të zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj namazit dhe dashurinë për mësimin e Kur'anit, krahas këtyre sporteve.
Kur në një klub, organizatë apo shoqatë gjejmë namazin si ushqim shpirtëror për njeriun dhe aktivitetin sportiv të dobishëm si një mjet të rëndësishëm për zhvillim, atëherë mund të presim shumë nga një shoqëri dhe një komunitet i tillë. Para së gjithash ndihmën dhe bekimin e Zotit mbi këtë komunitet ku do të ketë më shumë njerëz të lumtur, të gëzuar dhe të shëndetshëm.
Akos.ba
Amila Dr.