ABSTRAKT
Ky punim hulumtues ka për qëllim pasqyrimin e fondit të vjetër arkivor të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Është bërë përpjekje maksimale që ky punim hulumtues të pasqyrohet drejt me objektivitet, duke implementuar metodat adekuate shkencore: përshkrimin dhe analizën.
Fondi arkivor në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë ndahet në dy pjesë, fondi i vjetër i periudhës së paraluftës dhe fondi i ri i periudhës së pasluftës. Në këtë punim pasqyrues do të pasqyrohet vetëm fondi i vjetër, i cili përshinë intervalin kohor 1984- 1997. Fondi në fjalë është prodhuar nga veprimtaria edukativo-arsimore e shkollës, por përbëhet edhe nga pak dokumentet që kanë ardhur nga jashtë në drejtim të shkollës, duke përfshirë këtu: kërkesa, ankesa, raporte, referenca-rekomandime, kontrata, urime, vërtetime etj.. Fondi ka gjithsej 7 kuti me dokumente të ndryshme, të cilat janë të paklasifikuara. Fondi në vete përmban një numër të konsiderueshëm dokumentesh si: rregullore, procesverbale, njoftime, konkurse, lista të nxënësve, kërkesa, ankesa, dëftesa, vendime, vërtetime, mirënjohje, dekorata, projekte, regjistra, deklarata, raporte, urime etj..
Vlen të theksohet se arkivi i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sepse përmes studimit të tij pasqyrohet veprimtaria shumëdimensionale e Medresesë. Në vazhdim të këtij punimi, në mënyrë të shkurtër dhe konstruktive do të pasqyrohet përmbajtja dhe rëndësia që përmban ky fond arkivor me qëllim që studiuesit e kësaj fushe të kenë një orientim dhe lehtësim rreth përmbajtjes së këtij fondi arkivor.
1.1 Një historik i shkurtër i shkollës Medreseja “Aluddin” u hap dhe filloi punën e saj edukativo-arsimore më 01.11.1951 në qytetin e Prishtinës e njohur me emrin zyrtar si “Medreseja e Ulët Shqiptare”. Medreseja e Ulët Shqiptare filloi veprimtarinë e saj në kohën më të vështirë në të cilën po kalonte populli shqiptar në përgjithësi, arsimi kombëtar dhe fetar në veçanti.
Me këtë gjendje të vështirë u përballë edhe Medreseja, mësimdhënësit dhe nxënësit e saj. Krahas kushteve të vështira, kurajoja dhe vullneti për të vazhduar procesi edukativo-arsimor në gjuhën shqipe ishte shumë i madh si nga ana e mësimdhënësve, ashtu edhe nga ana e nxënësve. Si rezultat i vullnetit dhe përkushtimit nuk munguan as rezultatet. Drejtuesit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle punuan me përkushtim të madh në funksionalizimin dhe zhvillimin e saj. Gjatë viteve të para të punës, si rezultat i mungesës së kuadrit të ri, në Medrese punuan mësimdhënësit e vjetër që kishin shërbyer në medresetë e mëhershme në Kosovë, të cilat u mbyllën në vitin 1948. Këta mësimdhënës ishin njerëz të ditur, njohës të disa gjuhëve, kishin përvojë pune dhe ishin atdhetar të shquar. Mësimdhënësit e Medresesë edhe pse në kushte të disfavorshme punuan shumë, me të vetmin qëllim, edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja në frymën kombëtare dhe fetare.
Krahas kushteve shumë të vështira dhe pengesave të llojllojshme, Medreseja e Ulët e Prishtinës, zhvilloi një veprimtari sa të vështirë aq edhe të suksesshme mes viteve 1951-1962 duke nxjerrë gjithsej 115 nxënës të diplomuar. Si rezultat i përkushtimit të BFI-së, drejtorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve të saj, kjo shkollë arrit me shumë sukses t’i përballonte sfidat e kohës. Ajo që mund të themi në përgjithësi është se roli i Medresesë së Ulët në procesin edukativoarsimor në Kosovë mes viteve 1951-1962 ishte shumë i madh, sepse ndikoi drejtpërsëdrejti në shkollimin e disa gjeneratave si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar, duke ndikuar kështu pozitivisht edhe në uljen e numrit të analfabetizmit dhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Foto 2- Vendimi i hapjes së Medresesë së Ulët
Medreseja e Ulët që nga themelimi ishte dhe shërbente si shkollë e mesme e ulët katër vjeçare. Si pasojë e mungesës së një shkolle të mesme të lartë fetare, nxënësit shqiptar detyroheshin të vijonin shkollimin e mesëm fetar në Sarajevë në Medresenë “Gazi Husrev Beg” e cila njëherësh ishte edhe medreseja e mesme e lartë e vetme në Jugosllavi. Si rezultat i nevojës shumë të madhe që edhe shqiptarët (krahas boshnjakëve) të kishin një shkollë të mesme të lartë fetare, BFI i bëri të gjitha përgatitjet e duhura që Medreseja e Ulët të shndërrohej në medrese të mesme. Pas 11 vjetëve punë, përkushtim dhe sakrificë, Medreseja e Ulët, dha rezultate shumëdimensionale duke hedhur kështu edhe themelet e Medresesë së Mesme “Alauddin”. Si rezultat i nevojës imediate me iniciativën e BFI-së, Medreseja e Ulët e Prishtinës, në vitin shkollor 1962-1963 u shndërrua në Medrese të Mesme dhe e mori emrin “Alauddin” si rezultat i afërsisë që kishte me Xhaminë “Alauddin”.
Sikurse Medreseja e Ulët Shqiptare edhe Medreseja e Mesme “Alauddin” (e cila u ngrit mbi themelet e Medresesë së Ulët Shqiptare) vazhdoi veprimtarinë e saj edukativo-arsimore duke dhënë kontribut shumëdimensional në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja në frymën fetare dhe kombëtare në kohën më të vështirë që po kalonte Kosova dhe populli i saj. Medreseja “Alauddin” si institucion edukativo-arsimor ngërthen në vete shumë komponentë të veçanta dhe specifike, gjë që e dallon nga shkollat e tjera, duke filluar nga vizioni, kuadri profesional, kombinimi i plan-programeve mes lëndëve fetare dhe lëndëve të përgjithshme, disiplina, cilësia, kompaktësia etj., të gjitha këto dhe shumë elemente të tjera e bëjnë këtë shkollë unike dhe fanar ndriçues dhe shembull për shkollat e tjera.
Medreseja “Alauddin” me veprimtarinë e saj të larmishme dha një kontribut shumëdimensional në përgjithësi në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në veçanti, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti në formësimin e një shtrese intelektuale fetare e kombëtare në Kosovë dhe më gjerë. Pa dyshim një kontribut shumë të madhe në këtë drejtim dhanë edhe drejtuesit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, të cilët punuan me intensivitet në kushte aspak të lehta me të vetmin qëllim, zhvillimin dhe avancimin e arsimit. Në Medresenë “Alauddin u shkolluan dhe edukuan shumë gjenerata në një kohë shumë të vështirë për vendin dhe arsimin shqip. Krahas të gjitha vështirësive, si rezultat i punës progresive kjo shkollë arriti që t’i përballonte të gjitha sfidat e kohës dhe të kontribuonte shumë në kultivimin e vlerave fetare e kombëtare në përgjithësi dhe në përhapjen e mësimeve në gjuhën shqipe në veçanti.(1)
1.2 Pasqyrë e shkurtër e Arkivit (Fondi arkivor) të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë (1984-1997)
Foto3- Nga ceremonia e hapjes së Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.
Si çdo shkollë tjetër, e cila zhvillon veprimtari edukativo[1]arsimore dhe që prodhon dokumentacion, edhe Medreseja e Mesme “Alauddin” veprimtarinë e saj edukativo-arsimore e ka të regjistruar-pasqyruar në dokumentacione, të cilat ruhen në Arkivin e kësaj shkolle. Meqenëse Medreseja e Mesme “Alauddin” veprimtarinë e saj edukativo-arsimore e filloj dhe e vazhdoj në objektin e vjetër të “Medresesë së Ulët Shqiptare” mes viteve 1962-1985, për dokumentacionin mes viteve 1951-1962, dhe dokumentacionin mes viteve 1963- 1984, gjatë hulumtimit nuk kam hasur në informacion. Duke pasur parasysh këtë gjë, në punim do të pasqyrohet sipërfaqësisht dhe në mënyrë konstruktive dokumentacioni i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë nga viti 1984 (nga koha kur Medreseja vazhdoi veprimtarinë e saj nga objekti i vjetër në objektin e ri) deri në vitin 1997.
Meqenëse Arkivi është thesari i çdo institucioni përmes së cilit pasqyrohet veprimtaria e tij, edhe Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë e posedon këtë thesar të çmuar dokumentesh, përmes së cilit pasqyrohet dhe dokumentohet veprimtaria dhe kontributi i saj i larmishëm dhe shumëdimensional.
Arkivi (Fondi arkivor) i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë përfshin një interval kohor mes viteve 1984- 1997 (ekziston dokumentacioni edhe pas viti 1997 e deri më sot, mirëpo ne do ta pasqyrojmë vetëm dokumentacionin mes viteve të lartcekura). Ky fond arkivor është i ndarë në gjithsej 7 kuti arkivore, të cilat përmbajnë dokumente të ndryshme si kërkesa, ankesa, raporte, referencarekomandime, kontrata, urime, vërtetime etj..
Fondi ndahet si në vijim:
1. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1984-1986, Kutia nr: 1.
2. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1986-1987, Kutia nr: 2.
3. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1988-1989, Kutia nr: 3.
4. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1990-1991, Kutia nr: 4.
5. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1991-1992, Kutia nr: 5.
6. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1993-1994, Kutia nr: 6.
7. Arkivi i Medresesë së Mesme “Alauddin” Prishtinë, Fondi: Veprimtaria e Medresesë “Alauddin”, viti 1995-1997, Kutia nr: 7.
Ky fond arkivor është shumë i pasur me shumëllojshmëri të dokumentacionit përmes së cilave pasqyrohet veprimtaria e Medresesë “Alauddin” mes viteve 1984-1997.
1.3 Gjendje fizike e dokumenteve dhe rëndësia e tyre historike
Fatmirësisht pjesa më e madhe e lëndës arkivore është në gjendje të mirë fizike, një pjesë e vogël e saj ka nevojë për restaurim dhe konservim. Megjithatë krahas anëve pozitive, kjo lëndë i ka edhe mangësitë e saj. Dokumentet arkivore nuk janë të klasifikuara, gjë që e vështirëson tejmase punën e menagjmentit të shkollës dhe punën e studiuesve për përdorimin e këtyre dokumenteve.
Dokumentet arkivore që gjenden në Arkivin (Fondin Arkivor) e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë kanë një rol dhe një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sepse përmes studimit të tyre pasqyrohet veprimtaria shumëdimensionale e vatrës së edukimit dhe arsimimit fetar dhe kombëtar, Medresesë së Mesme “Alauddin” të Prishtinës. Shpresojmë që ky punim i shkurtër dhe pasqyrues t’i nxitë studiuesit në hulumtojnë në këtë fond arkivor!
__________________________
*. Fondi Arkivor i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.
1. Më gjerësisht shih: Drin Aliu “Roli i Medresesë “Alauddin” në procesin edukativo-arsimor në Kosovë mes viteve 1951-1999”, (Prishtinë, 2021).
MSc. Drin Aliu
Dituria Islame 393