Ummu Ruman (r.a.)

 


Ummu Ruman (radijallahu anha) Vjehrra e Resulullahut


Mustafa Erish Ummu Ruman (r.anha)ishte një zonjë ashabe,që kishte nderin të bëhej vjehrra e Resulullahut salallahu alejhi ve sellem…; e ëma e Nënës sonë, hz.Aishes (r.anha)… 
Bashkëshortja e hz. Ebu Bekër Es-sidikut… Një zonjë që pranoi fenë islame në ditët e para të Islamit. Ajo kishte ardhur nga Serati në Mekë. Emri i vërtetë i saj ka qenë Zejneb. Babai i saj quhej Amir ibn Uvejmir. Ajo së pari ishte martuar me Haris el-Esedin. Nga ajo martesë ata patën një fëmijë me emrin Tufejl. Harisi ishte shok i ngushtë i hz.Ebu Bekrit (r.a). Pas vdekjes së tij në Mekë, Ummu Ruman (r.anha) u martua me hz. Ebu Bekrin. Nga kjo nënë linden Abdurrahmani dhe hz.Aisheja. Ummu Ruman qe bërë myslimane në ditët e para të Islamit. Ajo së bashku me bashkëshortin hz.Ebu Bekrin (r.a), rezistuan kundër mundimeve të mushrikëve (politeistëve). I dhanë përkrahje shpirtërore njëri-tjetrit. Ajo bëri durim ndaj të gjitha vështirësive që ndeshi në rrugën e Zotit. Nuk u ankua kurrë për gjendjen e saj. Dielli i Dy Botëve, i Dërguari i Zotit, Ebu Bekrin e pandehte shok të dashur. Për përhapjen e çështjes së Islamit konsultohej me të. Shqetësimeve të myslimanëve mundohej t’u gjente zgjidhje. Përpiqej për të shpëtuar ashabin të cilit i bëhej zullum dhe mundime. Për këtë arsye shpesh vinte në shtëpinë e Ebu Bekrit dhe takohej me të. Ummu Ruman (r.anha) bëhej shumë e lumtur kur Resulullahu e nderonte shtëpinë e saj. I shërbente nga zemra Profetit a.s. Me sjelljet e saja edukuese, mundohej të mos linte mangu respektin ndaj tij. Ditët e para të Islamit kalonin në vështirëri dhe vuajtje. Këto ishin ditët pas vdekjes së Nënës sonë, hz.Hatixhes. Erdhi shpallja se i Dërguari do të martohej me hz.Aishen. Po askujt nuk i tregoi për këtë. Një ditë Dielli i dy Botëve vizitoi këtë familje të lumtur. Në atë çast Ummu Ruman (r.anhas) i tha: ”Aishen ruaje dhe të këshilloj ta trajtosh mirë”. Ummu Ruman ishte një zonjë inteligjente. Supozonte se në këtë këshillimin e Resulullahut (s.a.v.s.) kishte patjetër një arsye të fshehtë, po nuk e kuptoi se ç’ndodhi. Pas kësaj më shumë kujdesej për hz.Aishen. Tregonte më shumë vëmendje. Kujdesej nga afër për arsimin dhe edukimin e saj.Veproi në mënyrën më të përpiktë për ta përgatitur atë si një zonjë. Një ditë Profeti (a.s.) shkoi përsëri tek Ebu Bekri për ta vizituar në shtëpinë e tij. Hz.Aishen e gjeti duke qarë. Pejgamberi i Mëshirës i Dërguari i Allahut iu afrua dhe e pyeti përse qante. Ajo i tregoi se qante për shkak të s’ëmës. Për këtë shkak i Dërguari u kthye nga Ummu Rumman (r.anha) dhe me qortim i tha: ”A nuk të kam thënë ty që të sillesh mirë me Aishen”. E turpëruar, Ummu Ruman (r.anha)e dha fjalën se do të sillej më butë me të. Dielli i dy Botëve, i Dërguari e kuptoi më mirë dashamirësinë dhe përpikërinë ndaj Aishes. 
Iu shtua besimi se vajza e saj në të ardhmen do t’i shërbente shumë Islamit. Atë tashmë e trajtonte si një vajzë të rritur e jo si fëmijë. Pas vdekjes së Nënës sonë hz.Hatixhes, bashkëshortja e Osman ibni Mazunit (r.a) - hz.Havle (r.anha) erdhi tek Resulullahu dhe i propozoi të bënte kurorë me hz.Aishen. Pejgamberi i tha se pajtohej dhe atë e pranoi për shkues. Havle (r.anha) shkoi tek ajo familje e lumtur dhe s’ëmës së hz.Aishes i tha: ”Oj Ummu Ruman! A e di se ç’të ka dhënë ty Allahu nga mirësia e Tij”? Ajo me kuriozitet e pyeti: ”Ç’është ajo”? Havle (r.anha), e emocionuar, i tha: ”Resulullahu (s.a.v.s.) mua më ka dërguar për Aishen shkues”. Ummu Ruman u gëzua shumë për këtë lajm. Por nuk mundi të jepte përgjigje. Tha që pas pak do të vinte Ebu Bekri dhe duhej t’ia propozonte edhe atij.Pas një kohe erdhi Ebu Bekri. Havle (r.anha) myzhden ia dha edhe atij. Ishte nder që t’i bëheshe vjeh ërr Resulullahut (s.a.v.s). Ebu Bekri ishte i vetëdijshëm për këtë, por tha: ”Ajo është vajza e vëllait, a është e përshtatshme? Havle (r.anha), për t’i hequr këtë dyshim, vrapoi tek Resulullahu (s.a.v.s.) dhe ia tregoi gjendjen. I Dërguari i tha: “Shko dhe thuaj atij - Ai është vëllai im nga feja. Vajza e tij është e përshtatshme (e lejuar) për mua. Posa i dërgoi përgjigjen Havle (r.anha), hz.Ebu Bekrit (r.a), ai e pranoi këtë propozim me shumë lumturi. E dinte si nder për vete që me Resulullahun të bëhej farefis nga miqësia. Kështu i Dërguari i Zotit dhe hz. Aisheja u fejuan. Pas kësaj, si një nënë e baba, hz.Ebu Bekri dhe bashkëshortja Ummu Ruman (r.anha) u munduan të silleshin më me kujdes e me përpikëri me bijën e tyre, hz.Aishen. Përpiqeshin ta edukonin në mënyrën më të mirë që të bëhej bashkëshorte e Resulullahut. U kushtuan rëndësi fjalëve dhe sjelljeve të saj. Treguan vëmendje për ta edukuar, në mënyrë që ajo të bëhej punëtore sa më e mirë.Gjatë kësaj kohe i Madhi Allah Resulullahut (s.a.v.s.) dhe Ebu Bekrit u lejoi emigrimin në Medinë. Një karvan i përbërë prej 3 vetash, në mënyrë të fshehtë, dolën nga Meka dhe, pas një udhëtimi të vuajtur, arritën në Medinë. Familjet i lanë në Mekë. Pasi kaluan disa ditë, kërkuan rrugëdalje për të marrë familjet. Për këtë detyrë Resulullahu ngarkoi djalin e adoptuar, Zejd ibn Harithin dhe djalin e Ebu Bekrit, Abdullahun. Organizuan një karvan të vogël dhe përsëri u kthyen në Mekë. Pa humbur kohë, Nëna e myslimanëve, Sevda binti Zema (r.anha), hz. Fatimja, Ummu Ruman dhe hz. Aishja u nisën në drejtim të Medinës. Një çast deveja që bartte hz. Aishen dhe nënën e saj, u bë e egër dhe u bë sikur donte të ikte. Për këtë u brengos shumë Ummu Ruman (r.anha) dhe me mendjen e saj thoshte me vete, po qe se do të ndodhte ndonjë fatkeqësi, si do t’i jepte përgjigje Resulullahut. Vaj halli për bijën time! Vaj halli për lulen time të kuqe! Ajo sikur përpëlitej e sfilitej nga këto mendime. Pas pak kohe Allahu i Lartmadhëruar qetësoi devenë dhe e ktheu prapa. I bashkoi ata në lumturi dhe asnjëherë më nuk u ndodhi një gjë e tillë.Të gjithë anëtarët e familjes arritën në Medinë. 
Ummu Ruman (r.anha), si në Mekë ashtu edhe në Medinë, u bë ndihmësja më e afërt e Ebu Bekrit në çështjen e Islamit.Vajzës që ishte e fejuara e Resulullahut, Aishes mundohej t’ia mësonte dhe ta përgatiste si të përballonte ngarkesën e një foleje. I tregoi se si duhej të sillej ndaj tij. Ia kujtonte se duhej të ishte e sjellshme dhe të shfaqte përpikëri hde respekt. Të gjitha këto ia përsëriste disa herë. Aishen e përgatiti për martesë. Dasma u bë në muajin Shevval dhe kështu Ummu Ruman (r.anha) arriti nderin të bëhejt vjehrra e të Dërguarit të Zotit. Ajo gjithmonë falënderonte Zotin që pati nderin të bëhej vjehrra e Resulullahut; veten e njihte nënën më të lumtur. Por edhe i Dërguari, Dielli i Dy Botëve, e respektonte, shumë të. E respektonte ashtu si një djalë që respekton nënën e tij. Atë po ashtu e nderonte shumë dhe për të thoshte: ”Kush kënaqet duke shikuar njerën prej hyrive të Xhennetit, le të shikojë Ummu Rumanin”. 
Ummu Ruman (r.anha) ishte e dhënë pas adhurimit. Falte shumë namaz. Një ditë, duke falur namaz, kishte bërë pak lëvizje. Hz. Ebu Bekri nuk e gjeti të përshtatshëm namazin e saj dhe, pasi e kreu namazin, transmetoi hadithin e Resulullahut: ”Kur të hyjë ndonjëri prej jush në namaz, të mos lëvizë ndonjë pjesë të trupit të tij. Të mos luhaten si jehydët. Në të vërtetë, të mos kthehemi majtas-djathtas, janë gjërat që plotësojnë namazin”.
Ummu Ruman (r.anha) jetën e kaloi duke iu dorëzuar Allahut dhe të Dërguarit. Në vitin e 6h vdiq në Medinën Munevere. Për varrimin e saj u kujdes vetë Resulullahu. Për të kishte kërkuar falje duke thënë: ”O Zoti im! Nuk është e fshehtë për Ty se ç’kishte ngjarë me Ummu Rumanin në rrugë të Zotit dhe të të Dërguarit”. Amin! 


 


Përktheu nga turqishtja Esma Morina 
Marrë nga revista “ALTINOLUK“ NR.220, qershor 2004
Dituria Islame  206


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme